E diele, 28.04.2024, 03:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Hajdin Islami: Tregime nga Ballkani

E enjte, 16.10.2008, 04:19 PM


Nesër shfaqet premiera e pjesës së veçantë teatrale, që promovon të drejtat e njeriut, me titull “Tregime nga Ballkani”

Nga Hajdin ISLAMI*

Prishtinë, tetor 2008 - Në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, shfaqet premiera e pjesës së veçantë teatrale, që promovon të drejtat e njeriut, me titull “Tregime nga Ballkani” me rastin e Ditës Botërore për Zhdukjen e Varfërisë.Me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, Ekipi i Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë  (UNKT) dhe Qeveria e Kosovës kanë bashkuar përpjekjet së bashku me organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat dhe Organizata të tjera ndërkombëtare për të nxitur promovimin e të drejtave të njeriut për nder të përvjetorit të 60-të të kësaj Deklarate dhe shënimit të Javës së Luftës Kundër Varfërisë 17-24 tetor me moton “Të gjithë të barabartë dhe pa diskriminim”. Aktorë, skenografë, kostumografë, koreografë dhe regjisorë nga Kosova, Serbia, IRJ e Maqedonisë, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina janë mbledhur për të festuar së bashku diversitetin kulturor të Ballkanit dhe për të shfaqur përkushtimin e tyre për promovimin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në ditëlindjen e saj të gjashtëdhjetë. Artistët kanë qenë para sfidës që vetëm për shtatë ditë, të gjejnë një gjuhë të përbashkët në skenë dhe të përgatisin shfaqjen teatrale “tregime nga Ballkani” e cila ka për qëllimin promovimin e të drejtave të njëriut përmes artit. Kjo shfaqje është rezultat i rrjetit rajonal të krijuar tashmë të artistëve që do të promovojë të drejtat e njeriut dhe nxisë bashkëpunimin rajonal. Mbrëmja premierë organizohet nën përkujdesjen e Kryeministrit,  Hashim Thaçi, dhe Koordinatorit për Zhvillim të Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Frode Mauring. Kjo shfaqje do të jepet edhe në teatrin e qytetit të Prizrenit (18 Tetor), shtëpinë e kulturës në Çagllavicë (19 Tetor) dhe Shtëpinë e kulturës –në Mitrovicë  (20 Tetor).Ky projekt i Artpolis u mundësua falë mbështetjes së Ekipit të Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

*Prof dhe gazetar nga Vushtrria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora