Kerko: a
Alfred Papuçiu: Kur do të shohim Shtetet e Bashkuara të Europës – ëndërr e të madhit Viktor Hugo
E diele, 29.12.2019, 12:33 PM
Kur do të shohim Shtetet e Bashkuara të Europës – ëndërr e të madhit Viktor Hugo
Nga
Alfred Papuçiu*
Herë pas here u kthehem shënimeve, mesazheve nga ana e miqve të
mij të mirë që më shkruajnë lidhur me mendimet që shpreh në shtyp, sidomos për
dëshirën time që edhe Shqipëria dhe Kosova, të jenë një ditë në Europën e
Brukselit. Një prej tyre është dhe profesori i nderuar i gazetarisë shqiptare,
Hamit Boriçi, i cili para do kohësh më shkruante:
“Lexova ciklin e shkrimeve - mbrojtje e shkëlqyer e të drejtave të
patjetërsueshme të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar; aktakuzë kundër grupeve
dhe individëve jo thjeshtë dashakëqinj të Shqipërisë, por edhe politikanëve
amoralë në Europë e Shqipëri; advokaturë mjeshtërore me dituritë e një
diplomati e publiçisti për çështjet ballkanike, europiane dhe më tej.
Artikujt janë mbrujtur me fakte dhe interpretime kompetente, shprehur me
retorikë racionale, por edhe emocionale. Ju nuk keni qëndruar indiferent ndaj
kësaj padrejtësie të radhës të paprinciptë që i bëhet Shqipërisë dhe Ballkanit,
por u ngritët si tribun i drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare, duke u dhënë
një shembull edhe politikanëve dhe diplomatëve tanë që shtrirë në plazhe
rrezitën për të fituar energji që të zihen me njeri-tjetrin sa të fillojë
vjeshta politike në Shqipërinë e "reformave të mëdha"; dhe ashtu
mendojnë si e si të vazhdojnë mashtrimet për premtimet e përbetimet që i bënë
elektoratit, pa çka se harxhuan miliona Euro e Dollarë edhe nga arka e shtetit.
Ju përgëzoj edhe për stilin dinamik që përshkon artikujt tuaj; për mjeshtrinë e
komunikimit, duke u servirë lexuesve të interesuar dhe të painteresuar
informacione, fakte dhe argumente të pakundërshtueshme.
Me respekt të veçantë, Hamiti”
Ndërsa një mik tjetër, Profesor Luan Shahollari, më shkruan:
“Përshëndetje nga Tirana ,Alfred!
Më vjen mirë që menjëherë pas vizitës në Shqipëri po "ktheheni" here
pas here me shkrime në shtypin shqiptar. Kjo tregon se Dheu Amë ju ka dhënë
gjallëri e krijimtari...E lexova edhe shkrimin për Hugoin e Madh dhe Shtetet e
Bashkuara të Europës dhe më kujton qëndrimet e tua për Europën që në vitet
90-të, kur unë kam ardhur në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën dhe me pëlqeu.
Tek libri im i fundit, të kam përmendur me shumë respekt për vizionin tënd
largpamës për Shqipërinë dhe Europën. Ndërkohe jam duke lexuar librin
"Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara", i cili po më suprizon
me gamën e gjërë të temave dhe personazheve që keni hasur në jetën tuaj
interesane, brënda dhe jashtë shtetit, ku sundon tema e dashurisë dhe respektit
për njeriun dhe Shqipërinë. Përshëndetje dhe urime! Luani”
Këto mendime të shprehura janë pasqyrimi i një mendimi origjinal dhe të lirë. Ai lidhet
me mendimin e përhapur tek një pjesë e opinionit europian: Europa i përket të gjithë shteteve dhe banorëve që e përbëjnë atë, pra
duke përfshirë edhe ”Europën tjetër”, ku bëjmë pjesë edhe ne, Shqipëria,
Kosova, Zvicra dhe një numër shtetesh të tjerë që janë akoma jashtë saj. A
do ta mendojë këtë stafi i ri, drejtues i Europës së Brukselit që është krijuar
këto ditë? Këtë do ta tregojë koha, nëse vizioni i tyre për Europën pa kufi që
e kanë menduar disa dekada më parë, baballarët e Europës, do të bëhet më në
fund realitet.
Studimi i çështjeve europiane më ka shtyrë të
gërmoj më tepër për vlerat e individit, lirinë, pluralizmin, Shtetin e së
drejtës, të drejtat e njeriut dhe përparësinë e demokracisë. Nuk i
kemi njohur më parë, apo më mirë të themi nuk na i kanë mësuar në shkollë,
figurat e atyre që shkrinë energjitë për Europën, si Denis De Rougemont, Alfred
Borel, Jean Monnet, De Gasperi, Robert Shuman.
Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, pajtimi
franko-gjerman ishte një nga shtyllat e integrimit europian. Përballë Lindjes
që ishte nën kontrollin e ish- Bashkimit Sovjetik, Perëndimi krijoi Këshillin e
Europës në Strasburg, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pastaj disa vende
europiane krijuan Komunitetin Europian, i cili pak e nga pak u zgjerua dhe sot
quhet Bashkimi Europian, i përbërë nga 27 vende. Që nga viti 1989, historia e
Europës ka patur ndryshime të thella. Në Lindje, regjimet komuniste u
”fundosën” dhe lindën nacionalizmat. Europa, pa të lindin si kërpudhat pas
shiut, Shtete- kombe, shpesh në luftë me njeri tjetrin. Tanimë, shihet një
formë tjetër e bashkimit midis vendeve europiane të Lindjes dhe të Perëndimit.
Shqipëria tashmë bën pjesë në institucione të rëndësishme të bashkëpunimit
ekonomik, politik dhe ushtarak në Europë: në Këshillin e Europës, në
Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, në Aleancën e Atlantikut
Verior, në organizma europiane të Kombeve të Bashkuara, si Komisioni Ekonomik i
OKB-së për Europën, si dhe ka paraqitur kërkesën për integrim në Bashkimin
Europian.
Qasjet gjeografike dhe gjeopolitike të
kontinentit europian kanë marrë parasysh ndryshimin e shkallës së Bashkimit Europian
që nga zgjerimi i madh i 2004 -2007. BE
e 27 - 29 në 2012 - e ka vendosur veten si sistemin qendror të organizimit politik
në kontinent. Sidoqoftë, nëse e kthejmë pikëpamjen dhe ne e konsiderojmë
kontinentin në tërësi, vërejmë se BE përmbledh "vetëm" 27 shtete nga
49 që përbëjnë kontinentin në përkufizimin e tij, të mbajtur nga Këshilli i
Evropës (47 shtete anëtare + Bjellorusia të pezulluara që nga viti 1997 + e
njohën pjesërisht Kosovën).
Europa
jashtë-BE |
Totali
i Këshillit të Europës |
||
total |
% |
||
Sipërfaqja Popullsia Numri
i shteteve |
6 016
075 km² 325,9
millions 22 |
57,9 39,5 44,9 |
10 392 855 km² 826,2
millions 49 |
Në vitin 2010, mbi një sipërfaqe prej
4,376,780 km², BE mblodhi 500.3 milion europianë, ose 42.1% të zonës së
përcaktuar nga Këshilli i Europës, nga 10,392,855 km² dhe 826 milion banorët e
interesuar. Në të gjithë kontinentin brenda kufijve të tij konvencionarë, BE ka
68.2% të popullsisë. Dhe të tjerët?
Europa jashtë - BE mbledh kështu 22 shtete -
një numër që ka rënë në vite - të cilat janë shpërndarë shumëllojshëm në të
gjithë kontinentin, me madhësi shumë të ndryshme dhe peshë ekonomike dhe
demografike. Ato gjithashtu ndryshojnë në natyrën dhe intensitetin e
marrëdhënieve të tyre me BE-në. Shkurt, nuk mund të flasim për një tërësi
homogjene, as politikisht, as gjeografikisht. A e bën kriterin e anëtarësimit
jo-BE, në një element të unitetit në një grupim të tillë? Cilat pika të
përbashkëta mund të ketë ndërmjet Moldavisë, e cila ka GNP më të ulët për frymë
në kontinent (1,229 € / banor) dhe Zvicrën (45,814 € / banor)? Midis Rusisë së
gjerë dhe shumë të populluar (17,098,241 km² për 141 milion banorë) dhe
principatës së Andorrës (468 km² për 95,000 banorë)? Sidomos pasi që është e
nevojshme të shtohen në këto 22 shtete, territoret europiane që i përkasin një
Shteti Anëtar, por që nuk janë pjesë e BE: Ishujt e Kanalit (Jersey, Guernsey),
Man, ose Faroe, si dhe bashkitë italiane
të Livigno dhe Campione d'Italia (i bllokuar në Zvicër). Këto mikro-territore
mbledhin gati 250,000 banorë.
Natyra dhe intensiteti i marrëdhënieve me
BE-në, vendi i shteteve ose grupimet e shteteve në arkitekturën gjeopolitike të
kontinentit mund të japin një çelës të qasjes gjeografike të kësaj tërësie.
Fakti është se ekzistojnë kategori të ndryshme të shteteve, të cilat është e
mundur të identifikohen nga profili i tyre dhe konceptimi i tyre për marrëdhëniet
e tyre me BE: mospranimet vullnetare, planifikimet që të bashkohen afatmesëm,
afrimi strategjik me qëllim të ribalancimit politik dhe / ose ekonomik… kur
pyetja është unanime brenda elektoratit dhe grupeve politike kombëtare!
Ne mund të identifikojmë disa grupe shtetesh
të shqetësuar nga probleme të ndryshme: shtetet e EFTA-s, ato të CEFTA / CEFTA
(Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore), ato të CIS dhe
mikro-shteteve. Rusia dhe Turqia janë raste të veçanta për shkak të peshës së
tyre ekonomike dhe demografike. Këto dy shtete gjithashtu kanë karakteristikën
e përbashkët të territorit të tyre kombëtar. Për të shkuar më tej në Europën e
Re që nuk dihet kur do realizohet, duke nxitur kështu
shtete dhe forca jashtë Europës të marrin, ndoshta primatin..
A mos bëhet kjo enkas për ta mbajtur përsëri
një pjesë të Ballkanit dhe të Europës Jugperendimore si fuçi baruti, që popujt
që e përbëjnë atë të mos jenë të qetë? Shqiptarët nuk kërkojnë ndrime
kufinjsh me futjen e tyre në Europë, megjithë padrejtësitë që ju bënë atyre,
disa shtete europiane, në vitin 1913, që për çudi janë krijuar si të tilla,
shumë më pas Shqipërisë dhe Kosovës. Ata nuk kërkojnë as ”dhuratat” që i bëri
E. H., Titos, duke i dhënë atij territore shqiptare, sikur i kishte si çifligje
të veta (?!). Ata kërkojnë vetëm të kenë mundësi të lëvizin lirshëm, si
paraardhësit e tyre, për të parë të afërmit që japin ndihmesën për zhvillimin e
vendeve europiane.
Në një qëndrim të tillë, përveç shqiptaruqëve, që ”për inat të
sime vjehrre” çirren kundër përkatësisë në Bashkimin
Europian, pasi u ka nxjerrë bojën dhe Mitrua ”dështaku”(?!) futen edhe një grupim armik që për interesa meskine nuk duan ta shohin
Shqipërine dhe Kosovën në Europë. A nuk
duhet të mendohet mirë ky grupim se nuk
u a ka fajin populli sovran për një ecuri të tillë, se nuk duhet të
afishojë më “çirrjet” e tyre në kundërshtim me dëshirën e një populli të tërë
shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë, se e
mira e Shqipërisë dhe e bashkëbesëlidhësve është në Europën e Brukselit, siç u
realizua dhe në Aleancën e Atlantikut verior, apo me SHBA dhe vendet e tjera
mike të Shqipërisë dhe Kosovës ? Nuk duhet t’i vihen më gurë, more të
paudhë, udhës së nisur nga demokracia e brishtë shqiptare, pasi gjithkush
që vepron kështu, fshehur apo hapur, do të mallkohet dhe dënohet edhe nga të
afërmit e tyre, që po i vënë emrit të familjes një njollë të zezë zifti që nuk
hiqet më kurrë. Shërbimi më i madh që i bëjmë Kombit në këto çaste, është
që t’i lëmë mënjanë mërirat e kaluara, mllefet personale. E njëjta rrugë duhet të zgjidhet edhe në Kosovë, dhe ti lihet
pa vonesë të fillojë punën, krahas
parlamentit të ri që u krijua, edhe qeverisë së re të ligjshme të Albin Kurtit.
Edhe duke mos qënë parlamentarë, shteti i
brishtë demokratik
do t’u japë një punë, përveç bizneseve që keni krijuar me kohë. Kështu e
ngrehim më lart, ju shqiptarë të ndershëm në Diasporë dhe Komb, figurën e
shqiptarit trim, me karakter, të çiltër, mirënjohës, mikpritës, qoftë ai
malësor, fshatar, intelektual, por që ka një aspiratë të madhe: futjen në
Europën e Brukselit, pasi aty është para shumë kombeve që e përbëjnë atë, por
në klubin e madh të përfaqësuesve zyrtarë të shteteve europiane.
|
Në padrejtësitë që i bëhen popullit fisnik shqiptar, kanë
dorë dhe llobet e fuqishme, sado të pakta, armike të Shqipërisë dhe Kosovës, që
janë të lidhura me mafian ndërkombëtare. Ata i sollën fenomenet negative në
Shqipëri, thjesht për interesat e tyre që ta shtyjnë pranimin e Shqipërisë në
Europën e Brukselit sa më tepër që të kenë mundësi, të marrin ata akoma pjesën
e luanit, në ndarjen e ndihmave europiane. Ata që i mbajnë akoma në dorë fatet
e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel, duhet ta dijnë mirë se kanë qënë
shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e
tyre, pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë, mijra italianë që kishin
ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj
Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët
gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve
humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste,
këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve,
apo italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i
dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë) të ngrejnë zërin e tyre për të
vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e ”kanë kaluar
lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e
atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve
të Greqisë, Italisë dhe Europës!?
Më kujtohet para disa vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua
një ministri të jashtëm të një vendi europian, ku ishte vendosur: ”Zoti
ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja të departamentit të brëndëshëm të më
japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam dhënë kontribut edhe për vendin tuaj
duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u
dha porosi atyre që ishin pranë tij t’i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga
Shqipëria.
Kam një simpati të veçantë për Zvicrën . Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj
dhe nuk dihet se kur mund të bëjë pjesë në të. Por ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me fqinjët që janë në Europ?n e Brukselit, apo edhe më larg. Zvicra nuk e ndien mospraninë e saj si anëtare e Bashkimit Europian dhe ndoshta
nuk ka nevojë për atë Europë “deri diku të korruptuar”. (Të më falin zyrtarët europianë, por këtë e shpreh që të mos marrin më nëpër këmbë një popull sovran, autokton, si populli shqiptar. Mjaft më me ndërhyrje dhe anatema që nuk do të harrohen
nga populli europian i Shqipërisë). Zëri i
Zvicrës dëgjohet dhe vlerësohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të doja që e njëjta gjë të ndodhte
edhe në Shqip?ri, në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit dhe jo të shkojmë në Bruksel apo në
Strasburg dhe të paraqesim argumente qesharake dhe të kundërta që lidhen me çështjet
madhore të kombit dhe që brezat e ardhshëm apo
edhe shumica e shqiptarëve
europianë nuk i “hanë më”. Po nuk
deshëm nj?ri-tjetrin si vëllezër, si
miq, dashamirës, solidarë, edhe pse nuk mund ta zgjedhim fqinjin, kolegun, apo përfaqësuesin e
një partie opozitare, atëhere do të mbetemi
te demokracia e brishtë, e filluar qysh para gati 30 vitesh.
Gazetari
André Crettenand ka botuar një libër të bukur për vendin e tij të vogël,
Zvicrën. Së shpejti ai do dalë në shqip për lexuesin tonë në Kosovë, Shqipëri,
Zvicër dhe kudo në Diasporë. Në çdo faqe
që përkthej, mendoj se çfarë mund të marrë edhe Kombi ynë nga ky vend i vogël
si Zvicra.
"Përsosmëria është e pranishme në këtë
vend". Në librin e tij të vogël, nga numri i faqeve, me titull "Zvicra. Shpikja e një kombi
", André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e tij. Ky ish
gazetar i "L'Hebdo" dhe TSR, ish drejtor i informacionit në TV5 Monde
në Paris, aktualisht Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Televizionin
zviceran, është autori i një "deshifrimi" të Konfederatës, në
koleksionin « shpirti i popujve .Në një numër të vogël faqesh, André Crettenand tregon
më tepër se 500 vite të historisë të
Zvicrës.
Kam
lexuar shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, gjatë tre dekadave të
jetës sime në Zvicër që e kam përshkruar disa herë, me sipërfaqe afro dyfishi i vendit tonë që
Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën
martire. Por ju them të drejtën se ky libër më ka bërë të mendoj edhe për Kombin tonë që ka vlera
dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një
pjesë të territorit të saj, dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës, apo edhe në
Kosovë me njerëz liridashës dhe krenarë. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa ta
përkthej në shqip, këtë libër të përkryer, të një gazetari të njohur zviceran.
Ai
thotë se shembulli i Zvicrës është unik dhe kur i them se Rilindasit tanë donin
që Shqipëria të bëhej si Zvicra, buzëqesh dhe thekson se çdo vend ka
karakteristikat e veta, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, për të
cilat ka lexuar dhe i njeh edhe nëpërmjet shkrimtarit të shquar, Ismail Kadaré,
apo bisedave që kemi shkëmbyer bashkë. Falenderon dhe gazetën « Bota
Sot » që ka botuar një shkrim dinjitoz për librin e tij.
Libri fillon me historinë e Vilhelm Tell, mitit
themelues të Zvicrës, dhe përfundon me homo alpinus, një popull i begatë, shumë
gjuhësh dhe i përbërë nga shumë kultura, duke përfshirë edhe rreth 200 mijë shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën e tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij, André Crettenand
lëkundet mes lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të
begatshëm për të qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe
tepër i qetë dhe i lumtur për të ekzistuar. Ai druhet pak kur flet për
vendin e tij kaq bukur, sidomos, për një ndjenjë krenarie që si një zviceran i
mirë na mëson të përmbahemi . Por
modestia e lexuesit zhduket nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga
një prej bijve të saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar
atyre që jetojnë atje, përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të
kthehen. Ashtu si autori i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël
për këtë vend të privilegjuar që "nuk është zvarritur në fatkeqësitë e
botës". Një vend nga i cili duhet të marrë shembull edhe Kombi ynë. Po të
shkosh në muzeun « Alimentarium » në Lozanë sheh me syte e tu, rrugën
e vështirë të Zvicrës dhe zviceranëve, që sot janë shembull në tërë botën për
përkushtimin e tyre dhe arritjet e shumta në fusha të ndryshme të jetës, në
marrëdhëniet e shkëlqyera me fqinjët, edhe pa bërë pjesë në Bashkimin Europin,
apo edhe më tej me vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe SHBA.
Pse
Zvicra?, shprehet autori.
“Gjithçka
fillon nga një lojë mizore. Një gjykatës, përfaqësues i Habsburgëve dënon një
malësor rebel. Ky është i detyruar të qëllojë një shigjetë mbi një mollë të
vendosur në kokën e të birit. Ushtrim i rrezikshëm. Ndërkaq, burri e pranon
sfidën. Dhe ja del mbanë. Por ai ka fshehur një shigjetë tjetër. I detyruar të
jape shpjegim mbi shigjetën e fshehur, ai pranon se ajo ishte ruajtur për
gjykatësin, në rast fatkeqësie. Më vonë, malësori e vret gjykatësin e
mbrapshtë.
Lind
legjenda e Vilhelm Telit. Ajo do të kalojë shekuj, do të frymëzojë poetët, do
të mahnitë zviceranët. Kurajo, zotësi, dëshirë për pavarësi, revoltë kundër
fuqive, personazhi Tel u pajis me të gjitha cilësitë, duke i dhënë Zvicrës
legjendën e praruar, për të cilën ajo u bë krenare. Një legjendë që kapërceu larminë
e gjuhëve, territoreve dhe feve. Sot, historianët thonë se Vilhelm Teli nuk ka
ekzistuar kurrë. Pa dyshim. Të paktën, legjenda ka patur efektet e
saj : »Si koka e prerë e Orfeut, mitologjia vazhdon të flasë, edhe
pas vdekjes së tij, edhe me kalimin e kohës ». Ne jemi të të njëjtit brum
si dhe ëndrrat, thotë Shekspiri.
Përsosmëria
ndodhet në këtë vend. Peisazhet janë të përkryer. Qytetet kanë një pastërti të
habitshme, fshatrat të zbukuruar me lule, rrugët të rregullta. Dëbora çdo vit
është e pranishme dhe ndriçon vendin. Banorët e saj flasin të gjitha gjuhët,
ata u përkasin kulturave të ndryshme, jetojnë në një harmoni të përkryer. Një
mekanizëm politik i gjetur u jep mundësi minoriteteve që të nxjerrin në pah të
drejtat e tyre. Qeveria ka një stabilitet të dalluar. Populli vendos për
gjithçka, në sajë të demokracisë të drejtpërdrejtë. Cilësi që hasen në fushën
ekonomike. Zvicra zë vendet e para në botë për shpikjet. Me të vërtetë nuk ka
papunësi. Ka pak konflikte sociale. Me përjashtim të disa grindavecëve
kritikues, Zvicra është e njëzëshme. Gjendja është idilike. Ose më mirë, këtë
duan të mbajnë mend për atë, sikur përsosmëria mbizotëron ndaj çdo kritike.
Gjetiu, gjithmonë është më keq. Përsosmëria dhe e veçanta. Zviceranët e zonës
gjermane kanë shpikur një fjalë për ta shprehur këtë : Sonderfall. Ai përmbledh si neutralitetin, sistemin politik dhe
mbarëvajtjen ekonomike. Pa dyshim, asnjë vend nuk ka trumpetuar aq shumë se ai është « i veçantë », ndryshe nga të tjerët dhe për këtë arsye duhet lënë i qetë. Një rast i veçantë në
botë, një model përsosmërie, por që asnjeri nuk e bën të vetin. Ndoshta është
frika e një lumturie që do të dilte shqetësuese. Kështu, Orson Welles flet për
Zvicrën në filmin e tij « Njeriu i Tretë » : « Gjatë 30
viteve në Itali nën Borgia, ata patën luftë, terror, vrasje dhe masakra, por
gjithashtu është Mikelanxhelo, Leonadro da Vinci dhe Rilindja. Në Zvicër, ata
kanë patur 500 vite të një dashurie vëllazërore, demokracie dhe paqeje, dhe
çfarë solli kjo? Ja ku është.
Nuk
bëhet Historia me gjykime të mira. Nuk ka stacione metrosh me emra të bujshëm
betejash. Nuk ka kremtime të madhërishme, parakalime në bulevardet e mëdha.
Zvicra ka shpikur orën tingëlluese në shtëpi. Ajo e mbylli orën në një kuti
prej druri, e zotëroi siç ndoqi fatin e
vet : në mënyrë të pandalshme.
Kështu
që zviceranët ditën të tregojnë historinë e tyre të praruar. Atë të një populli
të vogël të guximshëm që arrin të mbijetojë në një natyrë të vështirë, shpesh
vetëm në një mjedis perandorish, dukatesh dhe mbretërimesh ziliqare. Të një
vendi punëdashës, të shkathët, të shpejtë, shpikës. Atje ku të tjerët
mbështeten tek një e kaluar e lavdishme, pallatesh me afreske, katedralesh
gotike, gërmadhash antike, monumentesh përrallore, Zvicra ka investuar tek
peisazhi dhe mirëqënia. Zviceranët janë të ndërgjegjshëm se jetojnë në një vend
të dashur nga perënditë. Po ata janë modestë, disi të mjaftueshme, nga ata që e
njohin sekretin. Zvicra nuk ka qënë prirur nga prozelitizmi i Francës
revolucionare, e vendosur për të përhapur dritën tek i gjithë planeti. Ajo e di
që është një model, ajo e di që të tjerët e dijnë, pra ajo nuk ka nevojë të
mburret shumë.
Ndoshta
kjo histori e mjaftueshmërisë të të ardhurave ka lindur në Marignan. Disfatë e
paharruar e zviceranëve që deri atëhere terrorizonin ushtritë e të gjithë
dinastive europiane. « Ndëshkuesit e mbretërve » u ndëshkuan edhe
vete. Historianët hahen mbi rëndësinë e ngjarjes dhe rolin që ka luajtur kjo
disfatë në përfytyrimin zviceran. Kremtimi i 500 viteve të betejës, në 2015
solli një polemikë të madhe. Njëra palë gjykonte se neutraliteti zviceran ishte
frymëzuar nga ngjarjet italiane, të tjerët mendonin se kjo disfatë nuk e kishte
dobësuar shpirtin luftarak të zviceranëve dhe as nuk kishte kontribuar në
tërheqjen e përgjithshme të vendit.
Megjithatë
unë mendoj se ngjarja ndikon në psiqikën
kolektive dhe nëse atëhere nuk pati pasojat e shpresuara të një disfate
absolute, ajo shërbeu më vonë si simbol. Një popull i mbyllur në vetvete, i
gatshëm të eksportojë aftësinë e tij- do të jenë mercenarët- por duke zgjedhur
për çdo rast- Kongresi i Vjenës i 1815- statukuonë se sa çdo zgjerim të
territorit. Një popull, siç thotë Regis Debray në librin e tij Urimi i kufinjve, « është një
çështje mitesh dhe formash. Kërkohen një legjendë dhe një hartë ».
Legjenda, ishte Teli, harta, qe ky « vend i vogël ».
Midis
Veriut të zotë dhe Jugut që kërkon të
shijojë kënaqësi materiale, Zvicra mori nga pak nga të gjithë. Mund të thuhet
se ajo ka « zemrën franceze dhe kokën gjermane », siç thoshte
filozofi Feuerbach, që kërkonte një përkufizim të një mendimtari ideal. Por
këtu mendimtari është punëtori me përvojë të madhe.
Për Zvicrën nuk është dëgjuar të flitet shumë që nga
fillimi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ajo tërhiqej në kohën e duhur nga një
gjendje e vështirë, por nuk përcaktonte rregullat. Ajo nuk ishte një mbretëri,
ajo nuk ushqente të ishte një përfituese e famshme dhe e pangopur, ajo nuk
ndërtonte një perandori. Tek « Zotërit
e Greqisë », helenisti nga Lozana, Andre Bonnard thotë :” Mjerr
njeriu shumë i lumtur ». Lumturia e plotë dhe pa fund është një grackë apo
një vegim. Asnjë njeri nuk ka të drejtë për lumturinë absolute, privilegjin
hyjnor ».
Zvicra është
një vend i qetë dhe gjithmonë i mundshëm për mërgatë, që nuk ka mjerim por
megjithatë e ndërlikuar, e shqetësuar. Sypatrembur, por egoistë nga kujdesi i
tepruar, të aftë për më të mirën por dhe më të keqen, për arritje të shkëlqyera
. Zviceranët nuk kanë patur fatkeqësitë e botës. Dhe megjithatë kanë shpikur
frika bashkëkohore: një sulm i papritur atomik, pushtim i njoftuar nga Lindja,
luftë kimike. Jo se këto rreziqe nuk kanë egzistuar, por zviceranët janë të
përgatitur me kujdes të tepruar. Vlerësohet më mirë qetësia kur shmang
katastrofën. Të Vjetërit e përcaktonin
në këtë mënyrë epikurizmin –arritjen e lumturisë. : të gëzosh lumturinë e të
egzistuarit në siguri në breg, kur furtuna fillon në det të hapur. Pra
fillimisht Zvicra është ky vend i qetësisë. Ajo ka frymëzuar më tepër poema se
sa tragjedi. Në brigjet e Lemanit janë vendosur kompozitori Paderevski në
Morzhe, shkrimtari Vladimir Nabokov në Montrë. Atje, Stravinsky kompozoi Ardhja e pranverës. Çarli Shaplini u
vendos në Vevei. ” Në buzë të Lemanit, Stendali, Michelet, Ruskin dhe Tolstoi e
ndjenë më të butë ardhjen e Lumturisë, të Poezisë dhe të Bukurisë...”. Dhe në
kohë të tjera ishin Huhuenotët të përzënë nga Franca, Germaine de Stael që iku
nga Napoleoni, Lenini që përgatiti kthimin në Rusi. Pak kohë më parë, David
Bowie.
Kjo i ka magjepsur romantikët.
Viktor Hugo e përshkoi Zvicrën në 1839. Ai hartoi një raport të plotë lidhur me
udhëtimet e tij helvetike qe e çuan nga Bazeli në Vevei. Ai përfshin në tekstin
e tij vizatime, skica. Ai shënon, komenton. Në fillim, e frymëzon Rini i
madhërishëm, pastaj Alpet, më në fund liqeni. “ Liqeni më guduliste këmbët.
Ishte një qetësi e madhe në këtë natyrë të madhe. Ishte diçka madhështore dhe e
butë. Një çerek ore më vonë, varka ishte zhdukur, afshi i liqenit ishte
qetësuar, qyteti ishte në gjumë.
“Helvétia është një mit . Zvicra
është një markë. Por si u krijua si
vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të
mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e
rrethon ? Që nga brigjet e liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore,
deri tek luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo
lumturi e të qënit zviceran, shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga
jashtë me zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese ».
Zvicrën unë e admiroj dhe çdo herë që shkoj
tek miqtë e mij të shumtë zviceranë, si dhe bashkëkombas, apo udhëtoj diku
nëpër territorin e saj, mrekullohem me ndryshimet galopante që shoh. Por në
asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë. Nuk mund të
harroj atë kafen e mëngjezit aty në restorantin e vogël pranë shtëpisë, ku
shpesh bisedoja miqësisht dhe lirshëm me mikun e mirë të tim eti, Tunit, Xhevat
Beqaraj apo me profesorin e nderuar të Historisë së Francës në fakultet, Koli
Xoxi, me babain e gazetarisë Prof. Hamit
Boriçi, me profesorët e nderuar dhe miq të mij të mirë Ksenofon Krisafi dhe Shaban
Murati, me miqtë profesorë që mblidheshim tek Colosseum çdo mëngjez. Nuk mund të harroj ato ditët e bukura, të kaluara buzë
detit Adriatik dhe Jon, si dhe Semanit, Vjosës. Nuk mund të harroj udhëtimet në
rivierën shqiptare, ditët e bukura të kaluara në Sarandë, në atë mrekullinë e
kafes së “Gjuetisë”, në Lezhë, në Valbonën ku u mrekulluan miqtë e mij
brazilianë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët karakteristike, në Voskopojën e paraardhësve të mij, si dhe atje buzë Gjanicës, në Fier prej nga e kam prejardhjen nga
prindërit. Nuk mund të harroj Apolloninë, ku në fëmijërinë time shkoja shpesh
tek të afërmit dhe takoja dhe bisedoja me xha Pilon e Muzeut, por edhe
shkrimtarin Jakox Xoxa që shkruante “Lumin e Vdekur”. Nuk mund të harroj lagjen
“Liri” dhe “Konferenca e Pezës”, po në Fier, ku jetonin gjyshërit e mij dhe ku
kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur. Ashtu si dhe për europianët,
gjenealogjia është kthyer në një nga argëtimet më të preferuara, edhe për mua
është kthyer në një argëtim, për të plotësuar pemën gjenealogjike, të lënë me
kujdes nga im atë i paharruar, Tuni. Shpesh pyesja edhe nënën time të ndjerë,
si dhe motrën time, apo edhe të afërm për emra dhe ngjarje të ndryshme. I
shënoj ato me kujdes, për kënaqësinë time. Të ndërtosh pemën tënde
gjenealogjike, do të thotë të studjosh gjeografinë, historinë, demografinë, të
gjesh kuptimin e fjalëve që janë përdorur nga paraardhësit. Gjenealogjia jep
një ndihmesë të madhe edhe për gjenetikën. Mjekët kur duan të kuptojnë
marrëdhëniet midis prindërve që janë të prekur nga e njëjta sëmundje e
trashëguar, i drejtohen gjenealogjisë që dëshmon në shumë raste lidhjen midis
grupeve të popullsisë.
Historia e Europës, është e
lidhur me atë të vendit tim, disa shekullore, Shqipërisë. Megjithë
shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve
dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në
mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të
njëjtat burime: mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet
prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në
Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si
shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e
ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza,
Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë
dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës
së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën
jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në
Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe ata popuj që ëndërrojnë të «
kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Evropë », në epokën kur muri famëkeq
i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Europa tani përbëhet nga
shtete kombe, që në të kaluarën kanë qënë në luftë me njëri tjetrin. Por tani
vërehet një etapë e re e historisë europiane, ashtu siç e ëndërronte Vikor
Hygoi i madh, Curçilli, De Rougemont, dhe siç e ëndërrojnë shqiptarët autoktonë
europianë. Historia e Europë,s pas kohës së luftrave dhe nacionalizmave, ka si
drejtim kontaktet midis popujve, komunikimin dhe kritikën e përbashkët,
shkëmbimet ekonomike, sociale e kulturore.
|
Komuniteti Europian është një arritje e mirë
e një projekti të paqes që mbështetet në përvojat e shumta të shkëmbimeve midis
popujve të kontinentit. Europa në tërësi do të forcohet në mënyrë të
vërtetë, vetëm në sajë të solidaritetit
me të gjithë botën që e përbën atë dhe jo me një „ndërtim“ të një fortese të
rremë dhe egoiste. Edhe Skënderbeu, për të cilin u flas miqve të mij europianë,
është pjesë e pasurisë së përbashkët europiane. Edhe Nënë Tereza, Isa Boletini, Adem Jashari, Bubulina, Shota
Galica, Zhan D’Ark, si edhe Vilhelm Teli i Zvicrës.
Europa ka si kufij Atlantikun, Oqeanin Arktik,
Uralin, Mesdheun, brigjet veriore dhe perendimore të Pont-Euxin dhe më në jug
Bosforin dhe Hellespontin. Pa botën e Mesdheut, Europa nuk do të ishte e plotë
dhe fizionomia e saj do të ishte e mangët, pasi vlera politike dhe ekonomike,
kulturore, shpirtërore e Mesdheut kanë një rëndësi të madhe për civilizimin
europian. Edhe sot, me mundësinë e padrejtë që u jipet
serbomëdhenjve, e içëve të tjerë
kriminelë, që t’i bashkohen armatës së madhe të serbomëdhenjve që janë larguar
me pasuritë e tyre që në kohën e Titos, apo ato femra të bukura serbe që janë
martuar me autoritete europiane, intelektualë, historianë që bëjnë historinë e
shteteve europiane dhe atyre që janë akoma jashtë saj, Europa e Brukselit bën
hesapet pa hanxhinë. Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës përbëhet nga
shqiptarët që janë aty autoktonë. Pakica serbe është vendosur aty më vonë dhe
kjo dihet historikisht dhe e argumentuar edhe nga historianë të nderuar
europianë dhe të pavarur nga propaganda serbomadhe. Për më tepër dihet se jeta
e përbashkët e popujve të Jugosllavisë nuk ka qënë në respekt të barazisë dhe
identitetit, apo zhvillimit ekonomik të çdonjerit që e përbëjnë atë. Komuniteti
europian dhe sidomos SHBA po pranojnë pak e nga pak se kjo është „çështje jo
vetëm europiane“ dhe po marrin përgjegjësinë e tyre. Megjithatë,
Milosheviçi,dhe ata që e pasuan, duke marrë si shkak revoltën e ligjshme të
popullit kosovar, të mbështetur nga bashkëkombas që jetojnë jashtë dhe popuj
miq, trumbetuan me mllef ideologjinë e Serbisë së madhe. Flaka nacionaliste
serbomadhe u përhap nga një republikë në tjetrën. „Divorci“ i popujve ju
kundërvu sistemit nacional totalitar. E drejta për vetvendosje u vu në rend të
ditës. Një hap u bë me pavarësinë e Kosovës. Urojmë që kjo padrejtësi e
historisë së sotme, me refuzimin e vizave për qytetarët e shtetit të pavarur të
Kosovës, të shkojë sa nuk është vonë, në krahun përparimtar… Që populli shqiptar s’ka dalë jashtë « cakut »
të shtetit të tij eponim, mjafton të përmendim vetëm shkrimin e studjuesit
Aleksandar Stipeviç, me titull «Every story about the Balkans begins with the
Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirët »), apo të studjuesit
tjetër Radoslav Katiçiç « Mbi antroponiminë dhe etnogjenezën e Shqiptarëve
» ; të prof. Henrik Baric « Disa të vërteta mbi banimin e hershëm të
shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier «
A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën » ; ai libër përmban burime të shumta
studimore , jo vetëm nga arshivat qëndrore shtetërore të Republikës së
Shqipërisë, por edhe të Turqisë, të Austrisë, të Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Francës, të Gjermanisë, të arshivave të Foreigh Office të Britanisë
së Madhe dhe të vetë ish-Jugosllavisë. Gjatë qëndrimit tim disa ditësh para
disa kohësh në Tiranë mora librin e tretë të diplomatit dhe gazetarit penëartë,
me një përvojë 40 vjeçare edhe në fushën e gazetarisë, apo prej një dekade, në
atë të diplomacisë. E kam fjalën për Shaban Muratin, me të cilin vite më pare,
në vitet 70-80-të ishim kolegë. Atij ndoshta nuk do t’i vijë mirë që unë
shkruaj për të, pasi ai është tepër modest, por leximi i librit, si dhe
dedikimi që më ka dërguar, nuk mund të më lënë pa e përmendur. « Fredit, mikut
tim të vjetër, me vlerësimin për kontributin e shquar në promovimin e çëshjesh
shqiptare nëpër botë. Shabani”. Do të uroja që libri i Shaban Muratit të ishte
në tavolinën e çdo diplomati shqiptar kudo në « Europën tjetër » apo në vendet
e Bashkimit Europian, dhe gjetiu. Ai është një analizë e përkryer e “Cështjes
shqiptare pas Pavarësisë së Kosovës”,
është një testament diplomatik. Siç shprehet ndër të tjeranë librin e
tij me postulata tepër aktuale, vetë analisti ynë i shquar, diplomat karriere
dhe ish drejtor i Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, se janë shkëputur
njëherë e përgjithmonë nga ide, doktrina, programe dhe ambicje për ta sabotuar
këtë çështje”. Dhe ai vazhdon: “çështja shqiptare është ende e kërcënuar, sepse
shtete ballkanike, që kanë një trashëgimi historike jo miqësore me çështjen
shqiptare në përgjithësi dhe me përbërës të saj në veçanti, si psh me Kosovën,
nuk kanë dëshmuar“çështja shqiptare identifikohet me mbrojtjen e interesave
strategjike e jetike të kombit shqiptar. Në këtë kuptim, shqiptarët në
Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e kudo që jetojnë, nuk mund të mos ndjejnë
edhe vetë veten e tyre si pjesë dhe bartës të çështjes ende të pazgjidhur
shqiptare”. Një shërbim i tillë ndaj Kombit që bën Shabani
me librat e tij, duhet lavdëruar. Më parë ai fillimisht“ I bëri një analizë të
thellë procesit të « ndërrimit demokratik » në Serbi, pas rënies së regjimit
famëkeq të Millosheviçit. Libri i tij « Serbia kundër Serbisë » - analizë e një
gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm, botuar nga shtëpia botuese « Albin » në
2005, lexohet me nje frymë dhe s’ke dëshirë ta lësh pa e mbaruar deri në fund.
Në të flitet me realizën edhe për « Europën tjetër » dhe rolin ogurzi të disa
qarqeve keqdashëse. 1- Nga dëshira e mirë
e disa shteteve europiane për të parë Serbinë të inkuadruar në proceset e
reformave demokratike bashkë me shtetet e tjera të rajonit. Një pikëpamje nga Shqipëria del si një nevojë
për çdo studjues, që kërkon të plotësojë njohjen e hartës historike,
diplomatike dhe politike të rajonit. Nuk janë të paktë diplomatët dhe
studjuesit europianë, që e kanë krijuar opinionin e tyre për Shqipërinë dhe
kanë formuar kulturën e tyre për çështjen shqiptare në Ballkan nga literatura
politike serbe. Nuk kam hasur ndonjë studjues apo diplomat, që ta ketë formuar
opinionin e tij për Serbinë nga literatura politike e Shqipërisë. Serioziteti i
analizës dhe kërkimit të së vërtetës këshillon njohjen e dy literaturave… ».
“Enigmat diplomatike të Pavarësisë së Kosovës”-fletë nga ditari i një
ambasadori është shkruar për çështjen e statusit dhe të pavarësisë së Kosovës,
brenda vorbullës së ngjarjeve,” i nxitur nga ndjenja e detyrës për të dhënë një
kontribut modest në përpjekjet për të shpeguar në kohë për opinionin public dhe
diplomatic shqiptar se çfarë po ngjet, për të dërguar një sinjal drejt
vendimmmarrësve, nëse kanë patur veshë dhe dëshirë për të dëgjuar”. Çfletoj kohë pas kohe edhe librin e Gaston
Boissier i Akademisë Franceze « Ciceroni dhe miqtë e tij », studim mbi
shoqërinë romake të kohës së Qezarit, botuar nga libraria « Hachette » në 1923.
Në të përmenden me simpati dhe shqiptarët. Po t’i kthehem qoftë edhe me dy
rreshta librit të profesorit francez Zhorzh Kastelan « Historia e Ballkanit »
ke respekt për këtë studjues që i jep vendin që meriton edhe « Europës tjetër
», pra ndër ta dhe Shqipërisë dhe librin ja dedikon : « Kolegëve dhe miqve të
mi në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi e ish-Jugosllavi, të cilët gjatë
një çerek shekulli më bënë ta kuptoj e ta dua Ballkanin ». Këtyre historianëve
duhet t’u jepen në dorë dhe t’u besohen arkivat e shteteve europiane, në mënyrë
që e vërteta historike të mos shtrëmbërohet dhe t’i shkojë për hosh keqdashësve
të « Europës » për ta përçarë atë, për të futur pyka midis tyre. Dihet botërisht se të paktën tre qytete
kryesore të Shqipërisë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, me një jetë të
pandërprerë, kanë afërsisht një moshë me Romën. Gjurmët arkeologjike
greko-ilire-romake, teatro dhe amfiteatro ndodhen kudo në vendin tonë.
„Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit europian, popull themeltar
në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e
mëdhenj, si një ndër 10 a 12 gjuhët bazë të kontinentit“, na kujton shkrimtari
ynë i madh, Ismail Kadaré. Dhe ai vazhdon me argumenta: „Gjeografia, gjëja më
kokëfortë në botë, dëshmon e para europianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me
çdo kusht duan të zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të
krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Europës dhe fill pas saj nis
Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi
shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria“. *Autori ka mbrojtur “Diplomën e Studimeve të Larta Europiane”/DEA/
në Universitetin e Gjenevës, me temën “Shqipëria dhe Europa – perspektiva të
integrimit” dhe ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Europën në
Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, dhe në organizma të
tjera ndërkombëtare.
Lufta civile kërcënoi të përfshijë të gjithë ish- Jugosllavinë, «
shtet artificial » që doli e « fituar » nga Lufta e Parë Botërore, nga ndarja e
pabesë e kufijve, në sajë të disa fuqive të mëdha që vendosnin pa marrë
parasysh aspiratat e popujve që e përbënin Europën. Në të gjitha republikat e
Jugosllavisë të drejtuar nga serbomëdhejtë u përhap fryma dhe dëshira për
autonomi dhe më tepër. Spastrimet e komunistëve nacionalistë kroatë pastaj
serbë, të instruktuara nga Tito në fillim të viteve 70-të, të kryera pas
vdekjes së tij sidomos në Kosovë, ishin shenjat paralajmëruese, të një revolte
më të madhe. Dëshira për pavarësi ishtë e afërt Krijimi i shteteve të pavarur
dhe njohja e tyre nga komuniteti ndërkombëtar do të sillte patjetër një
zgjidhje të vazhdueshme të problemeve të kombësive dhe minoriteteve në
Jugosllavi dhe në Europë, si edhe të problemeve të tranzicionit drejt
demokracisë dhe zhvillimit. A duhej refuzuar akoma pavarësia e Kosovës ndaj
Serbisë Erdhi koha, bile e vonuar që ajo të kishte shtetin dhe strukturat
e veta, identitetin e saj. Duhej ndërtuar një arkitekturë e re europiane, në
një tërësi të Europës multinacionale, multifetare, shumëgjuhëshe dhe kulturash.
Shqipëria, njëfarë kohe e tulatur nga problemet e veta, me ardhjen e
qeverisë demokratike mbështeti me forcë krijimin e Republikës së Kosovës,
duke provokuar reagimin e serbëve të Milosheviçit që refuzuan të heqin dorë nga
ajo që ata e cilësojnë si „djepi i kulturës së tyre“.
Po të shfletosh volumet e « Historisë së përgjithshme të
civilizimeve » të shkruara nga „kokat e mëdha“ të historisë, duke përfshirë
edhe serbë të vendosur prej kohësh në Europën e Brukselit, deri vonë nuk gjeje
ndonjë referencë për Shqipërinë. Nuk është vendi këtu për të dhënë argumenta të
tjerë, jo vetëm si ato të profesorit zviceran, Basil Schader, njohës i përkryer i gjuhës shqipe, gjuhëtarëve, historianëve në botë, lidhur me historinë e
civilizimit shqiptar, por kjo harresë të bën të mendosh : historianët që kanë
shkruar historinë e Europës, edhe të « Europës tjetër » a mos i ka dhënë vetë
shans E.H. të « sundojë » në Shqipëri nga 1944 deri në 1985, derisa vdiq ? E
vërtetë është se në atë periudhë, veprat e tij kishin përparësi dhe
përktheheshin edhe në gjuhë të huaj, ato përmbanin edhe fakte historike, por
ata historianë që formulonin edhe historinë e Shqipërisë, krahas asaj të «
Europës tjetër », diku atje në një vend të Europës, nuk mund të merrnin si bazë
referenca të diktatorit. Por nga ana tjetër, në mos gabohem, janë botuar në
gjuhë të huaj edhe në atë kohë libra si « Historia e Shqipërisë », në gjuhën
frënge, nën kujdesin e profesorëve të nderuar shqiptarë, mbi 25 vite më parë,
që përmban edhe fakte historike të pakontestueshme për historinë e civilizimit
shqiptar, jo vetëm gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe më parë. Për çudi,
botimi i 2004 « Ligjërata ballkanike: fjalë dhe njerëz », i të njëjtës
shtëpi botuese në Francë, nuk i referohet shumë veprës së francezit Zhorzh
Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit » (shekulli XIV-XX), 1991, e
cila përmban fakte historike bindëse dhe për civilizimin e « Europës tjetër »,
duke përfshirë edhe Shqipërinë, edhe për autoktoninë e shqiptarëve e shumë
dëshmi të tjera, por autori i « Ligjëratës… » gjen me vend të përmendë nga libri
i profesor Kastelanit vetëm faktin se « populli » i Shqipërisë « del shumë
jashtë cakut të shtetit të tij eponim dhe duke bërë këtë ai kënaq dëshirat
kontradiktore të lexuesve francezë dhe ballkanikë ». Autori nuk mungon t’i japë
vend edhe Mira Millosheviçit, gruas së diktatorit të vetëvrarë, në një kohë që
mund të merrte, ndër të tjera, të dhëna historike nga botimi i Akademisë së
Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Historisë të vitit 1993 (mbi
11 vjet para botimit të « Ligjëratës… », me titull: « The truth on Kosova » (E
vërteta mbi Kosovën ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka dokumenta mbi
ilirët dhe autoktoninë e shqiptarëve.
2- Nga dëshira jo e qartë e disa shteteve
të Bashkimit Europian dhe e Rusisë për të kundërshtuar praninë dhe rolin e
NATO-s në rajonin e Ballkanit.
3- Nga dëshira e vjetër e disa shteteve të
rajonit për të bërë një rikompozim të aleancave të vjetra në terrenin ballkanik
me të njëjtën bazë antishqiptare. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë »se Serbia ia
arriti këtij avancimi nëpërmjet nxitjes, pjesëmarrjes dhe fryrjes së vatrave të
tensionit në rajonin tonë. Nuk ishte rastësi që ajo i lidhte vatrat e ndryshme
të tensionit në Ballkan vetëm me emërtim shqiptar dhe me përrallën e vjetër të
përpjekjeve për « Shqipëri të Madhe ». Fushata intensive e diplomacisë serbe
për satanizimin e faktorit shqiptar në Ballkan, e kombinuar me veprimtaritë e
lidhjeve të vjetra të shërbimeve sekrete dhe me idiotizmin apo mercenarizmin e
disa grupeve revolucionare ose kriminale shqiptare, arriti të lëvizë për të keq
në disa kancelari opinione dhe qëndrime kundrejt kombit shqiptar » :
Shaban Murati e meritonte të shkruheshin faqe të tëra për librin e
tij, si dhe të tjera për Bosnjën etj. Shaban Murati shpreh një të vërtetë të
pamohueshme në librin e tij të fundit që çdo historian apo analist i
Ballkanit, Europës mund ta vërejë thjesht : « Cdo diplomat dhe
analist e ndjen se bëhet e vështirë të kuptohet plotësisht kuadri i rolit dhe i
veprimit të një shteti në Europën Juglindore, pa njohur edhe pikëpamjen e të
gjitha kryeqyteteve rajonale, me të cilat shteti përkatës ka marrëdhënie dhe
raporte historike e perspektive.
Këto postulata dhe libri i sipërpërmendur i analistit të politikës
së jashtme, prej mëse 50 vitesh dhe diplomatit të urtë, modest, por me tepër
kulturë, Shaban Muratit, duke njohur thellësisht jo vetëm historinë, politikën,
kulturën, zakonet e vendit të vet, por edhe të vendeve ku ka qënë ambasador, do
të dëshiroja të përktheheshin sa më parë në gjuhë të huaj, qoftë anglisht,
frëngjisht, apo gjuhë tjetër. Ky do të ishte një shërbim i madh që do t’i bëhej
edhe kombit tonë dhe vënies në vend të të vërtetave historike që të mos
shtrëmbëroheshin enkas, apo edhe të prirur për t’i servirur opinionit publik
dhe lexuesit « fjalë dhe njerëz » që mund të shkaktojnë keqkuptime apo
fatkeqësi popujve dhe vendeve të « Europës tjetër ». Mjafton që këta autorë të
shohin edhe « jetët e dymbëdhjetë Qezarëve », 12 biografi të ndara në 8 libra
për Qezarin, Augustin dhe trashëgimtarët e tyre julio-klaudienë (Tiberin,
Kaligulën, Klaudin, Neronin) ; apo për tre perandorët e vitit 69 (Galba,
Othoni, Vitelliusi), ato të tre perandorëve të dinastisë flaviane (Vespasienin,
Titysin, Domilienin). Në to mëse njëherë përmenden me respekt Ilirët,
paraardhësit autoktonë të « shqipëtarëve », « arbanasve », « arbëreshëve », «
arvanitasve ». Le të lexojnë Homerin dhe ç’thotë për shqiptarët, dijetarin
francez Solange d’Angely.
Pra në këto çaste do të dëshiroja që ata që vendosin në Euopën e
Brukselit, të cilëve do t’u dërgojmë një letër si intelektualë shqiptarë në
Diasporë, të mësojnë edhe për Kombin tonë që i ka dhënë Europës figura të
shquara, shumë më tepër se serbofilët që ai takon dhe ku sot e kësaj dite me
mijra e mijra shqiptarë japin ndihmesën e tyre në fushën e ekonomisë, të
shkencës, të ndërtimit, arsimit, që ato të ecin më përpara. Jo vetëm Ismail
Kadarenë që njihet në botë më tepër se sa një president i çdo vendi qoftë, por
edhe Robert De Niro, Aleksandër Moisiu, Sandra
Bullock, James Belushi, Ferid Murati, Angjelin Prelocaj, Eliza Dushku, Stan
Dragoti, Riçard Lukaj, Joseph DioGuardi, Emina
Cunmulaj, George Tenet, Kledi Kadiu, Laura Mersini Houghton , Tedi Papavrami,
Anthony Athanas, Erald Dervishi Saimir Pirgu, Fadil
Berisha, Liria
Begeja, Nik Xhelilaj, Karl Gega, dhjetra e dhjetra artistë që i ka duartrokitur, ma merr mendja në
skenat madhështore të Brukselit, Skalës, Parisit, Nju Jorkut, Athinës, Buenos
Airesit, etj., edhe kryetarë shtetesh që e përbëjnë Europën. Hendeku midis «
Europës tjetër » dhe Europës së 27-tëve nuk duhet të thellohet më. E vërtetë se
epoka e E.H. e kishte hequr Shqipërinë nga historia e përgjithshme e
civilizimeve europiane, pasi ishte cilësuar një « vend i mbyllur », « hermetik
». Por tani Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më si portugezët kur « flakën »
diktaturën vite më parë, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë në
Europën e Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato kohë. Shqiptarët nuk
janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë që u detyruan në fillim të
shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të merrnin rrugën e kurbetit, atje në
Amerikën e largët. Është e vërtetë që « arbanasit » kur u larguan nga vitet
1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndronin emrin, siç u
detyruan edhe shqiptarët krishterë në kohën e otomanëve të ndryshonin emrat e
tyre për të pasur një punë në administratën e asaj kohe. Megjithatë të vërtetat
dhe vlerat e një kombi nuk mund të shuhen. Është e vërtetë që nga « padija »
apo enkas, bashkë me qingjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy kacidhe
edhe zbulime arkeologjike, në ato vende që akoma i shkojnë për hosh për
interesa të ngushta Beogradit dhe jam i bindur që kanë ndikuar në
vendimarrjen famëkeqe të deri djeshme.
Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një « Europë tjetër » për shumë kohë.
Miku im Franko, si edhe unë ruajmë si të shenjta pemën gjenealogjike të
familjeve tona, si edhe shumë familje në Europën e të 27-tëve. Nxisim edhe
fëmijët tanë t’i kenë ato, si dhe fotografi të familjes, gjyshërve dhe gjysheve.
Bëri mirë Zografë Kokthi që na dërgoi
jetëshkrimin e gjyshit dhe gjyshes së saj, luftëtarit me kobure, Dhimitër Kokoneshi që të mos e harrojnë brezat
e ardhëshëm. Ato do transmetohen brez pas brezi. Është e vërtetë se gjuha jonë
dihet se është e folur që në « kohën e Perëndive », por historiografia
perendimore i ka anashkaluar disa herë të vërtetat historike sidomos të
Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse disa popuj, duke përfshirë dhe shqiptarët, si
rezultat i pushtimeve të huaja, u detyruan të ndronin fenë, apo i janë bërë dhe
padrejtësi të tjera, kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për të zgjeruar
Europën e të 27-tëve dhe duhet të qëndrojnë përjetësisht në « Europën tjetër ».
Të jesh në Europën e Brukselit apo edhe jashtë saj, është një mënyrë e
përkohshme jetese në të përditshmen e një qytetari europian, për të cilën unë
shprehen pa prapamendime…Të gjithë jemi të ndërvarur dhe të lidhur me njeri
tjetrin. Sipas mendimit bashkëkohor « Individualiteti » ka kuptim vetëm kur je
në një grup dhe kur shkëmben mendime, por edhe kulturën, etj., me të njëjtën
barazvlerë. Shumë vende që hynë vite më parë, apo edhe vitet e fundit në
Europën e Brukselit dhe u shkëputën nga « Europa tjetër », nuk kishin të
njëjtin nivel zhvillimi, siç e kanë sot, pasi kanë marrë subvencione të shumta.
Korrupsoni në « Europën tjetër » është i dukshëm dhe në anën e « civilizuar ».
Kjo si rezultat i një të vërtetë, pasi njerëzit bëhen të pangopur por disa herë
edhe nga xhelozia…Lexojmë çdo ditë lajme të mira…Disa shoqëri ajrore përfshirë
së fundi dhe Easyjet, etj fluturojnë në Shqipëri në aeroportin modern “Nënë
Tereza” të Rinasit. Ku shqiptarët si edhe unë kemi tani pasaportat biometrike
që siç duket përfaqësues të BE si kanë parë. Por do t’i a dërgojmë t’i shohin!
Të shohin edhe autostradën që lidh Tiranën me Rinasin apo me Fierin tim. Të
shohin bankat e shumta europiane dhe amerikane që janë vendosur në Shqipëri dhe
i kanë shtuar dita ditës përfitimet e tyre. Të shohin disa universitete
europiane ku japin mësim profesorë të dëgjuar shqiptarë që kanë studjuar në
Europë dhe kolegë europianë apo amerikanë. Të shohin ato magazina madhështore
që u a kalojnë atyre të shumë vendeve europiane, të shohë…Europën vetë , në
Shqipërinë e brishtë demokratike !
Dëgjojmë edhe se statusi i Kosovës do të merret parasysh, shumë
shpejt. Jetojmë në një epokë të jashtëzakonshme, plot shpresa dhe shqetësime,
një epokë ku zbulimet pasojnë njëra tjetrën, ku qëndrimet e kundërta nuk
kursejnë as zakonet dhe as traditat më solide ; një epokë ku problemet që dje
nuk viheshin në dyshim : të energjisë, të zhvillimit të vendeve europiane, të
strukturave politike të botës së industrializuar, sot përbëjnë një shqetësim
për disa ; tani jemi « të pushtuar » nga Televizionet publike dhe private, si
dhe gazetat e shumta ; diku shprehen për paqe, për buqeta me lule,
solidaritet, mirësi ; diku tjetër vetëm kriminalitet, prostitucion e drogë…
Fenomene që nuk ishin të dukshme në të kaluarën, si rezultat i « hermetizmit ».
Shumë prej tyre u sollën enkas nga mafia italiane, apo edhe vetë ndonjë fqinj,
enkas për ta lënë Shqipërinë jashtë Brukselit. Thuhej për të qeshur se
ekonomistët shqiptarë po të shkojnë në Amerikë do ta shkatërojnë ekonominë
amerikane, me padijen e tyre. Por shumë prej tyre punojnë edhe në Uoll Strit,
edhe diku tjetër, në aeronatikë, apo si arkitektë, profesorë, artistë, edhe në
Europën e të 27-tëve…Ka ndonjë që të shtyjë hyrjen e Shqipërisë apo Kosovës « de jure » në Bruksel, pasi u pëlqen
fuqia e lirë punëtore shqiptare, mungesa e mbrojtjes së tyre nga « shteti i së
drejtës » ku jetojnë…Ne jetojmë edhe në një epokë të solidaritetit
ndërkombëtar, kur i jepet dora njeri tjetrit. Në këtë ndërvartësi të thellë,
kufijtë pothuaj fshihen midis njerëzve apo edhe shteteve fqinje. Zvicra dhe
Franca në kufijtë e tyre, nuk kanë mure ndarëse, apo tela me gjemba. Por kanë
bimësi dhe lule. Natyrisht kontrollet « e lëvizshme » nuk mund të shmangen ndaj
keqbërësve.
Nën shembullin e
Komunitetit Europian që i bashkoi armiqtë tradicionalë, sapo kishte mbaruar
lufta, popujt e vendeve të tjera europiane që nuk bëjnë akoma pjesë në Europën
e të 27-tëve, pra janë në ”Europën tjetër”, si Zvicra, Norvegjia, Shqipëria,
Kosova dhe disa vende të tjera europiane, do t’i sjellin asaj një frymë të re
bashkëpunimi dhe paqeje në kontinent. Pra nga 49 vende që e përbëjnë
kontinentin europian, vetëm 27-të prej tyre ndodhen në Europën e Brukselit.
Më lejoni ta përfundoj këtë shkrim me mendime të mija modeste, pa
mllef, pa nerva, pa prapamendime për vende që i përkasin « Europës jashtë Brukselit
», me fjalët e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo, shumë dekada më parë,
në fjalimin e tij më 21 gusht 1849, në Kongresin e Paqes për „Shtetet e
Bashkuara të Europës“: „ Do të vijë dita kur armët do t’u bien nga duart, edhe
juve! Do të vijë një ditë kur lufta do të duket gjithashtu absurde dhe do të
jetë po aq e pamundur midis Parisit dhe Londrës, midis Petersburgut dhe
Berlinit, midis Vjenës dhe Torinos, që siç është e pamundur dhe duket absurde
sot midis Rouenit dhe Amiensit, midis Bostonit dhe Filadelfias. Do të vijë një
ditë kur ju Francë, ju Rusi, ju Itali, ju Angli, ju Gjermani, ju të gjithë,
kombe dhe kontinent, pa humbur cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetet
tuaja të lavdishme, do të shkriheni ngushtësisht në një bashkësi superiore dhe
do të ndërtoni vëllazërinë europiane, ashtu si Normandija, Bretanja, Burgonja,
Lorena, Alzasa, të gjitha provincat tona që u bënë njësh me Francën. Do të vijë
një ditë kur nuk do të ketë më fusha të tjetra lufte dhe se tregjet do të hapin
rrugën e tregëtisë dhe mendjet e njerëzve do mbushen me mendime. Do të vijë një
ditë kur mortajat dhe bombat do të zëvëndësohen nga votat, nga votimi i
përgjithshëm i popujve, nga arbitrazhi i nderuar i një senati të madh sovran që
do të jetë në Europë, ashtu siç është Parlamenti në Angli, ashtu si është Dieta
në Gjermani, si është Asambleja Ligjvënëse në Francë ! (Duartrokitje) Një ditë
do të vijë kur do të tregohet një top në muze, siç tregohet sot një instrument
torture, duke u habitur se çfarë ka qënë ai (Të qeshura dhe bravo nga salla).
Do të vijë një ditë, ku do të shihen këto dy grupe të mëdha, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të
vendosura përballë njeri tjetrit, duke i dhënë dorën njeri tjetrit, mbi detet,
duke shkëmbyer produktet e tyre, tregëtinë, industrinë, artet, gjenitë e tyre,
duke deshifruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar nën
shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar sëbashku, për të patur të gjithë
mirëqënie, këto dy forca të pakufishme, vëllazërimi i njerëzve dhe fuqia e
Zotit (Duartrokitje të zgjatura) Victor Hugo.