Mendime
Florim Zeqa: Venezia e tha qartë, respektojeni vendimin e kushtetueses!
E enjte, 07.05.2020, 03:00 PM
Venezia e tha qartë, respektojeni vendimin e kushtetueses!
Shkruan:
Florim Zeqa
Komisioni
i Venecias, i quajtur me emrin qyteti ku mbahet, është një organ këshillues i
Këshillit të Evropës, i cili zyrtarisht mban emrin e "Komisionit Evropian
për Demokraci përmes Ligjit". Ai përfshin subjekte të pavarura nga kombe
të ndryshme, ekspertë të së drejtës kushtetuese.
Kontestimi
i Gjykatës Kushtetuese për jo profesionalizëm dhe anshmëri si dhe kërkesa
drejtuar Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) lidhur me kompetencat
e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit
pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit, janë shprehje e mosbesimit të Albin
Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese institucioneve të shtetit në përgjithësi!
Përgjigja
e Komisionit të Venedikut është e qartë; “Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim
për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e
Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni
i Venedikut rekomandon që të respektohet masa e përkohshme dhe vendimi final i
Gjykatës Kushtetuese".
Me
këtë rast Komisioni i Venedikut e shprehu besimin dhe mbështetjen e plotë për
Gjykatën Kushtetuese dhe profesionalizmin e saj.
Siq
dihet, Komisioni i Venedikut e ka kundërshtuar kërkesën e Qeverisë për
interpretimin e Kushtetutës, pasi e njëjta çështje është në pritje të
interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.
Për
dallim nga Qeveria e shkarkuar e Albin Kurtit, Komisioni i Venedikut e vlerësoi
lartë punën e Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë mbështetje të plotë në marrjen
e vendimeve të pavarura dhe profesionale.
Përderisa
Komisioni i Venedikut dhe ambasadorët e shteteve të "Quintit" i
respektojnë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të ishte paradoksale mos
respektimi i vendimeve të kushtetueses nga cilido subjekt apo lider i yni
partiak!
Përveq
Venecias që a e dha rekomandimin e qartë, së fundi edhe ambasadori i Mbretërisë
së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka sugjeruar, që vendimi i Gjykatës
Kushtetuese duhet të jetë profesional, i pavarur dhe i pandikuar nga subjektet
politike.
Përderisa
"qeveria në ardhje", gjegjësisht shumica parlamentare në Kuvendin e
Kosovës tashmë janë deklaruar pro-pranimit të çfarëdo vendimi të Gjykatës
Kushteuese, pakica parlamentare (VV) apo më mirë me thënë 'qeveria e shkarkuar'
ende nuk është qartësuar, nëse do e pranoj verdiktin e Kushtetutës, përveç
gatishmërisë për të pranuar vetëm opsionin që i konvenon, pra atë të shkuarjes
në zgjedhje!
Sikurse
vendimi i përkohshëm, ashtu edhe ai final mund të jetë i ndikuar vetëm nga
situata epidemiologjike, por jo edhe nga interesat e partive politike, prej
asaj se kush dhe sa do të fitoj nga vendimi i kushtetueses.
Të
gjitha palët janë pajtuar me vendimin e përkohshëm të kushtetueses për të përfituar kohë dhe për të mos
rrezikuar gjendjen shëndetësore të qytetarëve të vendit.
Meqë
është kështu, vetëm Gjykata Kushtetuese e ka të drejtën e konstatimit të
ligjshmërisë së dekretit të Presidentit të Kosovës për mandatarin e ri pas
rrëzimit të 'Qeverisë Kurti'.
Pra,
se a ishte i ligjshëm apo në kundërshtim me Kushtetutën dekretimi i Avdullah
Hotit, do të mësojmë pas verdiktit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Deri
atëherë, liderët e partive politike duhet të tregohen të përmbajtur në
deklaratat publike rreth verdiktit final të kushtetueses.
Vendimi
i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e dekretit të Presidentit ka qetësuar
shpirtrat e trazuar dhe ka ngjallur shpresat për një zgjidhje sa të drejtë, po
aq të arsyeshme, në përputhje me momentumin politik dhe epidemiologjik nëpër të
cilin po kalojmë si shtet dhe si shoqëri njerëzore.