Kerko: a
Izri Rexha: Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës nuk i trajtojnë njësoj mësuesit në Austri
E marte, 24.12.2019, 01:59 PM
Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës nuk i trajtojnë njësoj mësuesit e mësimit plotësues në Austri në Seminarin e mbajtur me 30 nëntorë në Grac të Austrisë
Nga
Izri Rexha
Ministria
e Diasporës dhe e Zhvillimeve Strategjike të Republikës së Kosovës me zyrtarët
e saj Ymer Avdiun dhe Barbara Sekiraqen kanë injoruar shumë nga mësuesit e
mësimit plotësues të gjuhës shqipe në seminarin dhe festën e 28 Nëntorit që
kanë organizuar në Grac të Austrisë te nikoqirja e këtij eveminenti interesant
mësuesja aktivistja shumë e njohur zonja Bukurije Limani dhe zyrtarët e
përmendur i kanë ftuar vetëm ata mësues të cilit i kanë zgjedhur sipas miqësisë
së tyre. Unë si mësues nuk kam marrë ftesë nga kjo ministri për seminarin e
paraparë dhe manifestimin në fjalë edhe pse punoj nga viti 2007. Disi më lindi
pyetja se: A jemi dhe ne mësuesit e tjerë që ishim të pa ftuar në këtë seminar
të barabartë me të përkëdhelurit e kësaj ministrie të cilët i financon për disa
aktivitete, kurse ne sa here bëjmë ndonjë aktivitet duhet në forcat tona të
mbështetemi. Pse nuk na ftuan edhe ne, por në atë seminar morën pjesë vetëm
Miradije, Berisha kryetare , Osman Ademi arkëtar , Roza Ndrecaj ndihmëse e
kryetares, Qefsere Bislimi, Merita Ramadani, Feride Aradinaj, Ismet Sinani,
Ibrahim Hasanaj dhe ish kolegu Hazir Mehmeti. Ishte mjaftë interesant që ky i
fundit si autor i disa librave të shkruara në gjuhën shqipe si dhe një teksti
shkollorë “Abetare”e që njihet si themelues i kësaj shoqate mori pjesë pa ftesë
as të Ministrisë së Diasporës dhe as të shoqatës në fjalë. Sipas llogarisë del
se në këtë manifestim morën pjesë vetëm tetë mësues të rregullt që mbajnë mësim
në gjuhën shqipe nga Austria kurse ne mësuesit/set e rregullt jemi njëzet e
tre. Në pyetje drejtuar zonjës Barabara Sekiraqa: “Pse nuk na ftuat neve
mësuesit tjerë të gjuhës shqipe?” Është përgjigjur: “Ne i kemi ftuar vetëm
shoqata e mësuesve dhe jo individët veç e veç.” Ministria i ka të gjithë e-
majlat tone dhe më herët gjithë na kanë njoftuar për të gjitha ndryshimet,
aktivitetet apo risitë. Shoqata e Mësuesve me këtë rast disa mësues që janë
anëtar të shoqatës i ka injoruar si dhe mua që nuk jam anëtar i kësaj shoqate.
Nga konkluzionet më lart del se Ministria e Diasporës ftojnë vetëm ata të cilët
janë miq të tyre dhe këtu nuk kemi të bëjmë as me përfillje të legjislativit të
shtetit e as me çështjen e moralit dhe respektit që është dashur ti bëhet
autorit z. Hazir Mehmetit që tani është pensionuar dhe mua gjithashtu si autor
i librit më të ri për gjuhë shqipe “Gjuha shqipe 5”që kam dashur ta prezentoj
në këtë manifestim.
Manifestimin
e financuar nga ministria në fjalë nuk ka nevojë ta komentojmë, pasi që është
si manifestim i dështuar, në fotografi shihet që mungoj publiku i një ish
kryeqyteti të kulturës së Evropës. Munguan valltaret e qytetit të Gracit dhe
shoqatat e këtij qyteti që njihen si mikëpritëse dhe mjaft aktive e të
organizuara mirë. Ata nuk erdhën po për shkak të injorimit që pësuan nga
Shoqata e Mësuesve “Naim Frashëri” e konkretisht nga udhëheqësit shatralan të
saj që nuk u përmbajtën nga dekleratat jo korrekte për shkak se Unioni i
shoqatave të Shteiermarkut donin të kenë një bashkpunim të mirëfillt me
shoqatën e mësuesëve dhe të kenë një program unifikues të termineve. Kurse
udhëheqësia e shoqatës “Naim Frashëri” nuk e përfillën aspak dhe e injoruan
këtë bashkëpunim të mirëfilltë. Mua më ka ardhur keq që ambassadori i
Shqipërisë nuk kishte për kë të mbante fjalën e nderit dhe më e keqja edhe prindërit
e atyre pak nxënësve nga Graci munguan me përjashtim të disa prindërve që
kishin gatuar dhe përgatitur ushqimin për këtë festë madhështore që vinin nga
shoqata “Rinia” . Gjithashtu edhe zyrtarët austriak munguan si dhe disi skena
të kësaj salle shihet si një naivitet e zymtësi e përgjithshme. Por mirë që
nxënësit të tjerë kishin ardhur nga Vjena dhe qytetet tjera enkas për të
kënaqur publikun, që fatkeqësisht në këtë rast mungoj.
I
ngacmuar nga një ide unë dëshiroja të kërkoja një përgjigje pse Ymer Avdiu dhe
Barabara Sekiraqa bëjnë këso ndasish dhe diferencime në mes të mësuesve, kur e
dinë se të gjithë mësuesit, duan ose nuk duan ata duhet sipas natyrës së punës
që kanë ti respektojnë njëjtë? Kjo të sjell te pyetja se a janë të barabartë të
gjithë mësuesit që mbajnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë për
zyrtarët e Kosovës? Pse janë ata kaq të pafytyrë dhe kaq të ligj, kur dihet se
shtetet tjera kur bëjnë organizime të tilla i ofrojnë secilit mundësin të jetë
pjesë e asaj bashkësie?
Arsyeja
kryesore e këtij diferencimi mendoj se është ndarja e një fondi për manifestime
të tilla shoqatës “Naim Frashëri” nga Ministria e Diasporës dhe Integrimeve
Strategjike të Republikës së Kosovës. Kjo është mollë sherri. Sa di unë në një
manifestim të ngjashëm për një Kuizi të Diturisë patën nda dy mij Euro, mjete
këto të cilat i ka shsrytzuar shoqata në fjalë dhe për sallën që ka paguar 160
€ ka deklaruar mijëra Euro, kurse sallat në kuadër të komunës zakonisht
kushtojnë për aktivitete kulturore dhe të nxënësve fare lire. Psh, mua më ka
kushtuar 85 Euro një sallë me dyqind ulëse. Mendoj se mbyllja e syve të zotëri
Avdiut ndaj këtyre keqpërdorimeve është bashkëpjesmarrje në mashtrim ose është
ajo formula e vjetër e hajnave “ti mua unë ty”. Këtu në Grac në këtë manifestim
si duket ka shkuar disi pak më ndryshe që kanë kontraktuar një operator nga
Kosova si duket është firmë “Turke”të paguajnë sallën e cila kësaj radhe ishte
pa publik, kurse nikoqiren zonjën Bukurije vetëm e kanë keqpordor ministria në
fjalë dhe shoqata e mësuesëve për mundin që ka dhënë.
Arsyeja
tjetër është çështja e mëditjeve të cilat zyrtarët e Kosovës mund ti marrin për
të drejtën e ardhjes vetëm pas një kërkesa me shkrim nga shoqata në fjalë. Dhe
ata me marrjen e lejes nga ministri do të marrin edhe mëditjet shtesë. Për këtë
mandej neve mësuesve tjerë na bëjnë trysni ose të bëhemi anëtarë të shoqatës
ose nuk na do të na ftojnë në manifestime të ngjashme sepse duan që vetë të
vijnë në një shtet të Evropës dhe shoqata të funksionoj si shoqatë e zyrtarëve
të kësaj ministrie ose drejtpërdrejtë e kontrolluar nga ata.
Një
nga arsyet e tjera është mburrja e tyre se po e organizojnë mësimin plotësues
në Austri dhe me këtë e bindin edhe ministrin që të pranoj një projekt të
tillë. Unë veç kisha me pyet se si mundet Ymer Avdiu të ndihmon në këtë proces
kur idetë e tij shohin shumë më pak se cilido mësues që jeton në Austri. Unë e
konsideroj një tallje dhe nënçmim me neve ose vine kinse për të shitur mend se
si duhet të organizojmë procesin mësimor. Idetë e juaja i nderuar Avdiu janë po
aq të cekëta sa te fëmijëve që vizitojnë shkollën fillore deri në klasën e
katërt. Dhe kisha me lutë ministrin që kurrë filozof të tillë që shesin mend
lidhur me stimulimin e vijueshmërisë së nxënësve të mësimit plotësues mos të na
sjellë në Austri. E as të tillë që flasin për identitetin shqiptarë kulturorë
sepse ne mësuesit për ditë ballafaqohemi me mësimet e hoxhollarve turq që e
ndryshojnë këtë identitet para syve tanë si dhe të fëmijëve që iu vije mërzi ti
thuash se vijnë nga shtetet tona ose të tillë që kanë ndryshuar që moti në
asimilim dhe thonë jemi maqedon, boshnjak, ose turq. Ne i dimë punët tona ma
mire se sa ju të tuajat. Besoni që ne i dimë edhe punët e juaja më mire se sa
ju, sepse ne kemi kaluar nëpër shumë rrugë pakrye, nëpër shumë procese të tjera
të mësimit, nëpër shumë sfida të jetës që ju kurrë nuk i keni provuar. Ne kemi
pare shumë procese e programe të mësimit si dhe shumë teknika mësimore e mjete
mësimore të cilat ju mundeni vetëm në TV ti shihni.
Një
nga problemet e tjera me këtë ministry është Ekskursioni i nxënësve për në
Kosovë. Këtu gjithashtu desha të falenderoj këtë ministri për mbulesën e
shpenzimeve, por megjithatë nuk mundem asnjë here të pajtohem me mënyrën se si
kanë planifikur këtë ekskursion. Së pari kurrë nuk kanë mbajtur fjalën, gjatë
agjendës së udhëtimeve e paraparë, dhe një javë para se të udhëtonim na e
ndryshonin këtë agjendë. Së dyti kur mbërrinim në Prishtinë menjëherë po atë
ditë nxënësit hiç pa fjet na qonin ti vizitonim varrezat e dëshmorëve në Prekaz
pa e marr parasysh që fëmijët ishin të dërmuar nga lodhja duke udhëtuar me
autobus nga Austria. Thua se nuk kishte ndonjë vend në Prishtinë që ditën e
pare ata të relaksohen dhe të nesërmen do duhej më tutje të udhëtonim për në Prekaz.
Së treti ishte një bindje se Ymeri pat marrë agjensinë e autobusëve me kontratë
ashtu që të paguaj sa më shumë kilometra që të bëjnë dhe normalisht ka mundësi
që një pjesë e fitimit e ka nda për vete. Ndryshe nuk do të na dërmonte çdo
ditë sa më shumë km. Mjafton të shikohen agjendat e udhëtimeve që kemi bërë. Së
katërti Ymeri na ka caktuar nga Prishtina udhëheqësin e grupit që do të
udhëtonim e që në këtë rast ishte kryetarja e kësaj shoqate z. Miradija. Së
pesti ai përmes Miradisë na ka caktuar gjithashtu agjensinë turistike me të
cilën duhet ne të udhëtonim, edhe pse ne e kemi paguar vetë. Kjo i bie ashtu që
kjo ministri po bën diçka për neve dhe ne duhet të jemi të dëgjueshëm
Dhe
vetëm ata që e dëgjojnë Miradinë do e dëgjojnë ligjëvënësin z. Ymer Avdiun dhe
znj. Barbara Sekiraqa Dobra mund të gëzojnë këto të mira, dhe mu për atë ata do
të financojnë kryetaren pa i kërkuar ndonjë llogari lidhur me shpenzimet kurse
për mësuesit e tjerë që janë pjesë e aktiviteteve të manifestimeve të ndryshme
nuk do të ndiejnë.
Unë
e kisha lute ministrin e diasporës që asnjë ndihmë kësaj shoqate të mos i ndanë
sepse ne jemi në Austri dhe ja dalim me shpenzime tonat të bëjmë çfardo
aktiviteti që dëshirojmë. Ashtu ne do duhej ta respektojmë njëri tjetrin dhe jo
të rrimë me kokën nga Ministria e Diasporës duke marrur udhëzime nga z. Ymer
Avdiu e znj. Barbara Sekiraqa Dobra të cilët vetëm sa na përqajnë dhe të
kryetarës së kësaj shoqate Miradije Berishës që nuk përfill kolegët e as
shoqatat tjera.
Unë
protestoj haptas që disa mësues të gjuhës shqipe në diasorë të kanë këtë
ministri si nënë kurse të tjerët si njerkë. Shpresoj që një ditë të ndryshojnë
gjërat dhe drejtësia të jetë prioritet i atyre që do të merren me diasporën.
*Autori është mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë