Kerko: a
Ibrahim Kabili: Vlera që ruhen e transmetohen në breza
E enjte, 26.09.2019, 07:07 PM
Vlera që ruhen e transmetohen në breza
Nga Ibrahim
Kabili
Para
pak kohe në Peshkopi, Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional
Çlirimtare dhe Bashkia Dibër organizuan një ceremoni madhështore, për
përvjetorin e çlirimit të Dibrës dhe krijimit të Brigadës së XVIII- të sulmuese
atje. Një ndjesi e bukur midis këtyre njerëzve të mrekullueshëm, që dinë të
respektojnë dëshmorët, dinë të respektojnë vlerat, dinë të respektojnë dhe
mikun!
Sërish
një përvjetor tjetër, tanimë në Krujë, në Krujën historike, në Krujën e
Skënderbeut, tanimë në 75 vjetorin e çlirimit të Saj nga pushtuesit nazifashist
dhe krijimit të Brigadës së XXIII-të sulmuese në Zall-Mëner.
Nëpërmjet
zonjës shumë të nderuar Florës, që rrjedh nga familje dëshmori, dhe shquhet për
promovime të tilla, njoftohemi se ditën e diel me 22 shtator 2019 ora 10 në Krujë ka një veprimtari. Veprimtarit
organizohen nga Komiteti i Veteranëve të Luftës dhe pushteti lokal Krujë.
Me
shumë dëshirë i konfirmoj pjesmarrjen në këtë veprimtari Cenit. Sipas premtimit
të bërë më parë, marr Ajslën dhe Flavion, nxënës të klasës së dytë dhe shtatë
dhe nisem herët për në Krujë. Kureshtja e tyre për të vizituar Krujën qe e
madhe. E madhe qe dhe vendosmëtria ime për ti shëtitur, ato, në vendet
historike të Krujës e veçanërisht në Pazarin e Krujës, Kalanë dhe M.Gj.K.
Skënderbeu. Që në kontaktin e parë me Krujën të binte në sy atmosfera festive e
saj. Sheshet dhe ambientet e tjera ishin zbukuruar me flamurin kombëtar e
simbole të tjera si në ditë feste. Në kala dhe muze, me gjithë kohën e vogël në
dispozicion, Ata u njohën me luftën, jetën dhe veprimtarinë e heroit tonë
kombëtar Skënderbeut...Përshtypje shumë të mira patën dhe dy vizitorët e
"vegjël" për çka panë në aq kohë atje. Epokë e lavdishme.... Gati e
pa "përsëritshme". Sa bukur!...Përpos të tjerave ... jemi krenar që
jemi shqiptar!
Vlerat
ruhen, ato transmetohen nga një brez tek tjetri.
Në
largim nga Muzeu, tek porta e kalasë takohemi me të njohurin Baki Dollma. E
kisha takuar dhe herë tjetër. Pasi morëm librin e tij "Vende dhe ngjarje
historike të Krujës e Kurbinit" ndahem prej tij, me përshtypjet më të mira
për Të, me shpresën se do të takohem dhe herë tjetër...
Në
orën 10 ashtu siç qe paralamëruar filloi ceremonia te varrezat e dëshmorëve të
Krujës. Në këtë ceremoni pati shumë pjesmarrës: Përfaqësues të familjeve të
dëshmorëve, veteran të mbetur gjallë, shumë të ftuar të tjerë nga Tirana dhe
Mati. Të pranishëm qenë përfaqësues nga Bashkia; deputetja e zonës Eglantina
Gjermenji; zevendës sekretari i Komitetit të Veteranëve të Luftës dhe familjeve
të dëshmorëve Mehmet Deliu; kryetari
Komitetit të Veteranëve të Krujës Hysen Goci;
Ramazan Babaj përfaqësues i Shoqatës së Ushtarakëve; përfaqësuesi nga familjet e dëshmorëve Sefer
Boja, Xhemal Shehu; përfaqësues nga
Batalioni Mati Rexhep Sana dhe Sefer Duka etj.
Të pranishmit te lapidari i Brigadës së XXIII-të
sulmuese i përshëndeti Kryetari i Veteranëve të Krujës Hysen Goci. Ai ndër të
tjera vuri në dukje heroizmin që tregoi populli, partizanët, dhe dëshmorët e
kombit për çlirimin e Krujës dhe Shqipërisë. Nga brigada e XXIII-të sulmuese,
ndër të tjera tha Ai, ranë 25 dëshmorë, të cilët dhanë jetën në Luftën
Antifashiste Nacionalçkirimtare. Kontributi i Krujës dhe krutanëve gjatë LDB-së
qe i madh. Gjurmët e L.A.NÇ-it dhe gjaku
i dëshmorëve do mbeten gjithmonë të
freskëta për Krujën dhe krutanët. Kruja ka dhe tre heroj: Mustafa Kaçaçin, Noc
Dedën, Rexhë Deliun. Populli i Krujës ka kontribuar shumë për luftën, dhe, për
këtë, ne jemi dhe do mbetemi për jetë krenar.
Në
emër të Kuvendit të Shqipërisë përshëndeti depuretja e zonës, Zhermenji. Ajo në fjalën e saj
evokoi disa ngjarje të LANÇ- it. Ndër të tjera tha:-Në luftën për çlirimin e
Krujës kanë marrë pjesë Brigadat; 6, 7, 22, 24. Këto brigada partizane, në
bashkëpunim me Brigatën e XXIII sulmuese bënë të mundur çlirimin e Krujës më 22
shtator 1944. Gjaku i dëshmorëve dhe amaneti i tyre do mbeten model frymëzimi
dhe atdhedashurie për ne dhe brezat e ardhshëm. LANÇ qe në themelet e Luftës
së Shqipërisë së djeshme, do mbetet në
themel dhe të Shqipërisë së sotme e cila po integrohet në BE dhe strukturat e
tjera euro-atlantike. Mirnjohje për jetë dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin
e Krujës dhe gjithë Shqipërisë, u shpreh në përfundim deputetja.
Nga
Komiteti i veteranëve përshëndeti dhe Murat Dardha. Ndër të tjera Dardha tha se
Brigada e XXIII -të u formua me në Zall- Mëner me urdhër të Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kreu detyra shumë të rëndësishme
dhe bashkërenditi aksionet e sajë dhe me brigadat e tjera partizane. Luftoi në shumë zona të
Shqipërisë madje dhe jashtë saj. Aksionin e fundit në Shqipëri e kreu më 29
Nëntor 1944 në Shkodër në orëm 02 të mëngjesit kundër gjermanëve. Më pas kaloi
në ish Jugosllavi në ndjekje të armikut, duke kryer me sukses shumë detyra luftarake
që ju ngarkuan asaj. Lavdi për jetë dëshmorëve dhe LANÇ-it.
Në
fund u dha një program i pasur artistik kushtuar dëshmorëve dhe luftës nga
grupi artistik i Krujës.
Një
ditë e bukur në Krujë, një ditë ndryshe nga rutina e përditëshme. Një ditë që
ngjall shpresën dhe promovon vlera! Vlerat e LANÇ-it janë gurëthemeli i
Shqipërisë së ardhme .
Ibrahim Kabili
Tiranë më 23.09.2019