Kerko: a
Gani Mehmeti: Bija e Mavriqit, Hanifja
E marte, 18.02.2020, 08:53 PM
BIJA E MAVRIQIT, HANIFJA
Kur
Kosova pushtohet prej Serbisë
Ia
ndan tokat përgjysmë Shqipërisë
Përndjek
popullin prej shtëpisë
Gjitha
të zezat i vijnë Shqiptarisë!
Nga
Gani I. Mehmeti
Me
kokën prapa, pse i kishte mbetur gjithçkaqë njihte e dinte, këmbët po e çonin
përpara. Njerëzit, të mëdhenj e të vegjël, të shkurtë e të gjatë,të hollë e të
trashë – janë të njëjtë. Por, ata dallojnë në mendje e në zemër, në ndjenja e në emocione, në të ditur e në të
paditur.
Në
foto : Fshati Potok në Kodër, nga ku ishin larguar gati para 100 vitesh, më 1924 Ali Rama me
familjen e tij dhe Bija e Mavriqit, HANIFJA. Kjo është shtëpia e Abdullah Hamit
Ramës.
Kështu
ishte edhe Hanifja, por me një logjikë në kokë, me një dashuri, me zemër e me
ndjenja më të mëdha se që ishte me vite
e me trup, më e ditur, më e dhimbshme, më e
përmallueshme, mëe dashur se të gjithë të tjerët për vendin e saj ku
kishte lindur tani e njëmbëdhjetë vite më herët.
Eee,
po! Ani! Se, sot po largohem, por e
gjallë, të jap fjelën o Vendi im, se nuk të harroj dhe herët a vonë do të të
kthehem. Të jap fjalën, se nuk do të vdes pa u kthyer, se unë këtu kam lindur
dhe këtu do të vdes, se zemra ime rreh për këtë vend dhe mendja ime punon për
këtë vend. Sërish do i shoh këto male, këto kullosa ku kullota bagëtinë, këto
kodra! – po fliste me vete, duke e mallkuar shkaunqë po e detyronte të largohej
nga vendi me gjithë familje, nga që, po ia kërkonte babain t’ia vriste, e pa
babain nuk e merrte me mend se si do të jetonin ajo me vëllain dhe me nënën,
prandaj do e lëshonin Mavriqin, Llapin dhe Kosovën, duke shkuar për në
Shqipëri. Po lergohej nga vendi më i mirë e më i dashur për të, nga që edhe nuk
njihte vende të tjera deri atëherë, duke mos ditur se deri ku shtrihej toka, po
mendonte se nuk e ka larg skajin. – Mos u ngifshi kurrë, gjithmonë mbetshi të
uritur, ju mbetët në fyt toka arbërore. Mbetshit edhe pa atë që na e keni
marrë, madje sa më parë, në fyt ju mbettë, që kurrë nuk na latë rehat të
jetojmë si njerëz, o ju të panjerëz! Zoti u hakmarrtë në ju! Mos pafshi kurrë
dritën e juaj, po farë e fëlliqur kishit qenë...! Sot po iku, pse po më duhet
të shkojë me prindërit e mi për të shpëtuar lëkurën, por nuk e lë pa u kthyer
prap këtu, në vendin tim. Do të përpiqem të bëjë çmos për vendin tim, se këtu
në Mavriq, pak më lart, atje në Reçicë kam Ajeten e Demë Ahmetit dhe të gjithë
të vrarët e tjerë nga dora juaj e zezë.
– Kështu, me mendje tek vendi i saj, tek Mavriqi, tek Llapi e Dardania
Antike e deri tek Ajetja e Ddemë Ahmetit, po ecte gjithnjë e më shumë e edhe po
largohej nga vendi i saj i lindjes. Dhe, sa më shumë që po largohej, aq më
shumë, diçka, sikur po i lidhej në fyt e gjoks, aq më shumë po e dashuronte
vendin që po e linte.
–
Po e lë vendin e paraardhëses sime, po e lë varrin e Ajetes të Demës. Eh, po!
Këto lufta u përsëritkan për çdo 50 a
100 vite tek shqiptarët me armiqt e tij.
Ajetja u vra me shka ballë për ballë në luftën me ta! Nuk u dorëzua
kurrë në dorën e shkaut. I lumtë asaj! Ka dhënë jetën për nderin, për familjen
dhe për Atdheun! Ia vranë e ia masakruan familjen, por nuk mundën ta thyejnë,
nuk mundën t’ia shfarosin familjen. Ajo, familja e Ajetes, familja e Demë
Ahmetit u rrit, u shtua dhe po ata e kanë mbushur me banorë Mavriqin e Llapit
me të gjitha fshatrat e vendet tjera, sa janë zgjëruar edhe jashtë Mavriqit në
Llap e në Dardani. Këta jetojnë e frymojnë dhe vazhdojnë luftën kundër armikut
që disa herë i la pa atdhe, duke i ndjekur e përndjekur, por edhe këta sa më parë
që mundnin, ktheheshin në vendin e tyre, duke mos e harruar dhe duke mos hequr
dorë kurrë nga vendet e tyre të bukura. Jo, jo! Edhe unë jam njëra nga
pasardhëset e Demë Ahmetit, jam stërnipja e vetë Isalam Qorrit, që ju e patët
qorruar në djep!Unë di se nuk po veproj sikur Ajetja, ajo qëndroi kundër tyre
dhe i luftoi ata deri sa u vra edhe vetë në luftë. Unë po iku... gjest i lig
ky, po e di, por unë po iku...! Po iku, që të kthehem vetë e sata t’i luftojë
armiqt tanë. Nuk do e harroj këtë,
gjithherë do ta kem ndërmend dhe do të hakmerrem, drejtpërdrejt ose ata të gjakut tim, vetë
pasardhësit e mi!
Bagëti
në Potok të Mavriqit të Llapit
Me
të gjitha këto mendime, me këto tortura ndaj vetvetës, me gjithë qortimet dhe
arsyetimet e qëllimet e veta, ajo shkoi me prindërit në Kavajë... Atje shkuan
të ndjekur nga armiku serb.
Ishte
kjo Hanifja, bija e Ali Ramës – Potokut, e cila si fëmijë u detyra të linte
vendlindjen e saj dhe gjithçka e me vete të merrte kujtimet për vendin, bashkë
me prindërit e saj dhe vëllain, Bajramin
– të përndjekur nga xhandarët serbë.
Babai
i Hanifes ishte një njeri i njohur për
vendin e tij dhe kishte një autoritet. Ai ishte një njeri i ngritur, njihte
katër gjuhë të huaja. Ndoshta pikërisht për këtë edhe po ndiqej nga armiku, se
një populli, për ta qeverisur e për ta mbajtur nën pushtim, duhet hequr qafe
elita, njerëzit që kanë autoritet, e pastaj me të tjerët bën si të duash.
Babai
i Hanifes, sipas rrëfimeve, ishte i njohur edhe me mbretin shqiptar. Vetë
mbreti kishte pasur ndërmend ta emëronte në krye të shtetit diku! Mirëpo, një
fjalë e urtë popullore thot: Nafakpremit i qesin hundët gjak kur të kthehet
tërvesa! E, babai i Hanifes, Aliu, me
premtime nga mbreti, ia merr jetën murtaja, atje, në Kavajë, diku vetëm nja një
muaj mbasi ishin vendosur aty, bashkë me të birin e tij, Bajramin, vëllain e
Hanifes!
Tani
fillon një jetë tjetërfare për Hanifen. Një jetë edhe më e rëndë, por ashtu siç thamë, kjo ishte një malësore, ani
pse ende e re në moshë, po që po dinte të mendonte dhe ta udhëheqte jetën e
vetë, jo vetëm për vete, por gjithherë duke menduar edhe për Mavriqin e
gjithsesi për Kosovën.
Mbesa
e luftëtarit dhe njëriut të madh, për çështjen kombëtare, Demë Ahmeti, dhe bija
e Ali Ramë Potokut, Hanifja, që ishin shpërngulur nga Mavriqi me babanë Aliun, nënën Hyren, vëllaun e vogël
Bajramin, për në tokën mëmë Shqipëri, nuk kishin migruar nga dëshira, por nga
dhuna dhe përndjekjet që bënte pushteti i atëhershëm serbo-sllav ndaj
shqiptarëve në Kosovë. Edhe pse ishte në moshën fëmijënore, ëndërrat e saj për
vendlindje nuk iu shuan, që një ditë të kthehej prapë.
MARTESA E HYRËS, NËNËS
SË HANIFES, NË KAVAJË
Duke
mbetur dy femra të vetme, jeta e tyre ishte e vështirë të kalohej, prandaj
Hyra, nëna e Hanifes vendos të martohet për të siguarar sado pak edhe
ekzistencën e tyre, pasi kishin mbetur pa mashkull dhe pa krah pune në shtëpi.
Jeta
në Shqipëri ishte përplot vuajte, sidomos ajo ekonomike. Nënë Hyra mbetet e
vetmuar, vetëm me vajzën Hanife. Pas ca viteve, nënë Hyra detyrohet të martohet
dhe të vazhdojë jetën me një burrë me prejardhje nga Kosova, i quajtur Halil
Buçinca. Për Hanifen ishte një dhembje shpirtërore, përshtatja në një familje
tjetër.
Është
për ta cekur, se burri i dytë i Hyrës, po e trajtonte siç ishte më së miri edhe
Hanifen, vajzën e gruas, çka kishte bërë të vetën, që sa do pak, Hanifja të
ndjehej e kënaqur dhe falënderuese ndaj Halilit.
Vuajtjet
e Hanifes që fëmijë prej serbit, tani e mbetur edhe pa më të dashurit e saj –
vëllait e babait, e kishin kalitur atë edhe më shumë që të ishte gjithherë e sa
më e fortë, duke menduar edhe për Potokun, Mavriqin dhe Kosovën, që nuk po e
ngrohte mjaft dielli i mesit të Shqipërisë, që shumë nga shqiptarët do ta
kishin lakmi.
HANIFJA PO RRITEJ,
ISHTE BËRË PËR FEJESË
Koha
i bartë të gjitha me vete. Ajo mbushet me të mirat e me vështirësitë që
ndodhin, pa u ndalur në asnjë moment. Ajo i rritë fëmijët e bëhen të rinj, të
rinjt e kalojnë atë dhe hyjnë në moshën e pjekurisë, e, bashkë me këtë, edhe
kërkesat e nevojat për jetë, deri me lidhjen e fatit të tyre, qofshin meshkuaj
apo femra, vie koha e martesës së tyre.
Hanifja,
që tani kishte lëshuar shtatin e i kishte bërë vitet, nuk donte të ishte më
barrë e nënës Hyrë dhe e njerkut. Sikur me kohë kishte kuptuar vazhdimin e jetës me dikë, dhe kishte vënë syrin një
djali, edhe ai i ndjekur nga Kosova e që po jetonin jo larg njëri-tjetrit.
KUSH ISHTE MILAZIM
KOCI?...
Nuk
ishte e vetme familja nga Llapi, që kishin lënë vendlindjen e tyre dhe kishin
marrë rrugën për në Shqipëri, por të tilla kishte shumë nga të gjitha trevat e
Kosovës. Një nga këto ishte familja nga Drenica, që shquhej për nga patriotizmi
dhe lufta që bënin për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe kundër kolonizimit serb
që vinin e i pushtonin tokat në Kosovë, në periudhën e mbretërisë serbe, në
krye me Pashiqin. Grupet kriminale të kolonëve që vinin nga anët e ndryshme të
Serbisë, po i destabilizonin banorët autoktonë shqiptarë kudo që shkonin, ashtu
edhe në Drenicë. Por kishte të atillë shqiptarë, trima dhe luftëtarë që u
dilnin përballë këtyre kriminelëve që po ushtronin dhunë nadaj shqiptarëve.
Ndër ta ishte Azem Bejtë Galica, me bashkëluftëtarët dhe patriotët që kishte.
Familja patriotike, e cila çdoherë bashkëpunonte me të dhe ishte pjesë
përbërëse e çetës se Azem Bejtës, Shaqir Koca me vëllezërit e tij – Abdylin,
Bahtirin dhe Rushitin nga Polaci.
Kolonët
serbë që ishin vendosur në fshatin Polac, ushtronin dhunë të vazhdueshme mbi
banorët shqiptarë të fshatit Polac dhe fshatrave përreth, të përkrahur nga
pushteti i atëherëshëm serbo-sllav të viteve
1920-ta.
Një
ditë, duke punuar në pronën e vetë djali i madh i Shaqirit, Milazimi bashkë me
axhën e tij, Rushitin, përballen me një sulm të armatosur nga një grupi
kriminal e huliganësh i kolonëve serbë. Duke ditur kohën për rreziqet që mud të
ju vinin në çdo çast, Milazimi me xhaxhain e tij edhe në punë kishin shkuar të
armatosur, me çka, mbas sulmit të tyre nga
Në
foto: Fshati Polac i Skënderajt. Nga këtu u largua edhe Milazimi me të tjerë,
por malli e dashuria ndaj vendit dhe luftës për ta çliruar Atdheun, nuk mundi
të qëndrojë në Durrës. U kthyen të martuar me Hanifen dhe vajzën Sherifen në
vendin e tyre.
kriminelët
serbë, këta iu përgjigjen me armë, duke i lënë dy kriminelë të vrarë e disa të
tjerë të plagosur, për çka, kriminelëve nuk u kishte shkuar as mendja se dikush
nga shqiptarët nuk e durojnë dhunën e padrejtësinë, në mbrojtjen e nderit e të
tokave të tyre. Pas kësaj ngjarje, pushteti i atëhershëm filloi të ushtrojë
dhunë të vazhdueshme ndaj familjes së Shaqirt, duke kallur shtëptë e gjëra të
tjera, duke bërë presion që të dorëzojë vëllaun Rushitin dhe djalin Milazimin,
të cilët ishin përfshi në konflikt. .Milazimi, i cili ende nuk i kishte mbushur
të njëzetat, bashkë me axhen Rushitin,
detyrohen të migrojnë në Shqipëri, i cili në atë kohë ndiqte mësimet në
medrese, në qytetin e Prizrenit dhe detyrohet t’i ndërpresë ato.
Ishin
vendosur në Durrës.
Këtu
po jetonte edhe Hanifja, Bija e Mavriqit, dhe, këto dy familje, të përndjekura
nga i njëjti armik, ani pse ishin pothuaj nga dy skaje të Kosovës, ishin të
dyja familje atdhedashëse që me këmbëngultësi e luftonin pushtuesin prej
kohësh, nga i cili ishin përndjekur.
Këto
familje kishin filluar një jetë të re në tokën e Shqipërisë mëmë, por mendjen e
kishin çdoherë për vendlindjen e tyre në Kosovë, që po vuante nga një sundim i
egër serb.
TAKIMI I DY TË RINJVE
Kampi
i kosovareve në atë kohë që mbreti Zogu e ka caktuar, ka qenë në Kavajë. Aliu
dhe djali i ti Bajrami jane te vorrosur në Kavajë, që sot është bashkangjitur
me Durrësin, prandaj, herë thuhet Kavajë e herë Durrës.
Hyra
eshte martuar te Shkëmbi i Kavajës, tash i thonë Durres aty. Motra Hanife me
Hyren ka jetua deri kur u martue me Milazimin.
Familja
e Milazimit ka jetue gjithë në Durrës deri jane kthye ne Kosovë.
Ata
vendosen në qytetin e Durrëst. Po ashtu në qytetin e Durrësit jetonte edhe
vajza e Aliu, Hanifja. Ato familje kishin filluar një jetë të re, në tokën e
Shqipërisë mëmë, por mendjen e kishin çdoherë për vendlindjen e tyre në Kosovë
që po vuante nga një sundim i egër serb. Koha po ecën, të rinjtë kërkonin fatin
e tyre të dashurisë.
Dy
të rinjtë, takohen rastësisht në qytet, Milazimi dhe Hanifja, ku në shikim të
parë i lënë përshtypje njëri tjetrit. Nga aty lindë dashuria. Kur kuptojnë që
të dytë janë nga Kosova, dhe familjet e tyre ishin të përndjekur nga
xhandarmëria.
Kjo
kishte bërë që një ditë, dy të rinjt ishin takuar dhe i kishin rrëfyer njëri-tjetrit
për dashurinë që kishin ndërmjet tyre. Këta, me qëndrime të njëjta ndaj
vendlindjes, marrin vendimin edhe të martohen. Hanifja shkon tek ajo familje
dhe i tregon hallin e saj.
Ne
jemi marrë vesh me Milazimin që të martohemi, por unë kam një kusht, më
përpara! – i thotë Malësorja e Mavriqit, babait të Milazimit.
Urdhëro,
të dëgjojmë! – ia kthen babai i Milazimit.
Unë
do të martohem me Milazimin me kusht, që, posa të ndreqet puna, të kthehemi në
Kosovë, atje nga ku kemi ardhë.
Po,
kjo është edhe një dëshirë e jona, dhe se, nuk shohim mundësinë të vazhdojmë
jetën këtu përgjithmonë.
Hanifja
martohet me Milazimin e Kocëve të Polacit të Drenicës, duke krijuar një familje
të mrekullar. Jeta e tyre ekonomike ishte e mirë tani, gëzimin dhe lumturinë në
familje e rriti lindja e vajzës së tyre, Sherifja. Tani po i mundonte vetëm
malli dhe dashuria për vendlindjen në Kosovë, që sa vinte e po u shtohej
dita-ditës.
Koha
po ecën, kishin bërë trembëdhjetë vite, malli po shtohej deri në djegie.
Një
ditë vendosin të kthehen në Kosovë, të çmallen me familjet e tyre dhe të
kthehen prap në Shqipëri në rast rreziku! Por, sa kthehen në Kosovë, atë kohë
Gjermania bën sulmin e parë mbi Jugosllavinë. Atëherë kufiri Jugosllavë me
Shqipërinë mbyllet pëfundimisht. Milazimi dhe Hanifja mbesin në Kosovë,
gjegjësisht në Drenicë, përgjithmonë. Vuajtjet për Milazimin dhe famljen e
Shaqir Kocës, sa vijnë e shtohen. Milazimi, kërkohet vazhdimisht nga
xhandarmëria serbe për të dhënë llogari për konfliktin e mëhershëm me krimnelët
kolonë serbë. Ishin vitet 1943-4-5, ku shqitarët po vriteshin dhe masakrohëshin
nga çetnikët serbë, Milazim Koca nga Polaci, arratisej nëpër malet e Kosovës,
që mos të bie kurrë në duart e
xhandarmerisë
serbo – çetnike, dhe qe mos ta lëshojë pushkën nga dora, deri në çlirimin e
Kosovës nga çetnikët serbë. Edhe ashtu kishte ndodhur. Milazimi ishte
bashkëluftëtari i ngushtë i Mehmet Gradicës, Shaban Polluzhës, si dhe figurave
më eminente të asaj periudhe, pjesmarrës në të gjitha betejat kundër çetnikëve
serbo-sllav. Fitorja e komunizmit në krye me Titon, bëri një amnisti ndaj të
arratisurve shqiptarë që ishin nëpër male dhe që ishin akoma me pushkë në dorë.
Milazimi,
duke mos gjetur rrugëdalje tjetër, detyrohet t'i dorëzohej pushteti të ri
komunist, ku gjykohet nga gjykata e atëhershme komuniste me tetë vite burg të
detyrushëm, që do t'i mbajë në Mitrovicën e Sremit. Pas tre viteve të mbajtura
në burg, Tito, bëri një amnisti, ku bëhet lirimi i Milazimit! Hanifja, duke i
ndi vuajtjet shpirtërore, mungesën me vite të tëra dhe frikën se mos po i ndodh
diçka e keqe Milazimit dhe malli për nënën Hyrije, që e kishte lënë në
Shqipëri, prap ishte e kënaqur dhe me shpresë se një ditë do të ishin bashkë më
Milazimin, dhe ashtu ndodhi. Krijuan familje, duke lindur fëmijë, Sherifën të
lindur në Shqipëri pastaj Fatimen, Tafilin, Fadilin dhe Nezirin i lindi në
Polac. Kjo familje është shtuar me nipa e mbesa të shumtë.
Në
foto, pasardhësit e Milazim Kocit dhe Hanifes, nga e majta: Neziri, daja i tyre
– Abdullah Rama nga Potoku i Mavriqit, nipi Tafili, djemtë e Tafilit: Nysreti
dhe Fatoni dhe djali i Abdullah Ramës, Iliri.
Por,
Hanifja kurrë më nuk pat rastin ta shihte nënë Hyren, për shkak të sistemit të
izoluar komunist shqiptaro-jugosllavë.
Ideali
dhe dashuria e Nënë Hanifes, Bijës së Mavriqit, që assesi nuk po rehatohej larg
kosovës – në Shqipëri, i shkoi në vend nga djemtë e nipërit e saj, ashtu
si të gjithë luftëtarët që kishin dalë
në luftë për Liri. Djemtë e nipat e Hanifes morën pjesë aktive në Luftën e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën që u çlirua Kosova.
Në
luftë kishin marrë pjesë Neziri dhe Tafili, ndërsa Fadili e kishte ndihmuar luftën financiarisht, meqë
ishte punëtor në Gjermani.
Neziri
kishte arritur edhe të shkollohej, duke kryer Fakultetin e Gjuhës e Letërsisë
Shqipe dhe ka dhënë kontributin e tij në mësimin e gjuhës dhe edukimin atdhetar
e njerëzor të brezit të ri.
Në
foto: Fshati Potok i Mavriqit të Llapit
NGA RRËFIMET E HANIFES
Kur
kish pas vdekë mixha Ali në Shqipëri, tha erdhi me na pa familjen një misionare
nga Anglia. Ajo e kish pas njoft Aliun dhe kish pasë për detyrë me kontaktue e
me marë shënime prej kosovarëve që ishin ikë në Shqipëri.
Motra
Hanife tha, i tha nanës :
A
paska vdekë ai pehlivani a !? - Hyra, nëna ime, i tha :
Po
valla! - Misionarja nga Anglia i tha nanës :
Vajzen
ama mue se po e çoj në Angli e po e shkolloi!
Po
nëna Hyrë nuk pranoi, i tha:
-
Jo se veq qikjo çikë më ka mbetë pej tina (kupto : prej burrit të saj, Aliut).
- E nuk pranoi, se ajo pat me më çue në Angli me më shkollue se babën e kish
pas respektue shumë.
I
tha nanës
Burrin
e ke pasë pehlivan, e kam njoft dhe kam pas ba intervistë me të. Ka qene shumë
i aftë. - Dhe shkoi. Asaj i thojshin atëherë misionarja e Anglisë.
TAKIMI I HANIFES ME
FAMILJARËT NË MAVRIQ ISHTE NKTH
Kur
u kthyem në Kosovë në Polac, une tanë kohën mendojsha qysh muna me kontaktue me
familjen e mixhallarëve të mi në Llap !
Nganjiherë
shihsha andërr se u takojsha me ta.
Nji
ditë vjehrri ke në Brabaniq. Kur erdhi tha:
Në
Mitrovicë ata të Brabaniqit ishin takue me nja të familjes teme.
Bile,
tha ai, - Hamit e ki pasë emnin, djali i Avdisë!
Atëhere
une e dita se Avdia ka qenë mixha im, i thash:
Valla
bash djali i mixhës tem tek o kanë! Kaluen hale do kohë, kur nji ditë, une kah pjek bukët, Sejdia erdhi e më tha:
Vallahi
o ardhë ai djali i Llapit si thojshin ata të Brabaniqit në odë, me Shakun asht!
I
lash bukët, qe, po vjen Shaku vjehrri
im. Tha:
O
ardhë ai i Llapit! Po thot: N’koftë qi e ka emnin Hanife e baba i saj Ali, e kam çikë të
mixhës!
Edhe
une i thash vete:
Nëse
e ka baba i ti emnin Avdi e paskna djalë të mixhës! Shkoi e veti. Ishin marë
vesh e erdh e më tha:
Qitash
banu gati, hajde e foli, se djalë të mixhës e paske!
Nga
gëzimi, shkova në dhomë, po u munojsha me u vesh qpejt po nuk mujsha, veq u
pshtillsha. Erdhi burri e më tha:
Ça
u ba, gutu se marre, je vonue!
U
vesha diqysh, zemra më rrahke fort, sikur isha hup krejt pej gzimit, e hina në odë! U takuem! U përqafuem, më
duelën edhe lotët! Gzim ma të madh nuk kisha pasë në jetën time as ma përpara,
as ma mrapa deri sot! Hamitin,
kur
jam dal pej Potoku, e kam lanë fëmijë një vjeç në djep. Në vitin 1924 o kanë.
Emni m’u kujtojke, ma shumë kurgja! Folëm, i tregova rrugën time krejt pej
Potoku në Shqipëni... Kthimin në Kosovë.
E
veta tonej për familjen tonë. Mue m’u kujtojshin të gjithë, ai u çuditke!
Tha:
Motër,
asnja s’i paske harrue? Po më vjen keq, që baba Avdi ma nuk asht gjallë. Shkiet
e plaguen në kufinin Kosovë-Serbi në Luftën e Dytë Botnore. E kishin pas çue në
spital në Mitrovicë, po qat natë, si e kanë marë partizanët spitalin, e kanë
mbytë. Ma, as eshtnat nuk ja dimë. Unë në atë kohë isha në shkollë në Akademi
Ushtarake në Jaltë të Ukrainës.
Mixha
Sylë u dergj shumë gjatë luftës e mas lufte, ka vdekë. U varros në Potok e
Rizahi u kanë aty e ka varrosë.
Kameri
i mixhës Sylë u kanë në frontin e Sremit atëherë. Ish kanë pa smu. Gjallë asht
ardhë te shpia e mas 6 jave, ka vdekë. – tha Hamiti.
Shumë
u mërzita kur mora vesh si dy mixhallarët e mi - Syla e Avdia kanë vdekë!
Hamiti
bujti dy net. Mbas dy nete tonej e përcollëm.
Milazimi
na tregoi rrugen cilave katune me i ra per me ardhe ne Potok. Kah me i ra neper
katune neper Shale e me dale ne Llap.
Milazimi
i premtoi se at moment si del vera e ndreqet koha kemi me u nise e me ardhë.
Ashtu
ndodhi, si duel vera pej Polaci e ne Mavriq jemi shkue.
Në
foto : Abdullah Rama, pranë varrit të
babait të tij Hamit Rama në Potok.