Kerko: a
Vlash Droboniku: Shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia, pergamen historie
E diele, 08.03.2020, 01:00 PM
SHKRIMTARI PIERRE-PANDELI SIMSIA, PERGAMEN HISTORIE
(Pasi
përfundova së lexuari librin "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT
NJERËZOR)
Nga
Vlash Droboniku
*
* *
"...
Historia është vazhdimësi e një rruge pergameni si pjesë e jetës pambarimisht
dhe, i talentuar shkrimtar Pierre Simsia, mes këtij libri, është vetë një
pergameni historie..."
*
* *
Libri
"MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR" (Esse, shkrime,
kujtime, komente të ndrshme) i shkrimtarit tashmë të mirënjohur Pierre-Pandeli
Simsia, të cilin sapo e përfundova së lexuari, është një libër në vazhdimësinë
e librave të tij të botuar, është shkruajtur me shpirt të ndjeshëm.
Gërmat
e shkruar në libër janë lot gëzimi, lot të trishta, që mbushin faqet e librit .
Dhe,
nga ato lot, rrëshqasin si shiu i një vjeshte të artë edhe lotët e mi nga
emocionet që të dhuron ai libër pasi e ke përfunduar së lexuari.
Nëpërmjet
këtij shkrimi, mes mendimeve dhe komenteve të mija, i drejtohem autorit Simsia,
e ndjej ti them se, është nga më të veçantët miqtë e mi, pavarësisht se sa herë
jemi takuar bashkë nga afër.
Nëpër
vite, nëpër kohëra, si bashkqytetarë që jemi nga Berati ynë i lavdishëm, kemi
ndjerë se, e mendojmë përherë njëri tjetrin .
Që
nga titulli i librit "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT
NJERËZOR", shkrimtari Simsia merr përsipër edhe jetën e të tjerëve, jo
thjesht si një biografi, por si momente që një të shkuar të largët e sjell në
kohën e tanishme: Takimet nga afër, kujtimet dhe mbresat e shkëlqyera të
autorit, vlerësimet e tij me artistët, kolosët tanë, Abdulla Grimci, Rozmari
Jorganxhi, Pjetër Gaci, Robert Radoja, Murat Gecaj, Alida Hisku, Lindita
Theodhori, bashkëshortët Rakipe Karaj dhe Ylli Kalaja, Çlirim Hoxha, Sokolin
Asllani, Elida Korreshi, Luljeta Përbasha... e deri tek artistët kolosa të
Beratit: Asqeri Kadëna, Fatbardh Dervishi, Altin Metohu..., autori Pierre-
Pandeli Simsia, na i sjell mjeshtërisht në libër, ku, sigurisht lexuesi
emocionohet nga larmia e atyre çfarë lexon.
Aq
i vëmendshëm shpirtëror dhe sens intelekti e mjeshterie, çdo gjë e shkruar në
libër mjeshtërisht nga Simsia, e sjell lexuesin fuqishëm dhe magjishëm si
rrëfenja të moçme dhe harron se je duke lexuar një libër të shkruar mjeshtërisht
me një gjuhë letrare të pastër e të rrjedhshme.
Por,
ndjen edhe zëra dhe tinguj, ashtu siç rallë na ka ndodhur të dëgjojmë zëra e të
shohim si aluçinacion fytyrat e tyre fluturues në botën tjetër.
Po
aq fuqishëm rrëfenjat në libër marin formë legjende si në një buzë lumi prag
ure e bën kalaja madhështore historike shekullore ku jeta jonë kaloi atje, në
Beratin tonë të magjishëm.
Duke
lexuar librin "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR",
këtu në shtëpinë time të ngrohtë edhe pse jashtë moti është i ftohtë, unë po
kaloj orë të bukura pune, sot jam me shkrimtarin Simsia, bashkqytetarin tim të
nderuar, po flasim për Beratin, po i tregojmë njëri tjetrit kujtime të
paharuara, po tregojmë si lind Dielli mbi Malin Tomorr, ajo bukuri mahnitëse,
lagjet muzeale, karakteristike të Beratit që puthin ato rreze të arta; po
shohim në imagjinatën tonë se si vallëzon kalaja princeshë mesjetare, lagjet
Gorrica, Mangalemi, Vakëfi me këngët qytetare dhe, më pas bredhim gjithë
rrugicave të shtruara me kalldrëm, ndërkohë me një instrument muzikor, ju i
nderuar artist Pierre Simsia, meqenëse keni studiuar edhe për trompë,
interpretoni këngët e bukura dhe të mirënjohura: "Kur hyj në Mangalem, në
zemër më pikon..." Dhe unë, ilustroj këngët tona aq shumë të larmishme me
penelin tim...
Lart,
në parajsën qiellore, ndihet një zë! Ai është Rolandi që fillon edhe ai na
shoqëron me tingujt e klarinetës së tij, instrumentin muzikor aq shumë të
dashur që kurrë nuk e ndau nga vetja, nga buzët e tij deri në ditën e fundit të
jetës së tij kur u largua në moshë të re.
Dhe,
si për çudi në këtë ditë me diell fillojnë pika loti shiu; ato kuqëlojnë nga
rrezet e kuqeremta kur dielli shkon të ulet e të "flejë" mbi Malin
Shpirag...
Mbrëmja
vjen dhe Berati me lagjet e tij kthehet në magjinë e bukurisë ...
Si
një zog fluturues që sheh kufij ku fluturojnë kujtime miqsh të atdheut dhe
kontinenteve deri këtu në Amerikën e bekuar ku ne lumturisht, mijera shqiptarë
jemi qytetarë të saj duke dhënë kontributin tonë në sfera të ndryshme të jetës.
S'di
se si ta falenderoj shkrimtarin, bashkqytetarin e nderuar, i respektuari Pierre
Simsia, të gjej më të madhërishmen fjalë, sepse ai meriton shumë, shumë, ashtu
si në ato moshat tona kur ne dëgjonim aromë temjani që vezullonte ndër të
magjishmet afreske të Onufrit.
Historia
është vazhdimësi e një rruge pergameni si pjesë e jetës pambarimisht, dhe ju, i
nderuar, i talentuar shkrimtar Simsia, mes këtij libri, jeni vetë një pergameni
historie...