Kerko: a
Pal Neçaj: Bajram Neza, një njeri, një mik dhe një kuadër i paharruar
E diele, 22.12.2019, 03:02 PM
BAJRAM NEZA, NJE NJERI, NJE MIK DHE NJE KUADER I PA HARRUAR
Nga
Pal Neçaj
Sot
i dhamë lamtumirën e fundit burrit të mirë dhe ndër personalitetet më të
nderuar dhe të respektuar të Malësisë Gjakoves, Bajram Neza,. të cilin
vdekja e shkëputi nga ne me 17 Dhjetor .
Vdekja
e këtij njeriu të madh, birit te Shipshanit te Tropojës, pasardhës i patriotit të lavdishëm Ali Ibra,
miku e shoku im i shtrënjtë, me të cilin u njoha, këtu e 50 vjet më parë,
tronditi jo vetëm familjen e fare fisin e gjërë NEZAJ, këtu dhe në Shqiperi, miqtë e shokët që pati gjatë jetes, njerëzit e shumtë që e
njohen nga afër, por edhe mbarë
diasporen Shqiptare të Nju Jorkut, të Nju xhersit etj
Vdekja
e tij hidheroi njerëzit e shumtë, qytetarë nga Tropoja, Kukësi, Puka, Shkodra,
Tirana, Gramshi, Vlora etj. të cilët do ta kujtojnë per nje kohe te gjate.
U
nda nga jeta dhe u përcuall sot për në
banesën e fundit burri i madh shqiptar, biri
i dashur dhe i respektuar i Malësisë së Gjakoves, zemërgjëri e shpirtflori
Bajram Imer Neza.
Mungesën
e tij do ta ndiejnë thellë gjatë jetës, jo vetëm bashkëshortja Zoja, djali
Agroni, mbesat e nipat që aq shume i donte, fare fisi, por dhe shokët e miqtë ,
njerëz të shumtë që e kanë njohur nga afër. Ndaj të gjithë patën e kemi dhimbje
të madhe dhe do të rruajmë kujtim të pa harruar.
Bajram
Neza ishte e mbetet burrie i mençur, fisnik,
i çiltër, më gojembel, më me kulturë
i kohes tij që une kam njohë në jetën time.
Ai
ishte njeri i veçante sepse kishte
virtyte te rralla ;
Së
pari, dashuria në kuptimin më të gjërë
të fjalës. Dashuria për njerëzit pa dallim moshe, gjinie, besimi, krahine apo bindje, dashuria për familjen, për
shoqërin'e shkolles, të punës, të mjedisit ku jetonte. dashuria për profesionin
e inxhinierit mekanik ku e ushtroi vetëm pak vite në Kukës dhe Tropojë,
dashuria per fshatin, vendlindjen, për Shqiperinë, Kosoven, kombin Shqiptar dhe
për çdo gjë shqiptare.
Shkurt
ai ishte i dashuri i të të gjitheve dhe urrejtsi i askujt.
Së
dyti, Bajramin e karakterizonte urtësia dhe thjeshtesia e veçantë si
intelektual i zgjuar me zemër të madhe sa bjeshka dhe shpirtin e paster kristal
si uji i Valbonës. Gjatë gati 17 viteve që, une , pata fatin e mirë të punoj me
Të dhe, ta njoh nga afer, përfitova shumë dhe mesova nga ky intelektual i
mençur masovik , me urtësi e gjakftohtësi angleze, me korrektese gjermane.
Mesuam
nga komunikimi i çilter e i thjeshtë që kishte me njerëzit e ndryshem, sqarimi
me durim e takt i atyre njerëzve hallexhnji jo vetëm kur kishin të drejtë por
dhe kur nuk mund t'u zgjidhej problemi i tyre.
Bajram
Neza kishte dhunti dhe aftësi të pasaçme për "të hyrë" në zemrat e
njerëzve. Ai bisedonte gjatë e thjeshtë qe nga
femijte,deri me të rriturit, të moshuarit, me të pashkolluarit, me
intelektualët, me artistët dhe deri me shkenctarët. Ai nuk dinte të ofendonte e
as të fyente njeri. Të ngrinte zërin apo t'i bertiste askujt. Ai ishte aq fisnik e bujar në shtepi e jashtë saj, por aq
më shumë i thjeshtë e i lehte kur shkonte tek te tjeret.
Kurrë
në jetën time nuk e pashe një herë të nxehur, të nevrikosur e aq më pak të
humbiste, për një sekonde logjikën e
arsyen. Me sjelljen e tij, me durimin e taktin e ai iu'impononte respektin jo vetem atyre që e donin por edhe të asaj pjese të
vogël që e kundershtonin, të cilët mbetnin "te uritur" për ta takuar
përseri atë.
Bajram
Neza nuk dinte "të grushtonte tovolinën" te "rrihte
gjoksin"dhe as përdorte "Unin". Ai ishte i ndershem dhe si
askush tjetër njihte mirë sedren e psikologjinë e shqiptarit në tërsi dhe të
malësorit ne veçanti. I ndjeri, ka qënë
armik i genjeshtrës, i mendjemadhësisë, i përgojimeve, i dyfytyrësisë, i imoralit, i ndasivë etj .
Bajram
Neza, ndoshta është ndër kuadrot e rrallë, me detyra drejtuese të rëndësishme
të kohës rregjimit monist, që pas përmbysjeste ketij regjimi asnje individ, komunitet, organizate a shoqatë, fshatar a qytetar te kishte një
vrejtje, dekleratë, leter. artikull në gazetë, akuzë apo kallzim kundra tij
,kudo ku ka punuar e drejtuar si ne Kukës, Tropojë, Gramsh, Tiranë .
Madje
nuk kam degjuar se kanë fole ose shkruar "keq" qofte edhe
ekstremistet qe mund ta quajne
veten te vuajtur nga sistemi i kaluar.
Ky
ishte Bajram Neza! Une e quaj veten
krenar e të privilegjuar qe pata fatin e
mire te punoj e te shpenzoj kohe me te ,te mesoj prej tij .
Une
e kam patur vertet idhull ate burre trupvogel por me zemer sa Shkelzeni .me
fjale te pakta por me vepra te medha .
Do
te me mungoje shume zeri i tij i
embel takimet si dhe telefonatat e
shpeshta qe kishim bashke gjithe jeten
si dhe e pamundur ta harroj une dhe familja ime, por jam i bindur si une
jane te shumte .
Bajrami
e Zoja qënë bashkëshorte shembullore ne
Malësi. Ata ishin prindër të dashur dhe
edukuesit më të spikatur të dy djemve që rriten dhe i nisën ne rrugën e jetës. Gjithashtu Zoja dhe Bajrami
ishin gjysher te dhembshur shume te kujdeshem e te pakrahasushem per 4
mbesat e tyre si yje.
Por
fatkeqsisht, po bëhen 3 vjet e 7 muaj që vdekja e padrejte iu mori djalin
Agimin qe nuk ishte vetem i pazevendesueshem per ta por edhe per mbare
SHQIPERINEne kulmin e jetes dhe kontributit te tij.Dhimbjen e thelle
njerezore Bajrami me fisnikeri mundohej
ta fshihte por syte e tij nuk ishin kurre si me pare. Djali iua shkrumezoi zemrat prinderve te
dhimsur por nuk u ligeshtuan vazhduan te jetojne me force e dinjitet ,te
kujdeseshin per djalin tjeter Agronin dhe mbesat e tyre, te njerezeve te aferm shokeve e miqve. Qendresa e tyre e
pashoqe ishte testi me i rëndë për karakterin e fortë e të pashembullt të kesaj
familje të çmuar dhe të nderuar
Me
duket e pabesueshme vdekja e mikut dhe shokut tim te shtrenjte Bajram Nezes.
Humbja e tij ze nje pjese te madhe ne zemren time si shok , mik e vella.
Mendoj per nje moment sikur Bajrami
shkoi per te takuar Agimin e dashur .i djegur nga malli dhe a mos na kthehet
perseri ne mes nesh me ate buzeqeshjen e
tij te embel ...
Ikja
e Bajram Nezes la pas pikellim te madh
per te gjithe ne!
U
prehte ne paqe dhe i perjetshem qofte
kujtimi i Tij !
Bajram Neza në qender, Fuat Çikollari djathtas, Zojë Neza e Sabrie Çikollari majtas. -Tiranë, 2019-
-Ekskluzivisht
per ZemraShqiptare ne Londer, nga Nju Jork, 20 Dhjetor 2019-