Kerko: a
Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid!
E hene, 25.11.2019, 09:55 PM
Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid!
Nga
Entela Binjaku
Shpesh
herë nën zë apo edhe mes njeri-tjetrit jemi shprehur të keqardhur dhe pezmatuar
se gjuhën shqipe të vegjlit e lindur apo rritur jashtë Shqipërisë nuk e njohin,
ose e kuptojnë por nuk e flasin, për të shkruar as nuk shpresojmë e kështu me
radhë.
Për
këtë herë shkakun e kemi gjetur tek asimilimi i shqiptarëve në përpjekje të
shumëdëshiruar për integrim, herë tek prindërit që vështirësitë që kishin hasur
vetë në mësimin e gjuhës së huaj apo të
vendit pritës nuk i dëshironin edhe për fëmijët e tyre. Për këtë arsye gjuha shqipe ishte përjashtuar
apo praktikohej çdo herë e më pak, herë për shkak se nënat shqiptare në dallim
nga nënat e kombësive të tjera nuk u flisnin të vegjëëve në gjuhën e tyre, dhe
shqipja po mbetej gjithmonë e më shumë në harresë. Jo pak herë kjo ndodhte edhe
sepse më mirë të mos e dinë se nuk je shqiptar për aq kohë sa nuk “duhet të
dukesh si shqiptar” e si për të mos mjaftuar të gjitha këto sidomos kur “ombrellë mbi kokë nuk ke” sepse shteti yt
është gjithmonë i zënë me punë të tjera, ja ku vjen edhe një lajm i mirë nga Madridi.
Me
nismën e Organizatës Jo
Fitimprurëse te rregjistruar në Spanje:
Albaneses en España Hapet në Madrid Shkolla e parë Shqipe.
Këtë
lajm të bukur faqja zyrtare “Shqiptarët në Spanjë” e ka ndarë dhe me miqtë e
tyre në median sociale.
Ja
si shkruhet në njoftimin e nismëtarëve të kësaj shkolle:
“Sot
ishte një ditë e veçantë për shqiptarët në Spanjë!
Më
24 Nëntor të vitit 2019 u çel për herë të parë në Spanjë Mësonjëtorja Shqipe.
Per ne është një ditë historike dhe një ngjarje e shumëpritur nga të gjith.
Tashmë fëmijët në Madrid, dhe shpresojmë edhe më tej, do të kenë nje kënd ku te
flasin dhe te luajne me njeri-tjetrin ne Shqip. Në këtë ditë të parë patën
mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolese, nga Shqipëria,
Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morëm vesh që kishte familje që kishin
ardhur nga skajet me të largëta të Spanjës vetëm e vetëm per te mos humbur këtë
ditë të veçantë. Falenderojme shume mesuese Flora Andona Sallabanda për emocionet
që na percolli sot. Falënderojmë Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe
Ambasadorin Gazmend Barbullushin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe
institucionale.
Patjetër
edhe anëtarët e Shoqatës së shqiptarëve në Spanjë, Altin Hysenaj, Eridona Brahaj
dhe Edland Graci. Aktivitete të tilla paçim ngahera”!
Në
këtë shkollë si fillim mësimi do të bëhet njëherë në javë. Si fillim në
dispozicion të fëmijëve do te jetë 1 mësuese dhe staf mbështetës.
Shkolla
do të ketë mbi 20 nxënës dhe mjaft të tjerë pritet tu bashkohen këtyre
dallëndysheve të para të mësimit të gjuhës mëmë.