Kerko: a
Thanas Gjika: Ju lutem veproni sa nuk është vonë!
E hene, 23.12.2019, 11:23 AM
JU LUTEM VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!
Thirrje
“Federatës Vatra”, “Ligës Shqiptaro-Amerikane”, “Këshillit Shqiptaro-Amerikan”
dhe “Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Amerikës”
Nga
Thanas L. Gjika
Kohët
e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje tronditëse që dëshmojnë se
ish-përndjekësit e kohës së diktaturës kanë kapur pushtetin dhe veprojnë haput
kundër mëkëmbjes së demokracisë. Mirëpo asnjëra nga organizatat atdhetare të
diasporës sonë deri sot nuk ka reaguar zyrtarisht.
1.
Si mund të rihet pa dalë zyrtarisht në mbrojtje kundër kërcënimeve të vijueshme
ndaj jetës që iu bënë intelektualit të shquar dhe zyrtarit të lartë z. Agron
Tufa, drejtor i “Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit” dhe familjes
së tij! Kërcënime të tilla e detyruan atë të emigrojë në Zvicër e të kërkojë
strehim politik.
2.
Si mund të rihet pa u shprehur kundër vendimit të parlamentit shqiptar për
aprovimin e “Paketës Anti-shpifje”, e cila, si u përcaktua prej z. Frank G.
Shkreli dhe disa organizatave të gazetarëve është një paketë kundër shprehjes
së lirë të gazetarëve dhe medias!
3.
Si mund të rihet pa reaguar ndaj zgjedhjes kryetar i SPAKU-t (“Struktura e
Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar”) i prokurorit Arben Kraja, i
cili ka punuar hetues i Sigurimit të shtetit diktatorial shqiptar në vitet
1987-1992! Kundër këtij vendimi kanë dalë shumë të përndjekur dhe vetë “Shoqata
e të Përndjekurve të Diktaturës Komuniste të Shqipërisë” me kryetar z. Nebil
Çika.
Mendoj
se organizatat atdhetare të lartpërmendura të komunitetit tonë të reagojnë sa
më parë duke iu drejtuar Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për t'ia tërhequr
vëmendjen ndaj seriozitetit të punës së personave që janë ngarkuar për kryerjen
e Reformës në Drejtësi dhe të Vetingut.