Kerko: a
Albert Zholi: Ilmi Tahiri - U ktheva atdhe
E enjte, 20.02.2020, 07:23 PM
“U ktheva atdhe” një
vllim ku poezia rrjedh si një ujvarë
Nga
Albert Z. ZHOLI (Shkrimtar-publicist)
Libri
i ri me poezi i Ilmi Tahirit “U ktheva atdhe” është një dëshmi serioze për të
qenë një hap më përpara se librat e tijë të mëparshëm. Shumë herë tek krijeusit
shqiptarë vihet re rendja pas sasisë së librave, pas numrit të faqeve, pas
ngjeshjes së vargëzimeve, pra rendja pas sasisë në përgjithësi duke lënë në
hije apo në distancë cilësinë. Sot duket sikur poetët janë shtuar shumë, sikur
amfiteatri i bukur i krijuesve po shkelet nga çdo kalimtar i radhës. Por në
fakt nuk është kështu, pasi amfiteatri poetik mund të të qas fizikisht, por
kurrë shpirtërisht, dhe shpirtërimi i poezisë ta ndan vetiu nga dyndjet e
patalentuara. Gjithë poetët e kultivuar sigurojnë dhe komemntojnë se poezia
është një mënyrë krijimtarie shumë e veçantë, nazike, delikate, që mund të të
rrëshqasë nga duart kur fjala e bukur zëvëndësohet me fjalën e zakonshme.
Poezia kërkon figuracion, përzgjedhje, dhe jo ujra të tepërta, shtirje,
konfrontime pa bazë, replikë me idenë e absurdit. Poezia ka shtyllat e saj të
ndërtimit, ka ndjenjë, mendim dhe imagjinatë, tre elementë bazikë të ndërtimit
të një poezie. Ilmiu në këtë vëllim poetik është munduar të jetë intuitiv,
meditiv, duke sjëllë një vëllim plot figura letrare ku metafora është përdorur
plot delikatesë, pa teprime dhe me këndvështrim kohor, me të gjithë gjerësinë e
tematikës së përcjellë. Në peozinë e tij të parë “DRINI I BARDHË” Rrjedh si një
ujvarë për shumë kënd është i pa paëe, është tërheqës për vizitorë shuan etjen
si me dorë, shuan etje, e shuan vapë…, Ilmiu me një metaforë të bukur, pasqyron
qartë shpirtin e tij meditues, zhbirues, të aftë për të parë bukuritë e natyrës
në mënyrën më të përktyer, më të afrueshme me dëshirat njerëzore. Drini për çdo
shqiptar ëshgtë symbol i dritës, ujitjes, burim të mirash material, ka efekte relasi
në qëniet njerëzore, për bukurinë, begatinë shërbimet që kryen. Me Drinin janë
lidhur qindramjirëa jetë shqipatrësh kudo që ai gjarpëron. Pasi me të rrugëton
gjelbërimi, peshkimi, plazhi, ajri i pastër, jeta e begatë…. Ky lum jepet në
poezi me të gjitha bukuritë dhe mirësitë e tij deri në detaj, ku mënyra e
përcjelljes tek lexuesi është aq e natyrshme saqë duket sikur poeti është
rritur dhe jeton me përditshmërinë e tij. Për më tej autori vargjet më të
bukura të zemrës ja kushton dashurisë…Në poezinë “E dashur”: Shumë jam mbushur,
por s'jam zbrazur pa më thuaj sa të kam dashur që n' momentin kur të kam hasur,
shumë jam mbushur por s'jam zbrazur,…. …poezi poeti është vetvetja, ai flet
adshurisë thjesht, me gjuhën e zemrës, me gjuhën më të bukur të shpirtit. Ai
është tejet i sinqertë, pa lajka, nuk e fsheh ndjenjën, nuk e ndrysh veten, por
e lë të lirë deri në çiltërsinë fëminore. Dashuria ka shumë forma të shprehuri
dhe sot pretendohet që në dashuri duhet të jesh i rezervuar, pak i mbyllur, që
femra mos të të marrë erzin, të mbetesh enigmatik për femrën, të dashurën. Por
Ilmiu është ndryshe, për të dashuria është malli dhe ëndrra e jetës që asgjë
nuk mund ta ftoh apo ti largojë, eklipset e saja E dashura për të hynë në
thellësi të ëndrrave, pa frymë! Ai e do imazhin e saj, e shtërngon brenda
heshtjes së tij. Ndjesi që e prek nga larg. Butësi mbrëmjeje, vrull shiu duke
vallzuar, pjalme dëshirash, aty ku kryqëzohen ledhat e ëndrrave të tij, kjo
është dashuria për Ilmiun. Autori në këtë libër e sheh të vërtetën jetësore në
sy, nuk e sheh botën bardh e zi, nuk e shikon me nota pesimiste, por e jep me
të gjithë vërtetësinë e saj, me dhimbjet, gëzimet, harenë, intrigën pabesinë,
mirësinë, përpjekjet, dështimet, arritjet e tjera. Me këtë lloj virtuoziteti të
të parit të realitetit ai ecën me këmbë në tokë dhe nuk mendon se arritjet në
jetë janë rastësi, por janë punë studim, kërkim, lodhje, pagjumësi, por edhe
çaste relaksi në zgjedhjen më të mirë të të veçantave jetësore. Po ndal pak tek
një tjetër poezi: Buzëmbrëmje Sonte hëna u puth dhe përqafua me diellin,
lumturia pafundësisht përshkoi tokën dhe qiellin, ndërsa njerëzimi mbet i
mahnitur nga atraksioni hënës me diellin… kjo poezi shquhet për mënyrën e
ndërthurjes së figurave por edhe të vetë egzistencës së planetëve, që janë
burim jete, hareje, energjish, janë adrenalinë shpirti, ku njeriu shikon
tërësinë e bashkësive ndërplanetare që e bëjnë botën më të bukur, më të
msitershme, më të kërkueshme. Por kryepoezia e këtij vëllimi është: U KTHEVA
ATDHE U ktheva atdhe, nuk di a më vure re? unë po ec përpara sot është një ditë
e re… shprehet autori në këtë poezi. Kjo poezi tregon qartë se në një moment
jetësor njeriu duhet dhe të reflektojë, të shoh mos vallë ka gabuar, të mos ecë
me idenë e pagabueshmërisë në jetë. Jeta ti jep të dyja mendësitë atë të
mendimeve të zymta dhe të mendimeve optimiste, varet se çfarë njeriu zgjedh në
jetë dhe autori për një çast reflekton se a duhet të kthehet në atdhe pas
mërgimit të gjatë? Ky lloj reagimi e ka zanafillën tek dijet e saj, tek tendeca
për të çarë në jetë me ide, ku qetësia gjen shtrat tek atdheu. Ai në këtë poezi
i përmbahet thënieve të filozofëce se “Dashuria për atdheun është topi që
shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të
fortë. S.Frashëri. Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk
prek zemrën tënde. Elyari. Tek atdheu ai gjen sigurinë, dashurinë njerëzore,
hapësirat e duhura, kurajon, forcën, të ardhmen, respektin, mbështetjen…. Në të
tërë këtë vëllim poetik autori vjen më i pjekur, më i freskët, më konkret, më i
sigurt. Ai nuk e vulgarizon vargun, nuk i jep ide dhe mendim abstrakt, por
rrugëton natyrshëm, plot siguri për të bërë balancet e vërteta jetësore. Në
gjithë këtë vëllim poetik ai nuk përcjell profecira absurde, apo fjali
sugjesticionuse që të kenë për bazë euforinë e tejskajshme, pasi Ilmiu është
pjesë e shoqërisë, punon, jeton, debaton, kërkon, ka famijle dhe përcjell
natyrshmë të gjitha aspektet e ndërtimit të jetës që bën shoqëria. Si nga ana
estetike, artistike dhe atë mesazhore, autori ruan ekuilibra, raporte të drejta
ku të tre këta elementë të ndërtimit të një vepre letrare, janë lëmuar dhe
harmonizuar pa tepri dhe tejskajshmëri. Në gjithë hapërirën e ndërtimit ky
vëllim nuk ka përsiatje tematikash pa diskutuar për strofë apo varg, kur dihet
që sot poezia vuan ndjeshëm nga kjo sindromë e përsëritjes bezdisëse. Me një
gjuhë të pastër, ky vëllim është një kërkim rruge, për ta parë poezinë si
ndjenjë shpirtërore, si pasqyrë reale të jetës njerëzore, ku figuracioni vjen
elegant, i pasforcuar, për të shkuar në mënyrë sa më organike tek lexuesi.