Kerko: a
Alma Lama: Krimet e luftes dhe sharlatanizmi i ministrit te jashtem te Kosoves
E diele, 15.12.2019, 07:00 PM
Krimet e luftes dhe sharlatanizmi i ministrit te jashtem te Kosoves
Nga
Alma Lama
Cfare
lidhje ka ministri i jashtem apo MPJ me dosjet e krimeve te luftes, qe dashka
t’i dorezoje ne prokurorine e Kosoves? Ku i ka marre ato dosje? Kush ja ka
dhene? Ne cfare cilesie i posedon? Ne cfare cilesie do t’i dorezoje? Pse paskan
qendruar sekret deri para tre-kater vjetesh, sic paska deklaruar? Ku kane
qendruar? Si mund te merret qeveria me punet e gjyqesorit??
Keto
jane disa nga pyetjet qe duhet ti behen ministrit te Jashtem te Kosoves, ne
konferencen e sotme per shtyp, ku ish perpjekur te promovoje veten e tij edhe
persa i perket krimeve te luftes.
Dosjet
e krimeve te luftes kane qene ne duart e prokuroreve te Hages, e cila ato qe
nuk i ka hetuar e gjykuar ia ka lene UNMIK-ut. Ky i fundit te gjitha dosjet ia
ka dorezuar EULEX-it, ndersa misioni europian ia ka dorezuar prokurorise
speciale ato qe kane mbetur pa u gjykuar.
Edhe
Gjykata Speciale ka hetuar per llogari te vet dhe te shohim cilat do te jene
rezultatet.
Ndersa
nese ka deshmi te reja, ato shkojne ne prokurori dhe jo ne ministri te jashtme.
Nuk
eshte pune e ministrit te jashtem te merret me krimet e luftes, apo te beje
deklarata per efekte patrotike, qe automatikisht ngrene pyetjen: pse nuk e keni bere deri tani, cfare keni pritur?
Ministri
ne fjale, i cili gjate luftes negocionte me Millosheviqin ne Beograd, si i
derguar nga Moska, ka pasur rastin qe ne dialogun me Serbine te kerkoje
demshperblim per krimet e luftes. Deri tani nuk i ka rene ndermend, sepse
merrej me shfrytezimin e postit per pazare personale.
Ky
sharlatanizem i ministrit, dhe i atyre qe e kane nxjerre aty, me qellim gjoja
per t’iu kunderpergjigjur Serbise, nderkohe qe sot ne Hage ishte per
intervistim nje figure e larte e UCK-se, nuk i ndihmon aspak Kosoves.
Perkundrazi,
tregon se sa joserioze po tregohen institucionet per nje teme aq te ndjeshme e
te dhimbshme, sic jane krimet luftes se shtetit serb ndaj civileve shqiptare
dhe politikes se tokes se djegur.