Kerko: a
Saimir Lolja: “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” - një kumbim që nuk ndalon
E shtune, 22.02.2020, 10:33 AM
Promovim veprash në Toronto e Hamilton të Kanadasë
LIBRI “FËMIJËT MARTIRË
TË KOSOVËS 1981-1999” NJË KUMBIM QË NUK NDALON
Nga
Saimir Lolja
Në
Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së
Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri “Fëmijët Martirë të
Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është në
Shqip dhe në Anglisht. Në këtë
manifestim kulturor u promovua edhe filmi dokumentar i metrazhit të shkurtër
“Kush i vret Fëmijët?!!”, i autorit Nusret PLLANA.Njohja me librin u përputh me
12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë
tingëlluese e cila të kujton se vetëm në vitet e fundit të arritjes së
Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i
shtrenjtë.
Nderi
i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK dhe Sallës
të mbushur plot me dashamirë të librit, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë
tësaj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena
i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, bashkluftëtari i z.Pllana,
luftëtari i lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Bedri Toqani, etj.
Kryetari
i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShKNusret Pllana për
punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare.Nusret Pllana është autor i
shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve
1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të
gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gurë masakrat dhe krimet
gjenocidale që kriminelët serbë kryen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë
para 20 viteve.
Autori
Nusret Pllana falënderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse
të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi.Konsulli i Përgjithshëm i
Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret
Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij
përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare,
institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe
joshqiptarë.
Profesori
Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ata si
autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që
kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndërkohë që
janë edhe qindra fëmijë të tjerë që janë të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë
luftës para 20 viteve.
Mjafton
të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me
librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të parë se krimet genocidale,
shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër
shqiptarëve janë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat
shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të
ngrejnë akuzë juridike ndërkombëtare kundër Serbisë gjenocidale.
Ashtu siç e theksoi edhe Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, vogëlsinë shpirtërore etradhtinë kombëtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osmani papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombëtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.