Kerko: a
Florim Zeqa: Vjosa Osmani, forcë e ndryshimit apo hambar i grumbullimit të votave!?
E premte, 20.12.2019, 08:13 PM
Vjosa Osmani, forcë e ndryshimit apo hambar i grumbullimit të votave!?
Shkruan
Florim Zeqa
Kandidatja
e parë grua për të drejtuar qeverinë e Kosovës, Vjosa Osmani i fitoi më shumë 190 mijë vota nga qytetarët në
zgjedhjet e 6 Tetorit, e cila njëherësh është edhe gruaja më e votuar në
historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nëse e marrim si kriter
mbështetjen e fuqishme të zonjes Vjosa Osmani nga elektorati i LDK-së, atëherë
ajo duhet të merrë me automatizëm edhe timonin e partisë.
Shpërthimi vullkanik i
LDK-së post-rugoviane
Pas
ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor,
mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së për Vjosen kryeministre, duhet
kuptuar si dëshirë të elektoratit që ka shpërthyer si vullkan për ndryshime në
LDK dhe mbarë Kosovën.
Sikur
zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6
muaj më parë para procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së jo vetëm që
do të ishte bindëse, mund të ishte fitore apsolute e zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Mënyra
e kandidimit të Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të, nuk erdhi nga
gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit si dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi
nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar
zgjedhor të partisë.
Si
pasojë e ngulfatjes së vullnetit të elektoratit, paradoksalisht kandidatja për
kryeminstre, Vjosa Osmani është e vetmja kandidate që nuk është lidere dhe që
nuk pyetet për asgjë në parti!
Prandaj,
vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit nuk ishte rastësi, por
shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet
dhe për rikthim të identitetit politik.
Duhet të ndahet
"shapi nga sheqeri" në LDK
Është
momenti i duhur që Vjosa të reflektoj në përputhje me besimin e marrë nga
elektorati, për të justifikuar vullnetin dhe forcën e ndryshimeve në LDK.
Vjosa
Osmani nuk guxon të sillet vetem si ish kandidate për kryeministre dhe as si
nënkryetare e emëruar vetëm 5 minuta para orës 12, por si e ngarkuara me
përgjegjësi nga elektorati i LDK-së.
E
meqë është personi me i votuar, askush nuk e ka të drejtën para Vjoses të merrë
vendime në LDK.
Vjosa
Osmani është vullneti i elektoratit në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe atë vullnet
nuk e ka të drejtën askush që ta shpërdoroj dhe abuzoj për qëllime meskine
klanore apo përsonale siq po bëjnë klanorët e LDK-së.
Fol e mos hesht Vjosa
Osmani
E
nderuara Vjosë, e keni për obligim dhe përgjegjësi morale para votuesve që të
dëshmoheni se jeni produkt i elektoratit e jo e klanit Riinvest.
Tani
është momenti më i përshtatshëm në prag të 30 vjetorit të themelimit të LDK-së,
që të bëhet kthesa historike në
partinë-lëvizje të shtetformimit të Kosovës, që të bëhet shkëputja nga
"Lidhja" e klaneve dhe grupeve të interesit në LDK.
E
nderuara Vjosë, po të lutem jo nga simpatia që kam ndaj jush dhe as nga
urrejtja ndaj dikujt tjetër, por nga dashuria e pakufishme qe kam ndaj atdheut
dhe bashkombasve të mi, që të ndërmerrni hapin e guximshem për çkapjen e LDK-së
nga klani Riinvest dhe klanet tjera më të vogla që e kanë kthyer shtëpinë e
madhe rugoviane në "Bastore" të fatit personal të individeve me ego
të sëmurë karrieriste.
E
nderuara Vjosë, ngrite zërin e arsyes dhe vullnetit të elektoratit për
ndryshim, për t'u dëshmuar para të gjithë qytetarëve të vendit se nuk jeni
produkt i klaneve dhe grupeve të intetesit, por shprehje e vullnetit të
elektoratit për ndryshime në partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese të
Kosovës.
Momenti i papërseritshëm
historik për Vjosa Osmanin
Me
hapin e guximshëm për ndryshim, e nderuara Vjosë, duhet të dëshmosh vlerat e
pastra rugoviane dhe përcaktimin për një LDK çfarë e shprehu elektorati që të
dha besimin më 6 tetor 2019.
Besimi
i marrë nga elektorati rugovian nuk është dhuratë për klanorët dhe grupet e
interesit, por është shprehje e besimit që ka elektorati i LDK-së në ju.
Andaj
ketë besim të marrë nga elektorati duhet ta ktheni në forcë dhe veprim për
ndryshim dhe reforma të thella në LDK.
Primati
i drejtimit të partisë, i ardhur jo si dhuratë e liderit aktual, por si vullnet
i elektoratit të LDK-së, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve
të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e
aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 20 vjet pas
përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit
shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë,
ku pushtetarët t'i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku
qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e
jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar
bizneset e tyre.
Mbase
ky është momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik
që Vjosa Osmani të merrë në dorë timonin e drejtimit të lokomotivës së madhe që
bëri ndryshimet e mëdha historike në vitet e '90-ta.
Sikurse
atehërë kur u shkëputëm nga sistemi kriminal i Milloshevit, edhe sot kemi
nevojë të shkëputemi nga sistemi kriminal i qeverisjes së vendit.
Është
koha dhe momenti më i përshtatshëm që zonja Vjosa Osmani të dëshmohet se është
forcë e ndryshimit, e jo hambar i grumbullimit të votave në LDK!