Kerko: a
Nue Oroshi: Edi Rama është trashegimtar i denjë politik i kriminelit Enver Hoxha
E hene, 23.12.2019, 10:10 PM
Edi Rama është trashegimtar i denjë politik i kriminelit Enver Hoxha
Nga
Nue Oroshi
Mini-shengeni
ballkanik apo projekti i Akadamisë së Shkencave të Beogradit se bashku me atë
të Moskës për dominimin serb në Ballkan dhe daljen e sërbeve në Adriatik nuk
është projekt i ri.Ky projekt në një mënyrë apo tjetër është duke u munduar që
të zbatohet nga Serbia dhe Rusia në trojët shqiptare tash e dy shekuj me
radhë.Meqenëse ka dy dy dekada që mirrem me çështje historike të popullit
shqiptar dhe duke qenë në krye të një projekti kombëtar shkencor dhe atdhetar
të Trojeve te Arbrit aspak nuk jam befasuar me lëvizjet e fundit politike të
Edi Kristaq Ramës.
Nuk
jam befasuar për faktin se Edi Rama është pasardhës i denjë i vijës politike
pansllaviste.Ai udhëheq një parti që është themeluar më, 8 nëntor 1941 nga
politika pansllaviste e përfaqësuar prej të deleguareve të saj Dushan
Mugosha,Milladin Popoviqi dhe Svetozar VukmanoviçTempo.Kjo treshe kobzezë për
kombin shqiptar e vëndosi nje marionetë të pansllavizmit në krye të saj me
emrin Enver Hoxha.
Ky
tradhtar i kombit shqiptar Enver Hoxha një gjë e kishte bërë si duhet.Luftën
dhe vrasjen e vëllezërve të tij shqiptar, atdhetarëve dhe nacionalistëve si dhe
intelektualeve të shkolluar në Universitetet perëndimore.Dhe derisa ky vriste
atdhetarët nacionalistë krahë për krahë me serbët nuk i mjaftonte vetëm kjo
punë, vrasja e atdhetarëve nacionalistë vëtem mbrenda trevave të Shqipërisë
londinoze por dërgonte edhe brigadat e tij që bënin Masakra të papara në
Drenicë,e Dukagjin.Ndërsa një brigadë famkeqe e ka dërguar në Maqedoninë
shqiptare për ta shuar kryengritjen e atdhetarit dhe nacionalistit shqiptarë
Xhemë Gostivari.
Meqenëse
forcat atdhetare dhe nacionaliste kishin dhënë urdhër që të vritet famkeqi
Milladin Popoviqi dhe ky urdher ishte dhënë nga ideologu bashkimit të kombit
shqiptar professor Ymer Berisha, heroi Ndue Përlleshi dhe heroina Marije
Shllaku ky vendim i egzekutimit të Milladin Popoviqit zbatohet nga atdhetari
dhe mësuesi Haki Taha i cili e vret Milladin Popoviqin.Tradhtari Enver Hoxha me
vëndimin nr.117 më, 5 shtator1945 dekoron një seri antishqiptarësh të tërbuar
si Milladin Popoviqin dhe Aleksandër Rankoviçin,edhe sot e kësaj dite këto
vëndime nuk janë shfuqizuar.Kjo luftë në mes të atdhetarve nacionalist dhe
tradhtarve komunist nuk përfundon me kaq.Ajo vazhdon deri me vrasjen e
udhëheqësve të Nacionalizmës shqiptare të kryesuar nga Kapidan Mark Gjon
Marku,Kapidan Llesh Gjon Marku,profesor Ymer Berisha,Shaban Polluzha.Mehmet
Gradica,Marije Shllaku, Ndue Përlleshi, Gjon Sereqi dhe shumë e shumë atdhetarë
të tjerë.
Ata
që u habitën me aktin dhe tradhtinë e djeshme të tradhtarit dhe satrapit Edi
Rama duhet ta dinë një fakt.Ky është në krye të një Partie Antikombëtare që më,
8 nëntor 1941 e themeluan Milladin Popoviqi,Dushan Mugosha e Svetozar
Vukmanoviç Tempo.Edhe pse kjo parti në vitin 1948 e ndërroi emrin në Parti të
Punës deri në vitin 1991 dhe që nga viti 1991 e deri me sot vepron me emrin
Partia Socialiste e Shqipërisë në thelb është një parti antikombëtare e cila
vazhdon rrugën e Milladin Popoviqit,Enver Hoxhës,Mehmet Shehut,Koçi
Xoxe,Svetozar Vukmanoviç Tempos dhe Dushan Mugoshës.Ashtu siç nuk kërkon falje
për maskarat në Kosovë krimineli Aleksandër Vuçiç pasardhës i denjë i
kriminelit Millosheviq, të njëjtën gjë e bënë edhe pasardhësi politik i
kriminelit Enver Hoxha, Edi Rama.Ai nuk i kërkon falje shqiptarëve atdhetarë
dhe nacionalistë për 47 mijë shqiptarë të vrarë gjatë luftës së dytë botërore
ku 90% e tyre mbetën pa varre.
Krimineli
Vuçiç nuk e pranon masakrën e Reçakut, Mejës dhe Korenicës,maskarën e Krushës
se vogël dhe maskarat në Drenicë dhe në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës
kurse tradhtari Edi Rama nuk e pranon Maskarën e Tivarit, Bihorit, Qafës se
Valmerit, Lumës,masakrën e Fabrikës se Duhanit në Maqedoninë shqiptare dhe
shumë vrasje të tjera të zhvilluara me gjyq e pa gjyq nga komunistët
shqiptarë,serb dhe rus.Populli shqiptarë duhet ta di që të dy janë të se
njejtës vijë politike që ka qenë dhe është në shërbim të pansllavizmit ruso-
serb tash e plotë 78 vjet me radhë.Mini- shengeni ballkanik nuk është asgjë
tjetër përveç që krijimi dhe hapja e mundësisë së Serbisë për dalje në detin
shqiptar dhe përmes metodave të tyre shfarosëse të gjenë mundësi që përmes
Rusisë dhe Kinës ta dobësojnë orientimin e shqiptarëve drejtë Evropës dhe
Amerikës.
Meqenëse
tash nuk ka organizime ushtarake të atdhetarëve shqiptarë në trojet shqiptare
për t´iu ndal hovin këtyre forcave të errëta pansllaviste një fakt duhet të
dihet.Shqiptarët kanë ditur në momente historike të vetorganizohen dhe ta
mbrojnë vetvetën në rrethana të vështira.Edhe sot do të dalin forca atdhetare
që do ta mbrojnë kombin shqiptar nga këto hijena ballkanike.Kur e them kombin
shqiptar nuk e kam fjalën vetëm tek Kosova apo Dardania por do ta mbrojmë edhe
Shqipërinë londinoze mos të bijë nën thundrat e politikës pansllaviste ashtu
siç ra më, 8 nëntor të vitit 1941, ku lindja e diellit shqiptar u orientue kah
lindja e jo kah perëndimi.Edhe diaspora shqiptare nuk duhet të rri duarkryq por
ti hapë sytë se nuk do të jetë e largët dita kur të ipet kushtrimi për
mbrojtjën e trojeve etnike shqiptare për ndaljen e dominimit të politikës
pansllaviste në Trojet Shqiptare.Shqiptarët duhet te integrohen për në
Evropë.Kurse Edi Rama e ka rrugën e hapur që të jetoj në Beograd.Madje atje ta
zgjedhë edhe ndonjë varr tek vëllezërit e tij ideologjik.