Kerko: a
Dedë Preqi: Lamtumirë taksë!
E hene, 02.03.2020, 07:20 PM
LAMTUMIRË TAKSË!
Nga
Dedë Preqi
Si
kanë rrjedhur punët deri te arritja e taksës njëqin 100%, për mallërat e
Serbisë dhe Bosnjës, me ç’rast për sëcilin shtet ekzistojnë kopetencat për të
marrë vendimet e veta, nëse marrëdhëniet bilaterale në mes dy shtetëve nuk
respektohen për faktin se politika e interesave të njërës palë, krijon kushte
të jashtëligjshme me palën tjetër. Poashtu edhe politika e Serbisë ndaj
Republikës së Kosovës, sipas sëcilës gjithçka lëviz drejt një pikësynimi të
kundërt më atë që kërkohet në përmirësimin e marrëdhënive të ndërsjella në mes
këtyre dy vendeve.
Megjithatë
për të parë dallimin, mjafton që të krahasojmë implementimin e marrëveshjeve në
mes këtyre dy vendeve, gjatë negociatave në Bruksel dhe me ndërmjetësimin e
këtij vendi, ku Serbia, fare pak bënë
lëvizje pozitive për të treguar se është e kësaj natyre dhe i përfill
rregullat e negociatave, sipas të cilave mund të përafrohen këto dy vende në
përmirësimin e marrëdhënieve që jep shpresat për ta drejtuar historinë përgjatë
këtyre shtigjeve të vështira.
Me
fjalë të tjera, Serbia duhet ta pyes vetën, atë që nuk ka dëshirë t’ia bëjë
dikush tjetër këtij vendi, pse predenton të asgjësoj lirinë e tjetrit, e cila
fare pak distancohet nga e kaluara e saj
tragjike kundër popujve të huaj, por edhe të ardhmës së gjeneratave të
veta të reja, nëse shtysa shkatërruese është gjithnjë aktive dhe mundësia e
interpretimit pesimist është po aq e dhunshme gjatë periudhave në vazhdim, duke
e nxitë të përsëritët e njëjta histori.
Kosova
dhe politika e saj u detyrua që të përdor një përpjekje të skajshme me vënjën e
taksës 100%, për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës, në rrafshin e një ekspozimi të
tillë, që të vihet re edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe më gjerë, sepse për
t’u mbrojtur nga politikat e vorbullës së sistemit të saj, e cila nuk ka të
ndalur deri edhe me lobimet kundër shtetit të Kosovës, në një mënyrë i
imponohet të përdor një gjë të tillë edhe pse ndoshta ishte kundër ligjeve të
CEFTA-s, dhe në sytë e kritikës së opinioneve të ndryshme rajonale.
Shteti
i Kosovës si një shtet demokratik e ka të drejtën e vet të vetëorganizohet,
duke afirmuar pavarësinë e vet mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit,
përmes së cilës jo vetëm që përforcon dhe rritë influencën e saj, por edhe
vulos qëndrimet e veta në favor të mbrojtjes së interesave të popullit dhe vetë
shtetit.
Një
iniciativë e tillë çfarë e ndërmerr qeveria e Kosovës, nxiti shumë debate dhe
tensione, si nga BE-ja, por edhe nga SHBA-të, me çrast kapërcimi në pak kohë do
të arsytohej, por jo edhe për një kohë të gjatë, sepse ekziston rritja e një
tensioni edhe më të gjerë të çrregullimit të marrëdhënieve nga këto dy forca
ndërlidhëse, nëse është në pytje çështja
e negociatave dhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, për të përafruar një
marrëveshje paqësore.
Nëse
e marrim dhe e analizojmë me ndërgjegje historikun e kësaj takse, gjithçka në
fillim e kishte efektin dhe rrezulltatin e duhur, e cila fitore ishte si një
intemeco, por nëse bëjmë analiza të thella, do vërejmë se mallërat e Serbisë,
depërtojnë në Kosovë dhe pa taksë, që do të thotë se, përveq kësaj, kemi edhe
një presion të vazhdueshëm nga SHBA-të, dhe vendet tjera mike, për heqjen e
saj.
Përplasja
e opozitës, thuase nuk përkthehet në një opozitë të mirëfilltë, apo formë
tjetër, vetëm për të shfryer një lloj urrejtje të pa kuptimtë, apo të çlirohen
nga mllefi dhe zemërplasja, pavarësisht nga e drejta e tyre për ndonjë kritikë
dhe vërejtje, por pikërisht duke qëlluar keq dhe mbrapësht qeverinë e re, e
cila nuk i ka as një muaj në qeverisje, duke ditur se përsonazhet mund të
ndërrohen, por qenja njerëzore e këtij vendi në këtë mënyrë do lëndohet përherë
e më shumë me këtë lloj opozitarizmi ironik, e cila nuk e ka hallin e heqjes së
taksës, por hallin opozitës së tyre.
Të
gjithë ata që ishin dje, apo më herët në pushtet, athua vallë nuk shohin përtej
hundës së tyre, se çka i bënë këtij vendi, mos të thëmi se vetëm skeletët do ia
lënë pa ia hëngër këtij shteti, u pasuruan dhe bënë kapital marramendës,
krahasohen me milionerat e botës, por pa mundi dhe pa ndjersë, sikur Kosova do
të ishte vetëm e atyre pushtetarëve dhe
e mbështetësve të këtij recepti primitiv, ku kriza e këtij vendi mund të
zgjerohet pa kufi, e cila marrëdhënie bie drejtpërsëdrejti me rënien e
përgjegjësisë dhe ndërgjegjës së njerëzve të këtij niveli.
Para
se gjithash, na duhet të krijojmë dhe të zbulojmë ide të reja dhe me njerëz të
ri, për ta mbrojtur vendin nga ky rrezik, sepse pushtetarët tillë e treguan
vetën të dobët dhe me prezencën e tyre u treguan sikur pushtues të pronave dhe
pasurisë të këtij vendi, dhe cila do të ishte mundësia e tyre për të bërë edhe
më keq po të vazhdonte avazi i tyre edhe më tutje, prandaj deshtëm apo nuk
deshtëm duhet ta pranojmë dhe të provojmë qeverisjen e re në mes VV dhe LDK, të
cilëve ua njohim sjelljet dhe përshtypjen e tyre, që nuk e kanë luksin dhe
dinakërinë e tyre për të bërë një rrëmujë të tillë me këtë vend dhe me këtë
popull të nëpërkëmbur.
Kosova
dhe populli i saj, është fituese e lirisë dhe demokracisë në saje të sakrificës
së djemve dhe bijave të veta, por kurrë nuk do e kishim lirinë dhe demokracinë
e plotë, po të mos ishte ndihma e fuqishme e SHBA-ve, me bashkëaleatët e saj,
prandaj edhe sot e kësaj dite Kosova, nuk mundet të mbijetoj pa mbështetjen e
këtyre aleatëve, sepse Serbia, është po ajo e njëjta, e cila po armatoset
përditë, jo vetëm për shkakun e Kosovës, por ka gjëra dhe plane të fshehta për
Ballkanin, për deri sa e ka aleatë të fuqishëm Rusinë e Putinit.
Mbas
shfuqizimit të taksës ndaj mallrave të shtetit serb, çka pret në të ardhmën
Serbia, apo ndoshta do pret «llokuma», prej Kosovës, dhe nuk duhet të ushqejmë
asnjë iluzion, sepse e gjithë kjo nuk ka ndodhur me dëshirën dhe politikën e
këtij vendi, por si një formë kalimtare, e cila do ta vetëdijësonte këtë vend
dhe ta bindëte se Kosova, përmes forcave dhe të drejtave të veta shtetërore, ka
mundësi që ti vëjë në veprim ligjet dhe detyrat që i takojnë.
Prandaj,
nuk duhet ta nënvlerësojmë edhe idenë e kryeministrit të ri z.Kurtit, i cili
këto ditë lajmëron heqjen e taksës pjesërisht ndaj mallrave serbe, apo duke e
vendosë masën e reciprocitetit, edhe pse kjo e fundit nuk do i pëlqente
ambasadorit amerikan Rachard Grenel, në realitet, politika e Kurtit, e shprehur
në një mënyrë është e drejta e tij për të pasur dhe shprehur bindjet e veta për
shtetin që e udhëheq, por jo edhe për të mos zbatuar urdhërat e një vendi mik,
sikur që janë edhe SHBA.