Kerko: a
Helena Halilaj: Kosovë të dashurova me sy fëmije
E marte, 18.02.2020, 09:00 PM
Kosovë të dashurova me sy fëmije
Nga
Helena Halilaj
Prej
teje mësova që fëmijë dashurinë për lirinë. Në qytetin tim të vogë që u bë
prehër i madh.Pë ty kujtimet më të forta i ruaj në qendër të zemrës e i takoj
shpesh sa herë shkoj në Kukës, sa herë fryjnë mbi ballin tënd erërat e mallit.
Më merr malli për fëmijërinë time kur ne jetuam sëbashku, sa mirë ishim dhe pse
ishte kohë lufte, pritjeje. E kujtoj gjithmonë atë pranverë që celi lirinë
tënde. Sot Kosovë, a po lodhesh Kosovë, bija ime e mundueme, e rritur pa gjirin
e nanës, por me vajin e saj mbete gjallë. Kosovë flas shpesh për ty, e më rri
në mendime si dashuria të cilës s'kisha kurrë me i ik, as me ju trembë, ti je
dashuria e çdo indi ku flenë trimat. Me të dashtë ty duhet guxim, po aq guxim
sa me të pa buzëqeshjen e lirshme në shtatin tënd të bukur. Kosovë a mundesh më
e fortë me u bë nesër, po mundesh, kur varret lule kanë me lulëzue për sytë e
fëmijeve që gezojnë sot. Ti na mësove çfarë arome të rëndë ka liria, të
mbërthen shpirtin e nuk t'a zëvendëson asgjë. Me ty nisën udhëtimet tona më të
bukura, të pafundme, të pandashme. Kosovë të du si para njëzet vitesh kur të
dashurova me sy fëmije.