Kerko: a
Nikë Gashaj: Kosova dhe kriza politike
E marte, 05.05.2020, 03:15 PM
KOSOVA DHE KRIZA POLITIKE
Nga
Nikë Gashaj
Në
botën bashkëkohore demokratike nuk është prit mirë rrëzimi i qeverisë së
Kurtit, pas 50 ditëve të punës së saj, përpa argumentim të bindshëm dhe në
veçanti, në një kohë të përhapjes intensive të
një epidemie të rrezikshme të coronavirusi Covid – 19, në tërë botë, si dhe në Kosovë. Po ashtu LDK-së
dhe partitë opozitare nuk përfillën as rekomandimet dhe kërkesat e shtetëve
mike e të fuqishme evropiane, sikurse janë: Gjermania dhe Franca, etj. për ta tërheq mocionin për rrëzimin e
qeverisë, Kurti.
Gjithashtu,
politikanët në Kosovë nuk përfillën as sugjerimet e një numri të konsiderueshëm
të europarlamentarve, intelektualëve të njohur nga vende të ndryshme të botës,
si të intelekualëve shqiptarë nga mbarë kapësira shqiptare, për ta lënë rahat
qeverinë e Kurtit të funkësionoj deri në zgjedhjet e reja të parakohëshme
parlamentare.
Mirëpo,
pas rrëzimit të qeverisë, LDK-së dhe partitë opozitare nuk dakordohen për
mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohëshme parlamentare në Kosovë, kur të
krijohen kushtet, pas tejkalimit të pandemisë. Përkundrazi, ato formuan
koalicionin e veçantë me Listën Serbe, për të formuar qeverinë e re, përpa
zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këto parti politike u muar vesh presidenti
i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili me 30 prill 2020, dekretoi si
kandidat për kryeministër të qeverisë së re Avdullah Hotin, nga LDK-ja, partia
e dytë parlamentare. Presidenti Hashim Thaçi, dekretin e bëri një dit para
pushimeve të parit maj, meqenëse Gjykata
Kushtetuese e Kosovës, e cila duhej ta vlerësonte dekretin, supozohej se ka me
qenë në pushim. Lëvizja Vetëvendosje menjëherë e ka derguar në Gjykatën
Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi që kandidatin e LDK-së Avdullah Hotin
e mandaton për kryeministër. Ajo ka kërkuar që Gjykata ta pezulloj dekretin,
deri në vlerësimin e kushtutshmërisë së tij. Mirëpo, në anën tjetër,
LDK-së, sipas njohjeve të saja të”
larta” juridiko- politike” e vlerësoi, se s’ka arsye për pezullimin e dekretit
të Thaçit, dhe përpa prit vlersimin e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës në lidhje
me këtë çështje, të njëjtën dit që Thaçi e shpalli dekretin, ajo e ka dorëzuar
në Kuvend të Kosovës kërkesën që më 2 maj(pra ditë e pushimit shtetëror) të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
të Kosovës për votimin e qeverisë se re, sepse
me Listën serbe (Listën e Vuçiqit) dhe me një Listë tjetër shqipfolëse,
që në opinion konsiderohet si pro ruse/serbe, e ka sigurua shumicën
parlamentare. Andaj, aty shihet serioziteti dhe qëllimi i kësaj partie politike për “mbrojtjen” e
interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës. Mirëpo, për fat të mirë të
Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e shfrytzoj pushimin, por këtë lëndë
e trajtojë me urgjencë dhe prioritet, si dhe e
muar vendimin për caktimin e masës së përkohëshme deri te vendimi
përfundimtar, më 29 maj 2020.
Duhet
përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e dekretit
të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Gjithashtu, duhet të besohet se
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përsëri në mënyrë të pavarur, objektive dhe pa
frikë, do të marrë dhe vendimin definitiv kushtetues në lidhje me lëndën në
fjalë, meqenëse kjo çështje është me rëndësi
qënsore për zhvillimin e demokracisë dhe kushtetutshmerisë të shtetitit
të Kosovës. Prandaj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka një përgjegjësi të madhe
historike për kontributin e zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale të vendit, si dhe për
ndalimin e destabilizimit të Kosovës, e që është qëllim i armiqëve të saj. Ajo
për më tëpër, vjen në shprehje, kur dihet se Kosova është shtet i ri, dhe në
veçanti është nën mbikqyrje të faktorëve ndërkombëtar, se sa ajo, ka kapacitete
demokratike e profesionale, si dhe kulturë politike dhe juridike për të
funksionuar si shtet demokratik dhe juridik në pajtim me standardet
ndërkombëtare.
(Autori është politolog)