Kerko: a
Cikël me poezi nga Tahir Bezhani
E shtune, 07.03.2020, 11:25 AM
Tahir Bezhani; cikël me
poezi
OFSHAMË E GURIT
Sa
gjëmoi guri djegur malli
U
djersit rëra nga peshë shpute
Guralecat
sydalur qanë, duke kujtuar
Përgjakjen
e gishtave të zbathur
Bari
buzë rrugës buzëqeshte
Lulet
kundërmonin aromë gëzimi
Diell
në shpirt rrezonte
I
gëzohej ardhjes sime
Një
prockë me ujë këndonte
E
kishte mbuluar lëmashku i harresës
Kënga
në heshtje buçiste këngë dashurie
Nata
lëshonte seronatat e vonshme...
Vallë,a mbaron kjo këngë e ndezur
A
do këputen krelat e plakur në lot
Apo
pluhur i rrugëve të vendlindjes
Fasaduar
floknajës sime të zbardhur
Do
mbetet prore ushqim shpirti
Jetë
e mot?!...
Saherë
shkoi te fillimi i burimit
Etja
më kall,më përvëlon
Gurët
ofshajnë përmallshëm
Kohë
e gurë bashkohen një ditë...
NË DHOMËN E BURGUT
Në
një birucë burgu
Dhomë
tre me tre e gjysëm
Flinim
pesë veta, të ngjeshura si sardinë
Flisnim
në heshtje,digjeshim në shpirt
Mimika
e gishtërinjtë mjet komunikimi
Nuk
dinim kur është ditë
Nata
ishte pjesë e jetës ,ulurinin shpresat
Gardianët
fiknin dritat,ndiznin qirinjtë në ora njëzet
Të
pestit rrethoheshim si të mërdhirë
Qiriu
digjej shpejt,tretej
Një
flutur e fshehur këndeve të dhomës
Sillej
rreth fitilit në sosje,prekte zjarrin
Ne,të
burgosurit ngatrroheshim:
“Ky
është shpirti i nënës sime,
Tjetri,jo
i babit tim.... “
Të
gjithë me radhë imagjinonin familjarët
Kështu
kalonim kohën në përfytyrime
Shtriheshim
në shtratin e ëndrrave përmallshëm
Qiriu
ishte tretur,kutërbonte dhoma
Përmes
një frengjie të vogël
Do
rreze dielli ngacmonin shpresat
Liria
në burg pisket
Kurthit
te hekurt....
KUR PËRENDON DIELLI
Sa
herë shkoj në fshat verës
Dielli fshihet pas bjeshkëve
Futet
në zemër të Shkelzenit
Një
përgjumje si dorëzim shpirti
Ngroh
ëndrrat,lodhjet e ditës
Në
plazhet e Adriatikut
Dielli
futet në thellësi t’ujit
Rrezet
rrëshqasin syprinës pafund
Mbyten
në kujtimet e natës
Qeshin
e qeshin yjet
Hëna
duket si nuse e zverdhur
Ëndrrat,
herë qeshin e herë lotojnë
Dhimbjet shëtisin
dëshirave nëpër kohë
Sa
lehtë i dorëzohet shpirti mbrëmjes
Dikush
më vjedh diçka nga brenda
E
zëntë nema e lotit......
PSHËRETIMAT E VALËVE TË
DETIT
Valët
e detit pshërëtijnë këndshëm
Përkundin
epshet e ndezura n’dashuri
Gjurmë
gishtash ngulitur në rërë
Pijnë
avullin e të dashuruarve
Yjet
shkëlqejnë si fenerë vadtarësh
Peshkatarët
peshkojnë pa busullë
Orientim
sipas “ Arushës së madhe”
Bukuri
e shkrirë në vajin e valëve
Kujtimeve brenda thellësive
Djerësiten afsheve të valët
Malli
frymon poreve të trupit
Jeta
zgjatet deri në kupë të qiellit
Sa
më ndezin zjarrin e shpirtit
Vu-vu-të
e valëve të detit natën...