Kerko: a
Gjon Keka: Virusi - ndryshimi i rendit botëror dhe shkatërrimi i traditave e zakoneve
E marte, 17.03.2020, 04:27 PM
Virusi - ndryshimi i rendit botëror dhe shkatërrimi i traditave e zakoneve
Nga
Gjon Keka
Pasojat
që po sjell virusi të cilit nuk i dihet dora që shpërndau, tregon se sa të
papërgatitur jemi ndaj ndonjë rreziku edhe më të madhë se viruset,pra nga
ndonjë apokalips dhe ndryshim horizontal të botës.
Megjithkëtë
virusi do të lë pasoja ,ose më mirë të themë do të shkatërroj traditat dhe
zakonet e disa popujve ,tradita e zakone këto të rrënjosura thellë tek secili.
P.sh.
,te gjermanët do të humb tradita e mbajtjes se party-ve apo festave
tradicionale të Birrës.
Te
francëzët do të humb përshendetja me puthje si traditë e tyre e rrënjosur
thellë tek ta.
Te
Italianët do të humb dalja në festa, me familje ,më shoqëri, ngrënja së bashku,
ndarja e bukës sëbashku, gota e verës
etj etj.
Te
austriakët do të humb dalja me familje në restauranet tradicionale ,turizmi në
alpe,në skijime dhe në festa tradicionale këtu.
Tek
ne në Kosovë e Shqipëri do të humb tradita e ngritjes nga një gotë raki, e
qajave të zi(qajrusi),kafes,e shoqërisë së bashku në ndeja e familjare, në
dasma e restaurante,gazmende tjera ,pra më sakëtësisht ndajres në mes vetë
familjeve që tek shqiptarët është traditë e qëndrimit bashkë.
Poashtu
edhe tek vendet tjera do të ketë pasoja e që këto nuk janë asgjë tjetër pos
pasoja që do të prekin ekonominë dhe traditat e tyre dhe vetë njerëzimin.
Sidoqoftë
Virusi i quajtur“ corona virus“ duket si një mjetë i luftës për monopolizimin e
opinionit publik. Dhe pas kësaj do të shohim se si ndryshojë rendi botëror.