Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Cili është mesazhi i çmimit Nobel - humanizmi a krimi?
E premte, 11.10.2019, 09:28 PM
Cili është mesazhi i çmimit Nobel: humanizmi a krimi?
Nga
Gani Mehmetaj
Me
çmimin Nobel për letërsi dhënë Peter Handkes, Akademia Suedeze e përsëriti
gabimin e njëjtë si me Ivo Andriqin, një antihumanisti tjetër, që e projektoi
zhdukjen e shqiptarëve. Handke ishte edhe më i paskrupullt, u bë mbështetës i
drejtpërdrejt i Milosheviqit, kasapit të Ballkanit, vrasësit të shqiptarëve,
boshnjakëve e kroatëve. Milosheviqi shkeli me tanke edhe sllovenët, kur e
shpallën pavarësinë mu si sovjetikët që shkelen me tanke njerëz në Pragë e
Budapest. Handke ishte edhe kundër gjakut të nënës sllovene, ishte mercenar, i
shitur të djalli i Beogradit.
Si
do të arsyetoj Akademia Suedeze çmimin për Handken? Për humanizëm e kontribut
ndaj njerëzimit? Austriaku i çrregulluar mendërisht u hakërrohej me 1999
refugjatëve shqiptarë, viktima të Serbisë së Milosheviqit: “shkofshi në ferr,
ashtu si keni shkuar”, në vend që të vuante për ta, sikurse vuante e tërë bota.
Vetëm një kriminel mund t’u thotë ato fjalë viktimave të gjenocidit. Është ky
humanizëm, a kontribut ndaj njerëzimit? Duhet t’i marr bota model veprimi tipat
e tillë mbështetës të krimit e zëdhënës të së keqes?
Handke
më shumë ishte në qendër të mediave për veprimet e çmendura politike e
antinjerëzore se sa për krijimtarinë letrare. Ai ishte njeriu më i privilegjuar
i Beogradit kur ishte gjallë satrapi i Ballkanit, kishte përcjellje të veçantë,
hotele të shtrenjta, i bënin shoqëri bukuroshet serbe të paguara nga shteti i
Serbisë.
Më
pikëlloi kur e dëgjova këtë lajm. Çfarë turpi. Sa shumë e zhvlerësuan një çmim
letrar!
Mesazhi
i çmimit Nobel mund të lexohet edhe ndryshe: të amnistohet krimi e gjenocidit
serb, të ringjallët fantazma e Jugosllavisë, që po përvijohet frikshëm nga
partizanët e Millosheviqit, por edhe nga nipat e Enverit.