Kerko: a
Lekë Mrijaj: Vinçenc Malaj - Kuvendi i Arbënit
E enjte, 16.01.2020, 09:42 PM
Analizë e librit "KUVENDI I ARBËNIT " të autorit dr. patër Vinçenc Malaj
(Analizë
e shkurtër përmbledhëse e këtij libri, është bërë në kuadër të 317 vjetorit të
mbajtjës së Kuvendit të Arbënit. Falenderim i posaçem për librin e dhuruar ecën
për meshtarin e çmuar, don Fran Sopi)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Libri "Kuvendit të Arbënit",
i autorit dr. patër Vinçenc Malaj është një libër i kompletuar i cili përmban
në vehte aktet finale dhe vendimet pikë për pikë të marra në kuvend të mbajtur
me 14 e 15 janarin e vitit 1703 në Kishën e "Shen Gjonit" në katundin
Mërqî, që është tri kilometra në veri të Lezhës së Shqipërisë e që u mbajt nën
drejtimin e Imzot Visk (Vinçenc) Zmajeviçit (kryeipeshkëv i Tivarit (1670-1745)
e personalitet i shquar kishtar i shekullit të XVIII, me origjinë kroate, i
cili ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në
organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit më 1703). Autori dr. patër Vinçenci, në këtë libër me
një mjeshtëri të rallë ka nxjerrë në pah të gjitha konkluzat e përgjithshme të
Kuvendit të Arbënit, që do të thotë se ky françeskan e autor i librit vertetë
mbetët një personalitet i rrallë në historiografinë dhe kulturën tonë
kombëtare. Çështjet e trajtuara në librin "Kuvendi i Arbënit" që në
fillim e shohim fjalën e prof. dr. Gjergj Rrapi, i cili për botuesin e librit,
veq tjerash thotë se vepra e dr. patër V. Malës, sygjeron për njohjën e vlerave
të mirëfillta të kulturës dhe historisë sonë kombëtare, është më së e
domosdoshme që burimët shkencore të tyre të studjohën-merrën që nga dora e parë
e jo nga interpretimët e të tjerëve. E
themi pa ngurrim se me leximin e kësaj vepre të këtij autori, lexuesi dhe
opinioni intelektual dhe kulturor do të bindët për njohjën e vlerave faktike të
historisë sonë kombëtare dhe se burimët historike kombëtare mund ti njohë
përmes burimeve historike t? Kishës Katolike Apostolike Shqiptare tha në mes
tjerash për botuesin, prof.dr. Gjergj Rrapi. Ndërsa në parathënien e tij, Wili
Kamsi, ambasador i Shqipërisë n? Vatikan, veq tjerash potencon duke thënë se
historia e Shqipërisë, është e përshkruar prej ngjarjësh të mëdha e të vogla,
në çdo kohë ajo ka pasqyruar ngjarjet e ndryshme drejpërdrejt deri të shpallja
e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe rritjës së pergjithshme të binomit për Fe,
Atdhe e Kulturë. Pikërisht në mes tjerash, Willi Kamsi tha se ishte lufta e
fundit austro-turke e mbeshtetur nga shqiptarët e popujt tjerë ballkanik e cila
me terheqjën e ushtrisë austriake solli hakmarrjën ndaj popullit tonë duke
arritur ta nxjerrin nga varri-zhvarrosin imzot Pjetër Bogdanin për t'ia hedhur
trupin e tij qejve të Prishtinës, gjë qe e njëjta gjë perseritët (nga regjimi i
kuq enverist shënimi im) edhe pas tre shekujve duke ia hedhur në lum eshtrat e
këtij poeti me përmasa të fuqishme kombëtare, At' Gjergj Fishtës. Ishte
ipeshkvi i Tivarit, imz. Vinçenc Zmajeviç e Papa Klementi XI i familjës Albani
për ti dhënë shkas për mbajtjën e Kuvendit të Arbënit me 14, 15 janarin e vitit
1703, gjë qe punimet e këtij kuvendi u botuan latinisht dhe shqip me 1706 e qe
konsiderohën si vlerë jo vetëm fetare por edhe kombëtare. Ambasadori, Wili
Kamsi veq tjerash thotë se ky studim me një pershkrim në këtë libër i paraprinë
punës së shkrimtarëve. Veq kësaj Kamsi thotë se si thotë dr. patër Malaj,
mbrojtja e krishtërimit merrte, me perpjekjët e tyre, "një kuptim
politik tue kthye në nji mbrojtje të pavarsisë shpirtërore të popullit kundër
pushtuesit". Kështu që "në shkatërrimin thujse të plotë fetar,
politik, kulturor të Shqipërisë pas pushtimit islamik, vetëm tradita kishtare
trashugoi e perhapi kultin e fesë së të parëve tanë, t? mësueme e të mbrojtun
me gjuhën e zemrës e të votres shtepiake hallkë e vetme e fisit të ndamë e të
shprishum, dhe mjet i vetëm e simbol i njisisë etnike". Në fund të
parathënies Wili Kamsi thotë se ky libër është dashur të botohët që në kohën
kur u hartua , megjithatë mbetët një vepër e rëndësishme për vetë mënyrën si
është ndertuar, dhe në krahasim me studimët e mëvonshme tha studiuesi Wili
Kamsi, ambasador i Shqipërisë në Vatikan.
Në fillim të këtij libri
pershihën: Bibliografia – Burimet e botuara dhe të pa botuara, vepra studime,
fjalorë dhe enciklpeditë, burimet periodike etj. Libri është i konceptuar në dy kapituj.
Në
kapitullin e parë trajtohën këto hulumtime e studime:
Inkuadrimi
i koncilit kombëtar shqiptar i vitit 1703.
Situata
politike.
Kushtet
kulturore.
Kushtet
fetare.
Ndërsa në
kapitullin e dytë përfshihën:
Vizita
apostolike e mons. Vinçenc Zmajeviç dhe thirrja e Koncilit në Mërqi.
Papa
Klementi XI (Gjian Feancesku) Albani dhe vizitatori apostolik Vinçenc Zmajeviç,
arqipeshkëv i Tivarit .
Dorëshkrimi
i vizitës dhe rëndësia e saj si burim historik mbi Shqipërinë e shtatqindëshit.
Gjendja e
dioëezave, e famullive, e klerit dhe misioneve françeskane në Shqipëri si dhe
njoftime të ndryshme mbi kushtet e jetës fetare, shoqërore dhe ekonomike të
popullit, nxjerrë nga dorëshkrimi i vizitës.
Arqidioëezi
i Tivarit.
Arqidioëezi
i Durrësit.
Arqidioçezi
i shkupit
Përmbajtja
e Koncillit Shqiptar
Njoftime
të ndryshme mbi traditat, ritet, zakonet, dhe doket nxjerrë nga teksti i
Koncillit
Grafia dhe
ortografia
Vezhgime
gramatikeor, fonetike,morfologjike e tjera
Shënime
Shënime
biografike për autorin
Shenime
biografike:
Dr. Patër Vinçenc Mala, u
lind me 1 dhjetor të vitit 1928 n? Lare t? Krajës së Tivarit. Shkollën fillore
e nisi në vëndlindje dhe e kreu në Tivar, ndërsa të mesmen, drejtimin klasik në
Shkodër, Split, e Pazin ku edhe u laurua me diplomë. Ndërsa në vitin 1945-1946
kreu vitin e Noviciatës apo shkollës fetare në Trishan afër Lezhës. Meshtar
shugurohët në vitin 1957 në Dubrovnik ku edhe sherbeu si biblotekist e kapelan
i spitalit. Gjatë vitëve 1966-1972 , studioi letërsin italiane në Universitetin
Shtetëror "La Sapienza" të Romës ku edhe u diplomua. Me 20 mars 1973,
nën udhëheqjën e komisionit në përbërje prof. Dr. Ernest Koliqi, korelator,
prof.dr. Guiseppe Schiro dhe prof. dr. Giseppe Gardilone, para komisionit të
përbërë nga 11 profesor, mbrojti me sukses të shkeqyeshëm tezën shkencore të
disertacionit me titull: "Kuvendi i Arbënit-1703", Conciloi
Nazionalne Albaneze del 1703. Iquadramento storico, testo albaneze e glossario
( Kuvendi i Arbënit. Mbledhja Kombëtare Shqiptare e vitit 1703. Shqyrtim
historik, glosari dhe teksti shqip). Ka marr pjesë në shumë simpoziume
shkencore në lëmi të ndryshme: albanologjike, historike, letrare, folklorike në
qendrat shkencore evropiane si në Palermo, Romë, New York: "Zgjimi" -
Rizveglio, Cosenza; "Dielli ", Wocester; "Koha", Titograd;
"Koha e jonë ", Paris, "Ka?i?" Split, "Albanian
ChatolicBulletin", Santa Clara Californi etj. Njëkohësisht ishte edhe
mbledhës i pasionuar i shumë njësive bibliografike mbi heroin kombëtar Gjergj
Kastriotin-Skënderbeun i cili në kuadër të studimeve të tij ka gjetur dy vepra
muzikore mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Autor i veprës së parë është
Antonio Vivaldi, 1718 Firencë, ndërsa e dyta është shkruar nga dy kompozitor
francezë, Rebel e Franceur në 1735 në Paris. Është themelues i Shoqatës
Themelore "Don Gjon Buzuku" me veprim në Ulqin dhe Tuz. Vlen të potencohët
se dr. patër Vinçenc Malaj ka qenë piktor dhe skulptor. Punimet e tij u
përmblodhën në albumin e posaçëm. Për shoqatën tonë skulptura më e rëndësishme
eshtë e BUZUKUT e punuar në gur. Vdiq me 4 shkurt të vitit 2000 dhe u vorros në
Tuz të Malit të Zi.
Libri i “Kuvendi i Arbënit”
i dr. patër Vinçenc Malaj, të bën të mendosh për sot dhe për të ardhmen e
brezave tanë ,vertetë është një libër studimor me vlera
multidimenzionale që ia vlenë ta ketë secili prej nesh e që do ti bënte nder
çdo studiuesi, lexuesi, atdhetari, intelektuali apo qoftë edhe kryefamiljari në
rikthim të së vertetëse duke i dhënë dritë Shqipërisë e trojeve të saja, që
janë pjesë e Arbënisë dhe Evropës së emancipuar e moderuar, ku është obligimi i
secilt prej nesh që të vrojtoj mirë dhe të ecën para, pa haruar e tejkaluar
asnjëherë udhën që e kemi përshkruar si lumenj vuajtjesh, lotësh, e gjaku nga
ana e përandorive të ndryshme otomane e sllavo ortodokëse.