Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Ne nuk mund të shuajmë një zjarr me sy të lidhur
E shtune, 21.03.2020, 05:05 PM
Ne nuk mund të shuajmë një zjarr me sy të lidhur
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Pandemia e këtij viti Covid-19 kërkon që sa më shumë njerëz të
mbyllin gojën.
Rreth pyetjeve që kërkojnë një kompetencë për t'u
përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë, që ne pa njohuri (pasqyrim) për
çështjen, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogël.
***
Shumica e krizave kanë prekur pak njerëz, por meriton që
të gjithë të kujdesen dhe të ngrenë zërin. Jo kjo e tanishmja.
Ne jemi shumë të cilët jemi shumë të sëmurë dhe shumë të
shëndetshëm për t'u testuar ose trajtuar. Edhe më shumë kemi frikë nga përhapja
e infeksionit. Të gjithë kemi dikë për të cilin jemi shumë të shqetësuar.
Problemi është se virusi është krejt i ri. Askush nuk e
di saktësisht se si sillet dhe çfarë e shkatërron atë.
Pyetjet në të cilat mbështetemi për përgjigje të mira
janë të shumta. Por kemi të bëjmë me një virus të ri, të cilin askush nuk e
njeh plotësisht. Disa nga ne, nga ana tjetër, kanë kushte më të mira për të
gjetur përgjigje.
Ne i njohim më të kualifikuarit dhe duhet t'u japim atyre
hapësirën që u duhet. Shoqëria duhet t`ua lehtësoj punën atyre që kanë
ekspertizën më të rëndësishme. Është e natyrshme që studiuesit, mjekët,
kapacitetet tona kryesore për sigurimin shëndetësor-shoqëror dhe gatishmërinë,
kanë metoda të ndryshme në proces.
Se ata që, të porositur nga ne dhe në
emrin tonë, punojnë për të gjetur zgjidhje, nuk janë dakord gjatë rrugës.
Atëherë, pikëpamjet dhe konsideratat e ndryshme duhet të
peshohen kundër njëra-tjetrës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat në
çdo kohë për ne mund të jenë më të qëndrueshme. Ne të tjerët duhet të tregojmë
besim.
Jo, nuk dua të them se ty dhe unë duhet të heshtim. Në
një krizë ku izolimi është përshkruar ilaç, ne si shoqëri duhet të mbajmë
kontaktet, të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin.
Ne duhet të përdorim burimet që kemi për të shkëmbyer (të
ndajmë) shqetësime, ngushëllime, të mendojmë së bashku dhe të shohim përpara.
Biseda publike është e rëndësishme tani. Por rreth pyetjeve që kërkojnë një
kompetencë për t'u përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë që ne pa njohuri
për Koronën, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogla.
Kjo nuk është koha për përralla,
shikime dhe supozime të pakualifikuara.
Llogoret e qitjes dhe shkronjat e mëdha në gazeta nuk do
të na shpëtojnë tani. Rrugëtreguesit tanë kanë nevojë për qetësi në punë dhe
mesazhi i tyre nuk duhet të mbytet në zhurmë.
Por kur edhe ekspertët pranojnë se parashikimet dhe
zgjidhjet e tyre janë larg garancive, është e pamundur për ne të tjerët të
përfundojmë. Siguria e zhdrejtë (e plotë) është një privilegj që askush prej
nesh nuk e ka.
Që nga fillimi i pandemisë, megjithatë, gjykimi i
ekspertëve të vetë-emëruar, shakaxhinjve në mediat sociale shqipfolëse ishte i
qartë. Propaganda e jo seriozitetit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse apo
histerisë që duhej të ishte censuruar, ishte përfundimi i shumë “ekspertëve”.
Lista e atyre “ekspertëve të përditshëm në ekranet
televizive apo gazeta të varura, që pretendojnë se bazohen në njohuritë e
patjetërsueshme, për të cilat ne tjerët jemi të etur, është e gjatë, dhe bën që
kundërshtimet e pak atyre me kompetencë dhe përvojë përkatëse të mbyten, para
se të arrijnë në veshët e publikut.
Ndryshe, media sociale e pavarur
është, në të dy kohërat e mira dhe të këqija, një zgjatje e jetës.
Në këto kohë izolimi, ato shërbejnë si vendi ynë i vetëm
i mbledhjeve, një shesh ku jemi takuar për të biseduar me njëri-tjetrin. Tani
jemi në një situatë kur nuk e dimë se në cilën mënyrë të vazhdojmë.
Si mund ta
gjejmë rrugën e drejtë nëpër të cilën do të kthehemi në shtëpi në mënyrë të
sigurt? Ne varemi nga marrja e informacionit të përditësuar për krizën në çdo
kohë.
Shpresa është se
ata me dukshmëri më të mirë do t'i tregojnë rrugët. Por fakti është se ky virus
është ende mjaft i ri. Prandaj nuk dimë asgjë për pasojat afatgjate.
Një person duhet të shpresojë vetëm për më të mirën, të përgatitet për më
të keqen dhe të bëjë çmos për të shmangur përhapjen e infeksionit.
Kjo e fundit
është e rëndësishme pavarësisht nëse virusi është më i padëmshëm për njerëzit e
zakonshëm, pikërisht për hir të të moshuarve dhe të dobëtëve.
Ekspertët
tregojnë se është e saktë që të moshuarit preken shumë më fortë. Në të njëjtën
kohë, të rinjtë sëmuren rëndë nga korona-virusi.
Thuhet se cilësia e një kombi demonstrohet përmes mënyrës sesi kombi i
trajton të moshuarit e vet.
Autoritetet
shtetërore-shëndetësore duhet të informojnë me ndershmëri dhe hapur për
skenarin më të keq të mundshëm në një pandemi korona. Nëse jo, njerëzit nuk i
marrin paralajmërimet aq seriozisht. Autoritetet shëndetësore nuk duhet të
fshehin fakte nga frika e panikut në popullatë. Pra duhet të tregojnë të
vërtetën e pakëndshme në lidhje me pasojat e mundshme të kësaj epidemie.
***
Ne duhet të
qëndrojmë së bashku si një shoqëri për të kufizuar infeksionin. Merrni
përgjegjësi, si individë dhe në nivelin drejtues.
Ajo që ne dimë
me siguri është se kjo krizë, qoftë ajo stuhi e përsosur apo rrugë më e keqe e
një cunami akoma më të keq - ka zbuluar se sa e rrezikuar është shoqëria jonë.
Ne ende mund të ndryshojmë zhvillimet e kësaj pandemie. Por atëherë duhet
të merremi me zhdukjen e paralizës së veprimit.
Paniku është i
lehtë dhe bëhesh edhe më egoist sesa ishit më përpara kur ndodhin gjëra të
tilla. Por unë shpresoj se ka akoma diçka të jashtëzakonshme në gjenet dhe
kulturën tonë të lashtë pellazge/ilire/shqiptare. Ne jemi të aftë për
solidaritet dhe unitet dhe të ngrihemi kur të jetë e nevojshme. Kjo është një
situatë e tillë. Tani në fakt duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin; vëllezër dhe motra
jemi, kudo që gjendemi. Dhe, ata prej jush që kanë aftësi drejtuese duhet të
shkojnë përpara dhe ta tregojnë atë në praktikë.
Realiteti është
se ky virus në rastin më të mirë mund të zhduket nga moti i ngrohtë, domethënë,
gjatë verës. Por nuk mund të merret si e mirëqenë në asnjë mënyrë, dhe në këtë
rast ka shumë të ngjarë të përhapet përsëri në vjeshtë. Dhe ne po flasim për
një virus shumë ngjitës.
Të gjithë tani kanë një përgjegjësi të kufizojnë
infeksionin. Më në fund një vendim i domosdoshëm, kontrollimi (mbyllja) e
kufirit, mbyllja e shkollave dhe kopshtit të fëmijëve, e qendrave tregtare,
çajtoreve, kafeneve, “shtëpive publike” etj përveç dyqaneve ushqimore dhe
barnatoreve. Unë shpresoj se nuk ka aq budallenj në shoqërinë tonë dhe të
gjithë duhet të mbështesin një vendim të tillë, dhe të kuptojnë se interesi për
të shpëtuar jetë është më i rëndësishëm se qejfi për t`u sjellë kot rrugëve dhe
ekonomia. Fëmijët gjithashtu do të ndihmojnë për të zvogëluar infeksionin! Në
fund të fundit, është shumë e rëndësishme të kufizohet infeksioni në mënyrë që
spitalet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore nën okupimin
sllavo-ortodoks, të trajtojnë numrin e pacientëve që do të kenë nevojë për
ndihmë në frymëmarrje, dhe shumë mjekë kanë qenë jashtë në media dhe thanë që
kjo është absolutisht e nevojshme me masa të forta, tani.
Shpresoj se
gaboj, por mungesa e shtretërve dhe mungesa e pajisjeve adekuate në lidhje me
numrin e të sëmurëve që kanë nevojë për të njëjtën kohë do të rrisin në mënyrë
dramatike vdekshmërinë e covid-19, gripin dhe dëmtimet kritike. Atëherë nuk ka
rëndësi nëse ka më pak apo më shumë mjekë-infermierë.
Ne do të jemi në gjendje ta mposhtim këtë virus vetëm nëse qëndrojmë së
bashku, dhe jo kundër njëri-tjetrit. Pra, le të veprojmë tani menjëherë.
Është tepër vonë për ta mbyllur derën e stallës kur kuajt kanë ikur.