Kerko: a
Fazli Maloku: Pro Albinit "antiamerikan"!!!
E diele, 08.03.2020, 02:05 PM
Pro Albinit "antiamerikan"!!!
Nga
Fazli Maloku
Këto
ditë një pjesë e mirë e shqiptarëve në Kosovë jetojnë me "ethe", jo
nga frika se po infektohen nga "koronavirusi", por nga frika e një
virusi tjetër "Grenellovirusi"! A është kjo frikë vërtetë e arsyeshme?
Ky diplomat kauboj amerikan, i dëerguari i posaçëm i presidentit Trump për të
ndërmjetësuar mes Prishtinës e Beogradit, në vizitën e tij të fundit pati takim
po thuaj me të gjithë drejtuesit e shtetit, por edhe me drejtues të partive
politike me pak përjashtime, la një përshtypje paksa të veçantë; energjik, i
frkshëm, elastik në paraqitje, derisa Albin Kurtit iu kërcënua për ta hequr
taksën menjëherë dhe pa kushte! Isa Mustafës i bëri lajka, si dashamirës dhe i
përkëdheluri i Amerikës! Qëllimi dihet, ta ndërsej kundër Kurtit ose po të jetë
nevoja të tërhiqet nga koalicioni qeveritar, pra nëse nuk dorëzohet Kurti.
Ndërsa liderin e partisë më të madhe PD të Kosovës, z. Veseli nuk e takoi fare!
Këtu edhe filloi sherri.
Si
mund të kuptohet kjo mënyrë e paraqitjes së një diplomati të lartë amerikanë me
drejtuesit e një shteti, aleati më besnik që mund ta ket Amerika?!
Po
cilat janë vërtet kërkesat e Grenellit për kryeministrin e Republikës së
Kosovës, z. Kurti? Të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë, menjëherë, pa kushte dhe
pa kompromis! Edhe pse në projektin e qeverisë parashikohet heqja graduale e
taksës, duke e zavendësuar me parimin e reciprocitetit. Ky sinjal i vullnetit
të mirë i qeverisë Kurti do të ishte e natyrshme ti përgjigjet edhe Beogradi,
por kjo nuk ndodhi. Grenell nuk reagon fare kur Daçiq me pompozitet lajmëron
lobimin e tij të sukseshëm për para botës, tërheqjen e njohjes së shtetit të
Kosovës nga Sierra Leone! Me këtë ai tregon qartë se nuk i trajton palët si të
barabarta, ndërsa kritikon Kryeministrin Kurti, përse ky e vonon tërheqjen
sipas planit qeveritar. Grenellit nuk i bën fare përshtypje as qeverisja e re e
Kosovës me Kryeministrin Kurti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani me të tjerët,
të cilët me projektin qeveritar dëshirojnë dhe veprojnë që Kosovës t'ia kthejnë
dinjitetin bile edhe qytetarëve të saj, të krojojnë një shtet ligjor me
llogaridhënje që nga kryetari i shtetit, të luftohet krimi i organizuar i cili
lulëzoi që 20 vite, të bëhet jeta më e mirë dhe më e sigurtë për të gjithë qytetarët
e Republikës së Kosovës...Grenelli duhet ta kuptojë se, Kryeministri Kurti dhe
Qeveria e tij, janë shpresa e vetme e qytetarëve për të bërë ndryshime
thelbësore nga të gjitha qeveritë e mëparme, për këtë kanë obligim nga vota e
qytetarëve e 6 tetorit 2019. Bashkëpunimi i nivelit të lartë dhe i përgjegjshëm
mes Kryeministrit Kurti dhe Kryekuvendares, Vjosa, jep shpresa se ndryshimi do
të vijë. Albin Kurtit i bëhet kjo trysni
që të shëndërroj votën transformuese të 6 tetorit, në një fasadë të rreme për
të përmbyllur planet që Hashim Thaçi dhe Vuçiqi po i thurin prej më shumë se dy
vitesh. Qëllimi parësor i këtij diplomati kauboj e agresiv, është që sa më
shpejtë që është e mundur, të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes
Prishtinës e Beogradit, kuptohet vetëm përmes Thaçit e Vuçiqit, pavarësisht se
kush do humb e kush fiton, dëshmi për këtë është ftesa e fundit që ju servuan
në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë. Me një marrëveshje të përfunduar, Grenell do
ti dorëzonte si dhuratë presidentit Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale
në Amerikë. Kjo marrëveshje do të ishte tepër e rëndësishme edhe për dy
presidentët Thaçi e Vuçiq, të cilëve po iu skadon mandati. Se çfarë përmbajtje
do të ket marrëveshja e ardhme askush nuk e di! E gjithë puna rreth marrëveshjes
duhet të kryhet vetëm me Hashim Thaçin, i cili ka dëshmuar në të kaluaren
se, për ruajtjen e pushtetit të tij,
është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje në dëm të Kosovës; Marrëveshja e
"Zajednicës" dhe ajo e "Demarkacionit", duke i anashkaluar
të gjitha organet e shtetit!
Sjellja
arrogante dhe kaubojiste e diplomatit Grenell ndaj qeverisë Kurti, është fryrë
aq shumë nga kundërshtarët politikë të Kurtit, nga ata që e kriminalizuan
Kosovën, e plaçkitën, e dhunuan, e përbaltën duke ia humbur dinjitetin edhe
qytetarit edhe shtetit, nga ata që sovrani popull me votën e tij të 6 tetorit
2019-të ua mori pushtetin, me një fjalë i rrëzoi për dhe, me propogandën e tyre
mediatike krijuan panik të një pjesë e qytetarëve se, Albin Kurti po na ndanë
nga Amerika, dhe po rrezikon gjithçka që është arritur gjerë tani, bile po na
rrezikon deri në atë shkallë sa Amerika do ti tërheq forcat ushtarake nga
Bonstilli, do të na ndërpres çdo ndihmë ekonomike, politike e ushtarake...Bile
nxorën parullën tepër bajate ; kush është pro Albinit, është
"Antiamerikan".
Rreziku
i raporteve me Amerikën nuk është diplomati Grenell e as Qeveria Kurti. Është
krejtësisht e kundërta. Qeveria Amerikane tek Qeveria Kurti do ta ket një aleat
besnik, të dinjitetshëm, të përgjegjshëm, duke krijuar shtetin ligjor me
llogaridhënje për çdo funksionarë. Rreziku i Qeverisë Kurti mund të vijë nga
ata që humbën pushtetin, që kanë frikë se edhe ata do të japin llogari për atë
që e bënë apo për atë që nuk e bënë e është dashur ta bëjnë. Reziku vjen nga njerëzit
puthadorë e servil ndaj ndërkombëtarëve, siq i patëm që 20 vite. Raportet e
shkëlqyera mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund ti prish
askush qoftë ai kryetar shteti, kryeministër apo çfardo tjetër. Këto mardhënje
janë cimentuar mes dy popujve e dy shteteve sovrane në ditët më të vështira që
po i kalonte Kosova e shqiptarët e Kosovës. Uroj që qeverisja e filluar
dinjitetshëm dhe raportet zyrtare e nivelit të lartë Kurti - Vjosa me
bashkëpunëtorët të hec pa u trembur, drejt realizimit të projekt-programit
qeveritar, obligim nga vota e sovranit popull, drejt sukseve të filluara!
Fazli Maloku, Prishtinë
7 mars 2020