E diele, 28.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Tatjana Sinaj: Gjithë këngëtarët më të mirë janë larguar jashtë shtetit

E enjte, 16.10.2008, 06:04 PM


Nga Albert Zholi
 
Një nga emrat më potent të dirigjenteve korale shqiptare. Dhe pse tashmë ky lloj profesioni nuk po gjen hapësirat e duhura dhe është lënë në harresë nga shteti apo drejtuesit e aktiviteteve artistike masive, ajo gjen shtigje për të mos e harruar profesionin në aktivitete ndërkombëtare ku me të vërtetë kori shqiptar vlerësohet midis më të mirëve duke lënë pas në çmime vende me përvojë që kanë shollat e para të dirigjimit koral. Kur flet për profesionin ajo loton, ofshan si një fëmijë që i heqin nga duart lodrat më të dashura. Për Telegraf ajo rrëfen sekretet e profesionit të dirigjentit koral, por edhe atë të pedagoges në Akademi për muzikën dhe dirigjimin.

Znj.Tatjana, nga festivalet që ju keni drejtuar korin kë do të veçoni ?

Festivalin Ndërkombëtar  të Fëmijëve në Diasporë të zhvilluar në Pallatin e Operas dhe Baletit vitin e kaluar 2007. Në këtë Festival m orën pjesë rreth 100 fëmijë nga të 5 kontinentet. Më duhesh të bëja një punë parapërgatitore për ti orientuar ata dhe për ti future në kërkesat dhe rregullat e Festivalit. Dhe pse i lodhshëm ky moment m’u duk i bukur. Ishte një eksperiencë e veçantë. Së dyti festivalin Evropian të fëmijëve në Zvicër, ku morën pjesë 12 shtete dhe ne zumë vendin e tretë pas Italisë dhe Greqisë. 
 
Ju keni qenë dirigjente kori. Pse ky profesion është pak i njohur për të mos thënë aspak i njohur në Shqipëri. Këtu ka pasur dirigjente të talentuara, por që janë lënë në hije. Arsyeja?


Më parë nuk kishte koncerte masive pa dirigjente të korit, tashmë që nuk organizohen aktivitete me përmasa të tilla, dirigjentet detyrimisht kanë kaluar në hije. Në shumë koncerte masive që zhvilloheshin më parë, mbrapa gjithmonë do të kishte nga një kor të madh deri në 290 vetë. Ishte e paimagjinueshme që të kishte koncerte masive pa kore të tillë. Ndërsa tani nuk zhvillohen aktivitete të tilla, ndaj dirigjntët e korit nuk vlerësohen dhe janë lënë në hije. Tani ky lloj profesioni ka kaluar në profesion elitar. Pra, për një publik të veçuar, të zgjedhur për ata që e njohin këtë lloj profesioni ose që kanë studiuar për të. Sepse flitet për pjesë klasike si Bahun, Bethovenin, Bransin. Në këtë konteks, shihet se nuk mund ta njohin të gjithë këtë lloj gjinie të muzikës, Unë kam aktivitet pas ndryshimit të sistemit. Por tashmë në salla të vogla si Lidhja e Shkrimtarëve Hotel Rogner, salla
konferencash, etj…

A ftohet Shqipëria sot në festivale apo koncerte, ku kori luan rol të rëndësishëm?

Po. N.q.s në Shqipëri nuk mund të flitet për koncerte të tilla, bota që e njeh Shqipërinë në këtë gjini na fton gjithmonë, Unë para disa kohësh kam qenë në Kanada, ku u organizua një Festival kori, ku morën pjesë dhe 15 vende nga Evropa. Më pas në një festival, koncert i përmasave të tilla u zhvillua në Vjenë. Në këtë aktivitet ne luajtëm edhe pjesë nacionale por edhe nga autorë të huaj. Këto janë pjesë korale. Këtë kor unë zakonisht e përgatisja në Akademi ku kisha 31 vajza që këndonin me shpirt. Në Vjenë në këtë festival koral kishte vende me emër si Kanadaja, Amerika, Australia, Kina ku ne zumë një vend të rëndësishëm (të tretë). Sidomos pëlqehen këngët me motive labe. Me këto këngë publiku mrekullohej dhe na ka duartrokitur gjerësisht. Unë jam vetë labe, me origjinë tepelenase dhe më vinte mirë që këto këngë pëlqehen dhe na duartrokasin si në asnjë lloj kori apo gjini kënge tjetër. Pra pjesët polifonike merrnin një rëndësi të veçantë. 
 
Në këto festivale ju keni marrë çmime më të mëdha


Në Kanada kemi zënë vend të dytë. Në Zvicër vend të tretë
 
Po sot në Lice a punohet për muzikën (dirigjentet) korale?

Liceu nuk është ai i mëparshmi. Një prej drejtorëve të shumtë partiak Bujar Alliu e shkatërroi liceun. Nuk i dha asnjë përparësi korit. E la në mëshirë të fatit. Nuk i jepte rëndësi fare kësaj gjinie që shteti kishte investuar aq shumë dhe ne kishim marrë shumë medalje dhe çmime në botë. Vijnë në poste drejtuese militantë që nuk kanë asgjë të përbashkët me muzikën, krijimtarinë dhe shkatërrojnë atë që të tjerët e kanë ndërtuar për mëse 50 vjet.

Po Akademia e Arteve nuk po punon në këtë drejtim ?

Akademia ka korr, por nuk punohet si duhet. Nuk ka interes. Kori përgatitet, po ku të japë shfaqje, ku të shkojë?! Nuk thirren më koret, pasi kanë shpenzime. Oganizatorët lekët i duan për vete. Pastaj, koncertet masive thuajse janë inekzistente. Janë larg të qenit të tilla. Atëherë lind pyetja përse të përgatiten? Pse të lodhen dhe raskapiten kur shteti nuk do t’ja dijë për këtë gjini të muzikës kaq të përhapur në botë?

Ju keni qenë dhe pedagoge dhe dirigjente kori, ku e gjeni më mirë veten ?

Dirigjimi ka natyrë tjetër, të jep satisfaksion, Janë mijëra njerëz që të ndjekin, të duartrokasin, të dhurojnë buzëqeshje, tufa lule. Ovacionet kanë tjetër natyrë. Kanë tjetër emocion. Por nuk do të thotë se nuk më pëlqen pedagogjia. Edhe ajo ka rëndësinë e vet në jetën time. Ka karakteristikat e saj. Unë jap muzikë dhome. Që është, vokale  elitare. Kam kontakte me rininë që më jep forcë dhe shtysë për të studiuar dhe punuar më shumë.

Në sistemin komunsit flitet se arsimi kishte kërkesa, po tek ju a ka ndodhur kështu?

Me thënë të drejtën është e vërtetë, është një vlerësim që duhet t’ja japim. Diktatura kishte shumë mangësi në drejtim të ekonomisë, lirisë së fjalës, por për arsimin kishte kërkesa, Disiplina ishte në kulm. Nuk kishte  hatëre miqësira, apo rushfete. Atëherë kaloje në vrimë të gjilpërës në provim. Kush ishte i talentuar fitonte. Të tjerët. Po tani nuk ka pasion. Nuk vlerësohen pedagogët. Sot njerëzit duan të shohin këngëtare që dalin pak lakuriq. Shohin vetëm ato që kanë pjesë të trupit të zbuluara që tërheqin vëmendjen. Por që nuk kanë zë fare. Zëri nuk ekziston. Duan Bleonën, Çiljetën që nuk ka asgjë të përbashkët me këngën Prandaj dhe muzika korale është lënë në hije.

Kjo lënie në hije është e qëllimshme?

Ndoshta dhe jo. Por pse të humbasë një traditë që ka lënë gjurmë të mëdha. Pse nuk investohet në këtë drejtim..sepse ndoshta duan që të mos ruhet tradita. Muzika shqiptare të bastardohet. Sidomos duan që të mënjanohen ato gjini që kanë pasur rezultate. Pra përderisa nuk investohet në këtë drejtim çdo emër mund ti vesh.

Mos vallë mosekzistenca e një kritike apo një shoqate ka bërë që interesat e këtij komuniteti të nënvleftësohen?

Po! Është e qartë. Jo vetëm kritika është inekzistente, por edhe marrja e godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve hoqi mundësinë e fundit. Në këtë godinë ne jo vetëm organizonim ndonjë aktivitet koral sado të vogël, por mblidheshim dhe diskutonim. Në sistemin monist kjo godinë ishte si një fle për ne. Pas çdo koncerti aty diskutohej dilnin problemet. Bënim analiza për tekstet, muzikën që të ishte me raban. Kur zhvilloheshin dekadat e majit koncertet, festivalet kalonin në sitë. Kontrollohej muzika, teksti, pjesëmarrësit. Çdo gjë ishte korrekte profesionale. Nuk kishte as tallva as, këngë shqiptare të trazuar me greke apo sllave. Kur bëheshin provat gjenerale vinin kollosë të  muzikës shqiptare për kontroll. Ata kollosa që sot nuk kujtohen si: Cesk Zadeja, Tish Daija. Shikoheshin nga ana profesionale, por edhe atë ideologjike,

Po artistët shqiptarë a vlerësohen sot?

Ku ka vlerësim sot për ta. Gjithë këngëtarët më të mirë janë larguar. Kanë ikur jashtë shtetit. Sot shikon vetëm vajzat e reja që mbizotërojnë. Bota investon për këngëtarët potentë.

Kori në Shqipëri ka pasur disa dirigjente, ku janë ato tashmë

Roza Jorganzhi (ka ikur në Itali), Zana Turku, Zef Çoba ishin dhe mbeten të papërsëritshëm. Talente që rrallë do t’i vijnë Shqipërisë dhe që sot asnjë nuk kujtohet për ta.

Si është niveli i mësimdhënies sot në Akademi në këtë gjini kënge?

Ka rënë kërkesa. Ka rënë shumë. Nuk mund ta shpreh dhe interesi i vetë këngëtarëve vjen duke rënë në mënyrë drastike.

Arsyeja?

Ka humbur ndjenja nacionale..
 
Kur flitet për koret botërore…

Rusia mbetet gjithmonë në vend të parë. Kanë një organizim dhe përkushtim të përsosur. Aty shteti asnjëherë nuk e ka lënë në heshtje këtë gjini të të kënduarit. Në shumë aktivitete që kam shkuar unë, Rusia ka zënë vend të parë. Ata vijnë të mobilizuar kanë një organizim që të mahnitin.

Pengu juaj?

Kam punuar me fëmijët, me rininë, me ndërmarrjet, me korin e hamallëve në Durrës. Kam punuar me dëshirë, Ndjeja gëzim sadisfaksion dhe pse nuk kishim rrogë të mirë në monizëm, por kishin shpërblim moral. Duartrokitje, përgëzime, përqafime. Bëheshim me krahë. Sot të merr malli për një aktivitet me kor me përmasa 200 vetë. Ky është, n.q.s mund të quhet peng

Kë do veçonit nga të gjithë aktivitete  që keni drejtuar?

Ne kemi pasur edukatën e punës dhe të gjitha  të jesh dirigjente e një kolektivi është sadisfaksion. Vetëm të vendosje qetësi ishte e vështirë. Të gjitha aktivitetet kanë pasur rëndësinë e tyre.

Jeni marrë me politikë

Aspak. Kam marrë pjesë në koncerte aty ku më kanë ftuar pa parë se janë të majtë apo të djathtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora