Mendime
Sali Bollati: Leter Presidentit N.Sarkozy
E shtune, 18.10.2008, 07:48 PM
New York, 30 shtator 2008.
Shkelqesise se Tij Z. Nikolas Sarkozy
President i Republikes Franceze
Shume i nderuar Z, President
Me pershendetjet me te sinqerta per veprimtarine tuaj aqe demokratike europiane dhe me gjere, po ju drejtohemi ne 25 shqiptare te lindur shtetas greke ne krahinen shqiptare te Camerise martire qe sot jetojme e punojme ne SHBA.
Z. President, Cameria (sot Thesprotia ne VP te Greqise), eshte nji nga krahinat me vitale shqiptare Dialekti shqip I camerishtes eshte me I vjetri ne gjuhen shqipe( ne kete dialect Dhespoti I Camerise detyrohet te perktheje Dhjaten e Re me 1877, se besimtaret e krishtere nuk e kuptonin meshen ne gjuhen greke), dhe jo per cudi edhe mbas mbi 500 vjeteve flitet ende sot nga pasardhesit tone edhe ne Kalabri te Italise.
Ne saje te protestave e kembenguljes se popullesise se vendit, Kongresi I Berlinit me 1879, anulloi vendimin e tij te meparshem, duke mos e shkeputur nga trungu shqiptar, deri me Gjirin e Ambrakise ( Arta e sotme). Per kete veper atdhetare u emerua Cami nga Lopesi, Abedin Pasha Dino-Minister I Jashem I Perandorise Osmane
Por me 1913, pavaresisht luftes se popullesise came; ne baze te vendimeve te Konferences se Ambasadoreve ne Londer, padrejtesisht, kjo krahine shqiptare ju aneksua Greqise.
Ne kundershtim me premtimet per respektimin e te drejtave te kesaj popullate shqiptare administrata greke filloi reprezaliet, diskriminimin, ndalimin e gjuhes shqipe dhe konfiskimin e pasurive te shqiptareve te Camerise. Me 1925 ne saj te rezistences se kesaj popullesie te mbeshtetur edhe nga qeveria shqiptare e asaj kohe prane Lidhjes se Kombeve , u ndalua debimi si shkembim me greket e debuar nga Turqia.
Megjitheate mohimi i te drejtave elementare si konfiskimi I pronave ,mos hapja e shkollave ne gjuhen amtare, reprezaliet, burgosjet dhe diskriminimi total nuk u nderprene asnjehere.
Djemeve came kur theriteshin ne ushtri nuk u jepeshin arme,, por vetem kazma e lopata per te punuar. Per me teper, ne prag te luftes Italo-Greke, u internuan te gjithe meshkujt mbi 13 vjecare ne ishujt e Egjeut. Atje nga keqetrajtimi vdiqen disa qindra prej tyre.
Ndersa me 1944-45, mbas masakrave cnjerezore e vrasjeve te me se 2900 njerezve te pafajshem kryesisht gra, fremije e pleq u perzume me dhune per ne Shqiperi mbi 30.000 came qe jetonim ne trojet tona etnike prej mijera vjetesh.
Sot vetem ne Shqiperi jetojne mbi 200.000 shqiptare te ardhur ose me prejardhje nga Cameria.
Shkelqesia e Juaj,
Me keqeardhje ju themi se ne nje kohe qe vellezerit e nje gjaku, na priten krahe hapur e me shume dashuri; pavaresisht se te shkateruar e te varferuar nga lufta ( ndihme te cmueshme na u dha edhe nga Misioni I UNRA-s), qeveria komuniste e E.Hoxhes
me 1949, internoi 900 burra came sepse keta refuzuan te beheshin mish per top qe simbas kerkeses se Partise Komuniste Greke, te luftonin ne Greqi kunder qeverise se ligjeshme greke.
Keshtu qe diskriminimi I jone,megjithese te kombesise shqiptare, vazhdoi edhe ne Atdheun nene. Dhe kulmi I ketij diskriminimi ndodhi me 1953. Qeveria komunste e komanduar mga E.Hoxha na imponoi, te gjithe refugjateve came, shtetesine shqiptare ne bllok?! Ata qe refuzuan u burgosen dhe u internuan. Ky veprim anti ligjor, I pa pare ndonjehere. u be per te vetmen aresye qe ajo klike komuniste antishqiptare, te siguronte pushtetin, pa krijuar telashe me qeverine greke.
Dhe cudia e mohimit dhe diskriminimit tone nuk mbaroi, vazhdoi edhe me vone. Mbas vendosjes se maredhanieve diplomatike ne 1971; ambasadori shqiptar ne Athine, informon ministrine e jashtme shqiptare se gjate vizites ne Gumenice,kryeqendren e Camerise (Thesprotise) ,Kryetari I Bashkise I flet shqip, duke pohuar se ka mbi 40 fshahtra ne kete krahine qe flasin shqip. Bile shume prej tyre, kryesisht pleq, nuk dine greqisht!!
Keto informacione kuptimplote,i behen te njohura publikut te gjere,vetem me 2002!!
Diskriminimi ndaj popullesise came , vazhdon edhe sot. Qeveria greke, nepermjet Ambasades se saj ne Tirane, vjet u refuzoi vizat e hyrjes 26 cameve me banim ne Shqiperi me areyen e mosaresyes se kane lindur ne Greqi. Ata faktikisht kerkonin te vizitonin vatrat ku kishin lindur dhe te vendosnin nje tufe me lule ne vendet ku kane qene varrezat e te pareve te tyre..
Aqe me teper, si mund te pretendosh per respektimin e te drejtave njerezore, vecanerisht per te drejten e prones, kur nuk te jepet e drejta per te hyre legalisht ne Greqi?!
Shkelqesi,
Po ju drejtohemi juve si president I Frances si edhe vendit qe mban Presidencen e rradhes ne BE-simbol I demokracise dhe mbrojtjes se te drejtave njerezore per te gjithe banoret e atij Unioni Shumekombesh, I cili eshte misherim I qyteterimit me te larte dhe traditave demokratike te gjithe vendeve qe perfshihen ne te.
Po ju drejtohemi Juve Shkelqesi, nje dashamiresi dhe miku te SHBA, shtet ku ne jetojme, shtet ashtu si Franca, kane hapur krahet per mijera emigrante shqiptare, te vuajtur nga rregjimi komunist antinjerezor, te punojme dhe te gjejme e te respektojme vehten tone.
Po ju drejtohemi Juve Shkelqesi si Kryetar I nje vendi Europian hartues dhe respektues I nje afrimi demokratik te gjithe vendeve te Mesdheut, per nje te ardhme paqesore dhe vellazerore midis popujve dhe racave te ndryshme njerezore; qe me kulturen demokratike europiane te frymezuar dhe realizuar nga I Madhi De Gol, te nderhyni qe Ceshtja Came, si problem I te drejtave te njeriut ( vec te tjerave, njohur edhe nga Keshilli I Europes), te marri zgjidhjen e duhur.
Neve nuk kerkojme ndryshimin e kufijeve, por kerkojme te njihen te drejtat tona;
- denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj shqiptareve te Camerise;
- njohjen e te drejtave si shtetesine, gjuhen, pronen, traditave dhe kulturen;
- kompensimin prej mbi 60 vjecare te cfrytezimit te padrejte te shtepijave, pronave dhe pasurive te tjera nga pronaret e paligjeshem
Shkelqesi, kemi besim te plote se vetem me mirekuptimin dhe demokracine europiane dhe Tuajen ne vecanti do te mundet ai mentalitet ballkanik I urretjes dhe mosrespektimit te njeri tjetrit. Ballkani nuk duhet te quhet me “fuci baruti”, por pjese e Europes se Bashkuar Demokratike.
Me shume respekt:
-Kadrije Pronjo lindur Paramithi me 1920, banon NY
- Safet Rojba Margellic 1927 Cikago
Rasim Bebo Konispol 1927 Cikago
Eqrem Beqiri Vrohona 1932 Filadelfia
-Rexhep Llaias Filat 1927 Jaksonville
- Mehmet Zenelaj Pica 1934 Boston,
Tahir Tare Paramithi 1935 Detroit
Latif Zenelaj Picar 1936 Boston
Beqir Bako Paramithi 1935 Boston
-Habibe Beqiri Mazreke 1936 Filadelfia,
Rahmi Telushi Varfanje 1936 Filadelfia
-Fadil Delli Margellic 1936 Filadelfia,
Sali Bollati Paramithi 1937 NY,
-Abedin Teme Mazreke 1937 Filadelfia,
-Nijazi Teme Mazreke 1938 Filadelfia
-Hetem Baki Paramith 1938 Boston
-Qerime Hyseni Paramithi 1940 Jaksonville
Nurije Teme Skopjan 1940 Filadelfia
Hajrije Xhemali Arpice 1940 Filadelfia,
Hava Zenelaj Gllobocar 1940 Boston
Aferdita Llaias Konispol 1940 Jaksonville
Hane Hima Kalibaq 1941 Boston,
Rafete Bako Paramithi 1941 Boston,
Nurije Zenelaj Grikohor 1941 Boston,
-Afete Xhemali Arpice 1941 Florida
Bule Bollati Paramithi 1944 NY 17184470436
Coordinator
Sali Bollati
Aktivist per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut
Adresa
Sali Bollati
48 Mc Farland Avenue, Staten Island, NY 10305.
Tel. 1718 447 0436; e-mail; s__bollati @yahoo.com