E diele, 28.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani

E shtune, 18.10.2008, 12:51 AM


Të nderuar krijues
Të nderuar bashkëpunëtorë
Të nderuar mbështetës dhe dashamirë

Nisma e themelimit të një asociacioni të krijuesve shqiptar në Gjermani dhe më gjerë u bë më 6 maj 06, me rastin e promovimit të librave të tre autorëve në qytetin Wuppertal të Vestfalisë. Në atë takim letrar morën pjesë dhjetë krijues që jetojnë e punojnë në Gjermani. (L. Zogaj, P. Sokoli, H.Qyqalla, Xh. Ukshini, M. Çuni, R. Binaku, D. Demaku, A. Berisha, V. Musa, e disa te tjerë). Pas konsultimeve me krijues të tjerë shqiptarë këtu u bënë përgatitjet për Kuvendin themelues, i cili u bë më 10 dhjetor 2006. Në Kuvend morën pjesë 20 krijues. A. SH. Berisha. A. Kajtazi, D. Demaku, R. Binaku, A. Dibrani, R. Kelmendi, Rr. Geci, Lamadeo,  L. Zogaj, Sh. Demiri, A. Baraku, P. Sokoli etj. Pas një debati  mbeti si perfundimtare qe të quhet Lidhje e shkrimtarëve, artistëve  dhe krijuesve shqiptar në Gjermani.

Më 14 prill 2007, u mbajt Kuvendi i Dytë i  Lidhjes… në të cilën morën pjesë krijues shqiptar nga anë të ndryshme të Gjermanisë dhe dashamirë të artit të shkruar. Me atë rast u bë edhe promovimi i tre librave të rinj; dy antologji dhe një vepër e një autori. Shoqata amatore “ Abetarja “ dha një program artistik. Lidhja promovoi një përmbledhje të poezive të një gupi krijuesish në mërgim. Meritë të veçantë për mbajtjen e këtij manifestimi kulturor kishte edhe krijuesi  dhe redaktori i revistës “ Abetarja“ ,  z . Ragip Ramaj.

Me respekt, po ju informojmë për disa zhvillime dhe aktivitete, në fundin e vitit të kaluar dhe në pjesën e parë të vitit 2008, nga LSHAK Shqiptare në Gjermani.
- Në qytetin e Essenit u bë takimi i krijuesve dhe studentëve krijues shqiptar në Gjermani. Organizimi u bë nga kryetari i grupit organizues: Liman Zogaj dhe studentët shqiptar të Universiteteve të Essenit dhe Bochumit. Morën pjesë një varg autorësh; mes të cilëve: Dibran Demaku, Martin Çuni,  Alma Papamihali, Pal Sokoli, Liman Zogaj, Hasan Qyqalla, Shaban Cakolli, Kolë Daka etj. Me prezantimet e veta u paraqiten edhe studentet shqiptar të universiteteve të  përmendura.
                                                                                                                   1.
- Në përkujtimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, në Heilbron,morën pjesë A. Sh. Berisha, Muharrem Blakaj nga Zvicra, P. Sokoli, H. Qyqalla, valltarët e Rugovës Q. dhe A. Shkreli. Organizimin e bëri Can Tahiri. Me këtë rast u prezantua edhe ekspozita  e  luftës e M. Çuni -  Antonit. 
- Me rastin e shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës u bënë kolazhe programesh kulturore, në të cilat morën pjesë edhe anëtarë të Lidhjes sonë.
- Në Esseen në dy raste u prezantua ekspozita e fotografive të luftës së UÇK-së, e autorit M. Çuni  Antoni. Interpretimin e një pjese të “Lahutës së malësisë” e bëri Musë Mulolli.
- Ekspozita “ Epopeja e lavdisë”, për disa ditë, ishte e ekspozuar edhe në Dortmund..
- Kolazhe programi kulturor u bënë në disa qytete. Në to morën pjesë anëtarë të Lidhjes sonë.
- Në Offenbach afër Frankfurt m. u prezantuan disa autorë dhe u shfaq ekspozita e U Ç K  së.
- Në Heidelberg, qytet i vjetër universitar, në një tryezë të organizuar nga shoqata shqiptaro gjermane  “Iliria”, kushtuar martirizimit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, u prezantuan autorët: A. Sh. Berisha. H. Qyqalla, P. Sokoli, M. Çuni  Antoni, S. Preteni dhe intelektual anëtarë të shoqatës së përmendur. Aty u bë edhe prezantimi i ekspozitës së luftës së fundit në Kosovë.
- Në “Karvanin e pavarësisë” të organizuar nga LA e Kombit Shqiptar dhe Asllan Dibrani, Qerim Shkreli, Can Tahiri, morën pjesë edhe A. Sh. Berisha, Dibran Demaku, Hasan Qyqalla etj.
- Në Koblenc u organizua një orë e madhe letrare, në të cilën morën pjesë krijues shqiptar nga disa qytete dhe Lande të Gjermanisë. Temë qendrore e këtij manifestimi kulturor ishte promovimi i tre librave të rinj të autorëve: Dibran Demaku, Alma Papamihali dhe Hasan Qyqalla. Në dy anë të sallës ishin të ekspozuara pikturat e Asllan Dibranit dhe fotografitë e M. Çunit. Në fund pati edhe prezantim të folklorit të Rugovës. Përgatitja dhe realizimi i këtij manifestimi u bë nga LSHAK Shqiptar në Gjermani dhe nga Shoqata “Stublla” e Koblencit. Këtu nuk kemi paraqitur edhe pjesëmarrjen individuale të anëtarëve te LSHAKSH-nëpër aktivitete  të ndryshme kulturore nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe me gjerë. LSHAKSH në Gjermani ka promovuar me dhjeta Libra te autorëve-anëtar  të saj, ekspozitë pikturash dhe fotografish etj.
- Këtë pranverë përfundoi përgatitja e numrit të parë të revistës “Muza Shqiptare” e cila posa doli nga shtypi këto ditë. Mbetet qe edhe anëtarët edhe donatorët  të ndihmojnë qe ta paguajmë numrin e posadalur dhe të grumbullojmë mjete për numrin e ardhshëm.
                                                                                              
LSHAK Shqiptar në Gjermani është regjistruar në organet e gjyqësisë së vendit. Kështu qe pagesën  e anëtarësisë, dhe të ndonjë donacioni mund ta bëni përmes të xhirollogarisë se poshtëshënuar dhe të mbani fletëpagesën për institucionet financiare(Finanzamt)në fund të vitit. 

* *

Të nderuar bashkëpunëtorë, anëtarë të rregullt, donatorë dhe simpatizues mbështetës të Lidhjes sonë, adresa ku mund të bëni pagesën  tuaj të anëtarësisë si dhe dhënien e kontributeve tuaja të çmueshme për zhvillimin e aktivitetit të mëtejmë, është kjo:


Alb. Bund der Schriftsteler, Künstler & Kulturschaffenden
                                            in Deutschland e.V.
Sparkasse Ennepetal  Breckerfeld  / E n n e p e t a l


Konto Nr. :  0007001704 

Bankleitzahl: 454 510 60

 

Kryetar:

Z. Martin Çuni - Antoni

Arkëtar:

Z. Pal Sokoli - d.v.

29 qershor 2008 
Ennepetal                                                                       
                                                                 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora