Kerko: a
Enver Bytyçi: Adi Krasta - Shqipëria ia mbyll dyert, Kosova ia hap portat!
E diele, 15.12.2019, 05:02 PM
Adi Krasta: Shqipëria ia mbyll dyert, Kosova ia hap portat!
Nga
Enver Bytyçi
Një
monolog i munguar prej muajsh në Shqipëri bëri bujë përmes Kosovës. Adi Krasta
i mohuar në vendlindjen e tij, ka gjetur strehë dhe ka dhënë shpresë nga një
dritare tjetër, nga dritarja e TV T7 në Prishtinë. E nisi protagonizmin e tij
në Agon Channel, por mizori mbylli stacionin televiziv, më qëllim që t'ia mbyll
gojën Adi Krastës dhe kolegëve të tjerë të tij. Sepse bëri sherr me të. Dhe
sherri me Adi Krastën i kushtoi namuzin.
"Namuzxhiu
i madh", njëkohësisht pa din e imanë, duke mbyllur TV Agon Channel, u dha
shqiptarëve një faturë prej 130 milion eurosh për ta paguar. Kostoja e
namuzxhiut tonë të frikshëm ishte dhunimi i fjalës së lirë me një pagesë prej
130 milionësh. Megjithatë Adi Krasta nuk u ndal. Shfrytëzoi konjukturat e
përshtatjes së pronarëve televizivë me lëvizjet e mizorit në krye të piramidës
shtetërore dhe nisi në News 24 Adi Shoun e famshëm me monologët e njohur
tashmë.
Mizori
brutal ngriti një ditë telefonin dhe urdhëroi: "Nëse nuk mbyll emisionin e
Adi Krastës, do t'i shkurtoj këmbët", i tha ai pronarit të News 24. Ky i
fundit, për herë të parë në periudhën postkomunizëm, ndjeu në shpirt se nuk
qenka pronari i vërtetë i biznesit dhe grupit mediatik dhe financiar që ka
ngritur. Pronar i vërtetë i tëlevizionit të tij na qenka kryeministri i vendit.
Dhe u detyrua t'ia ngrijë zërin një prej emrave më të fuqishëm të medias së
lirë në Shqipëri. Adi Krastës iu mbyll dera e një TV shqiptar. Në Shqipëri nuk
guxoi askush ta hapë këtë derë! Çelësin e kësaj dere e kishtë shtënë në dorë
tashmë mizori kryeministër.
Ndërkaq
ky lloj tirani nuk u mjaftua me Adi Krastën! Hartoi ligjin e censurës mediatike
dhe është gati ta miratojë atë në parlamentin monist, pavarësisht reagimeve të
shumta të asosacioneve të mediave dhe gazetarisë së lirë në Europë, SHBA e në
vendin tonë. Unë uroj që të kalojë ai ligj në parlament! Së paku do ta ketë një
impakt:- Edhe ata që mashtrohen prej tiranit tonë kryeministër do të binden se
shteti shqiptar ka në drejtimin e vet një mizor, një monstër, i cili tejkalon
të gjitha monstrat e mëparshme në drejtimin 107 vjeçar të shtetit shqiptar e më
gjerë!
Por
fatmirësisht jetojmë në epokën e internetit dhe të teknologjisë më të lartë të
informacionit. Kosova i hapi portat Adi Krastës dhe duke hap portat e saj për
të dha mësazhin se nga ekranet e Prishtinës mund të ushtojë zëri i lirë i
shqiptarëve edhe në Tiranë. Mësimi më i madh që mori Edi Rama në këtë rast
është se ligji i censurës nuk do t'i bëjë punë. As largimi i Ilir Zelës nga
AKEP nuk do ia zgidhë hallin që ai ka me median e lirë. Kësisoj kryeministrit
tonë mizor i mbetet të mbyllë edhe portat e medias së lirë në Kosovë, çka nuk
ka asnjë shans ta arrijë.
Nëse
sot Kosova ia hapi portat Adi Krastës, më qëllim që të ushtojë fjala e lirë për
ato që ndodhin në Shqipëri, kjo ndodh falë faktit se Kosova është e lirë nga
Serbia. Nëse Serbia do ta sundonte Prishtinën plotësisht, atëherë Edi Rama në
bashkëpunim me Beogradin do ia kishte mbyllur portën e Prishtinës Adi Krastës.
Mjafton
dhe për kaq që Kosova të jetë e të bëhet shtet i lirë, i pavarur, sovran i
fjalës së lirë dhe integritetit të saj! Mjafton dhe për kaq që Kosovën të mos e
pushtojnë dhe sundojnë mizorët tiranë si Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim
Thaçi!