Kerko: a
Islam Gegaj: Zekerija Idrizi - Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë
E shtune, 07.03.2020, 01:06 PM
“BISEDË SHPIRTËRORE ME SHËN NËNËS TEREZË” TË ZEKERIJA IDRIZIT
SHKOQITJE
E NJË PJESE TË FJALËS SIME NGA PROMOVIMI I LIBRIT QË U BË NË SHKUP
Nga
Islam GEGAJ
Këtu
në Shkupin e Iliridës na mblodhi teologu e shkrimtari erudit Zekerija Idrizi,
na bashkoi vepra e tij për të madhen Shën Nënën Terezë, së cilës ia ka kushtuar
tërë mundin.
E
si mos të ia kushtonte shenjëtares tonë dardane që është krenaria e kombit, është
krenaria e Shkupit që e lindi. Këtu lindi fjalë shkruar në vepër si dialog
përshpirtësie mes Nënës së madhe
hirëplote, të Gonxhe Bojaxhiut e njohur nga gjithë bota si Nënë Tereza dhe
bashkëvendësit mendjendritur Zekerija Idrizit bashkëbisedim që rrjedh natyrshëm
valë-valë. Një teolog i spikatur merr në konsideratë, e ndjen atë lloj borxhi
për bashkëvendësen Shën Nënën Terezë dhe shkruan vepër monumentale teorike e
poetiko-filozofike në tërë dimensionin shenjtëror të devotshmërisë së misionit
të saj përshpirtëror të humanizmit e bamirësisë që e karakterizonte shpirtin e
misionares në përmasa globale, planetare, unikale për njerëzimin mbarë.
Në
vepër spikatë edhe figura e Gjergj Kastriotit – Skendërbeut që na bënë të
njohur ndërkombëtarisht e na shquan. Kështu, autori me prirje atdhedashëse,
përçon mesazhin e fortë, se një popull i vogël si yni, i ka dhënë botës njerëz
të mëdhenj si Skënderbeun zulmëmadh e Shën Nënën Terezë e famshme. Nuk është e
rastësishme, që një teolog si Zekerija Idrizi, mishëruar me ideale
atdhedashurie shpërfaq kaq bindshëm idetë e tij largpamëse për unitet kombëtar.
Në
vepër përshkohet e përvijohet ideja përkushtuese:
Një
komb
Një
gjuhë
Një
qellim
Se
vetëm kështu të unifikuar, do të jemi të lartësuar. Kjo është doktrina e tij
postrilindase mbrujtur me vlerat e shqiptarizmes që e bën të veçantë teolog
Zekrijan ndër klerikët muhamedanë të kohës sonë. Ai është pasues i denjë i
shkollës hoxhatiste, fanoljane, naimnjane, gjergjfishtjane e idrizgjilanase, që
shkruan me respekt të thellë edhe për figura klerikësh shqiptarë religjionesh
të ndryshme, shquar për shqiptarizëm. Bashkëpunimi ndërkomfesional i Zekerija
Idrizit duke mbajtur lidhje të forta përmes takimesh e korrespodencash të
rëndësishme për çështje kruciale të kombit e bëjnë unik për të qenë një figurë
e dashur dhe e shumçmuar kudo ndër shqiptari që do të jetë frymëzim për
gjeneratën e re.
Vepra:
“Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë” është thesar i vlefshëm në panteonin
e vlerave tona kombëtare e në përmasa ndërkombëtare që na shquan para botës në
idenitet, kulturë e historinë tonë më të re.
E
përgëzoj autorin Zekerija Idrizin për këtë vepër me vlera të veçanta dhe i uroj
shumë suksese në jetën e tij për t’na dhuruar edhe të tjera vepra me vlera
sublime.