Kerko: a
Valon Jashari: Gjuha shqipe “zë këmbues i një këmbane” për sllavo-turqit
E hene, 23.09.2019, 08:10 PM
Gjuha shqipe “zë këmbues i një këmbane” për sllavo-turqit
Nga
Valon Jashari
Binomi serbo-turk
si asnjëherë më parë është në bashkëveprim e sipër, sidomos në këto kohë të
rikonfigurimit të politikave globale në rajonin e Ballkanit. Shteti serb,
Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i mbanë nën okupim klasik kolonial. Ky është
një realitet i hidhur dhe i papranueshëm për popullatën shqiptare në këtë
rajon,e cila vazhdimisht ka shprehë vullnetin e saj të jetë pjesë e trungut
shqiptar. Nga ana tjetër kemi një Turqi që shtiret si shtet-mike e shqiptarëve,
e që në fakt thuajse në asnjë moment të rëndësishëm të popullit shqiptar nuk
qëndroi pran interesave shqiptare por pran atyre sllave që ishin në dëm të
çështjes shqiptare. Influenca sllavo-turke sidomos përmes dogmës religjioze
islamiste ka marrë përmasa të një shqetësimi serioz jo vetëm në Preshevë,
Bujanoc dhe Medvegjë por edhe në disa shtete të rajonit të Ballkanit, e që
fatkeqësisht ka lëshuar shtrirje edhe në
Shqipëri e Kosovë.
Këtë më së miri e
dëshmon fakti se ditë e më shumë po derdhen miliona nëpër organizata të
ndryshme pothuaj se të gjitha me tendenca e qëllime religjioze, e nga ana
tjetër së paku as edhe një shkollë
shqipe ende nuk është hapur në Turqi. Miliona shqiptar që jetojnë në Turqi, e cila i mbajti vetëm si
skllevër dhe mercenar lufte e që edhe
sot e kësaj dite zemrat e atyre shqiptarëve në Turqi janë me plagë në zemër dhe
se e duan dhe e ëndërrojnë një ditë që së paku të mund të flasin shqip apo edhe
të shkojnë në shkolla shqipe. Politika serbo-turke dëshiron që shqiptarët
sidomos të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
ti lër pa identitet, duke ia forcuar identitetin fetar në mënyrë që më e
lehtë të jetë faza e transferimit ashtu siç e ka paraparë edhe Dudiqi,
“boshnjakëzimin përmes islamizimit të Luginës së Preshevës.”
Fëmijëve shqiptar
në Preshevë po ua heqin abetaren nga dora duke ia zëvendësuar atë me libra të
beduinëve oriental, e që ky realitet i hidhur ditë e më shumë po shkon në dëm
të shqiptarëve. Kjo rreze e dritës së shkollës shqipe është në rrezik si nga serbët po edhe nga
Turqia që kanë për qëllim tjetërsimin e gjuhës shqipe përmes ligjëratave e
dogmave religjioze, si dhe disa projekteve të ashtuquajtura “projekte për
zhvillim ekonomik”.
Këtyre reve të
zeza sllavo-islamiste antishqiptare duhet lëshuar rrufe të dritës e shkollës
shqipe, nga akademik e intelektual, nga çdo qytetar që e ndien vetën shqiptar
dhe gjuhën shqipe, gjuhë të nënës së tyre,që
e duan dhe dëshirojnë ta ruajnë ashtu siç ka thënë pellazgu i parë: ligjëro
shqip si shqiponja mbi fole, që edhe pas mbi pesë shekuj që ishim në errësirën e okupimit osman dhe tani
sllav në shekullin e fundit, përsëri këto re të
zeza po rishfaqen në truallin shqiptar, kësaj here duke sulmuar shkollën shqipe dhe identitetin
shqiptar në format më perfide dhe manipuluese.
Vetëm një germë të
gjuhës shqipe po që se na prekë
influenca serbo-turke duhet të jemi në
gjendje të rrotullojmë tokë e qiell. Për dallim prej popujve dhe kombeve tjera
sidomos të rajonit të Ballkanit që në çdo taban të gjuhës së tyre ka edhe
historikun e saj, por e veçanta e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip është se e
vetmja gjuhë u mohua plotë mbi pesë shekuj,e që
edhe atëherë kur lindi, lindi si pasojë e kryengritjes shqiptare dhe si
e tillë është gjuhë që çdo germë të saj e ka larë me qindra herë me gjakun e
bijave dhe bijve më të mirë të saj, vetëm e vetëm që të flitet e të shkruhet
shqip.
Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar
i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si
dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.