Kerko: a
Ilmi Veliu: Kosovarët e mbetur në Kërçovë
E hene, 24.02.2020, 08:40 PM
Ilmi Veliu
KOSOVARËT E MBETUR NË
KËRÇOVË
(Elegji
në 105 vjet. e masakrimit te kosovarëve
në Kërçovë)
Duke
u shëtitur, me të dashurën nënë
Në
Uskanën ilire, tek varret, aty pranë
M’përqfoi nënëlokja,
më puthi në ballë
Para
një dekade, kur ende ishte e gjallë…
Më
tha: biri im, tek varret në këtë anë
Aty
dergjen eshtrat e kosovarëve tanë
Tek lisat në Zabel, atje tek Çinari
Para
njëqind vjetëve, i ka vrarë bullgari.
Në
malin ,,Bukoçë,, tek gurët e zinjë
Mbushur,plotë
varre, t’kosovarëve të rinjë
Të
sjellur si robër, nga bullgari i parë
Ndërtuan
hekurudhën, dhe aty i kan vrarë
Atëherë bir i nënës, s’kam qenë në këtë jetë
Por,
më pat treguar gjyshja ime e shkretë
Në
vitin njemijë e nantëqind e pesëmbëdhjetë
Kur
shumë kosovarë këtu kishin pas mbetë
Kishte
qenë koha e Luftës Parë Botërore
I
sjellin kosovarët, të lidhur dorë për
dore
Në
rrëzë të Sharrit, n’Bukoç, lartë te
Kulla
T’punonin
si rob’lufte, t’ndërtohej hekurudha.
Të
sëmurë e t’uritur; të raskapitur fare
Kalonin
ditë e javë pa asnjë kafshore
Vdiqen
nga uria dhe askush nuk mbeti
E Kosova nënë, shumë shpesh i përmëndi
Shume
burra u zhduken, askush nuk shpëtoi
Kaloi
plotë një shekull, kush nuk i kujtoi
Në
njëqindë vjetorin e historisë së shkuar
Tragjedi
e hidhur, që nuk duhet harruar.
Haxhi
Hamza Zariqi, plaku i Bajicës
Komuna-
Gllogovc, zemra e Drenicës
Në
odën plotë burra, plaku më pat thënë
Në
Kërçovë na mbtën, ata gjyshrit tanë…
Edhe
axha Adem, nga fshati Damanek
Tregonte
për gjyshin,që këtu kish mbet
Dhe
shumë burra tjerë, të atijë vatani
Të
Demir Krasniqit, këngëtari nga Gjilani.
Unë,
pra historiani, që jam nga Kërçova
Çka
më pat thënë nëna, juve ua tregova
Në këtë
përvjetor, si dhuratë më e mirë
Për
të gjithë kosovarët, n’Kosovën e lire.