Kerko: a
Dedë Preqi: Marrëveshja me Serbinë mrizon nën hijen te taksës
E hene, 23.09.2019, 01:47 PM
MARRËVESHJA ME SERBINË MRIZON NËN HIJEN E TAKSËS
Nga
Dedë Preqi
Nuk
do quhej një taksë normale dhe në kushte ndërkombëtare tarifa e saj 100%, për
mallërat e Serbisë dhe Bosnjës, por kjo formë është një kundërpërgjigje nda
politikës së Serbisë dhe menagjimit të saj me politikat jo serioze dhe marrëveshjeve të pa qëndrueshme
në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse
Serbia do të kishte çëllime dhe opsione të qarta, që këto dy vende të afrohen
njëra me tjetren, shenjat treguese do e kishin një imazh tjetër, në ndërtimin e
një fqinjësie të natyrshme dhe mundësie për ti zgjeruar marrëdhëniet në mes
palëve, përmes të cilave do arrihet zgjidhja e shumë problemeve, një ndër më të
rëndësishmet do ishte paqa dhe stabiliteti rajonal dhe Ballkanik.
Serbia
po i ekzegjëron gjërat para ndërkombëtarëve, gjëja se taksa 100%, ndaj Serbisë, është bërë një barikadë
gjigande në pengimin e vazhdimit të negociatave në mes palëve. Ndërsa,
presidenti Vuçiq, nuk e ndjenë vetën «fajtor» dhe nguron të jep shpjegime për
faktin e shumë gjërave të prekshme dhe të dhimbshme ndaj popullit shqiptarë të
Kosovës, të cilat janë me qindra sosh.
Janë
edhe qindra kufoma të pagjeturëve shqiptarë gjatë luftës së fundit, që i ka të
fshehur Serbia në teritorin e vet, me të cilat po manipulon me këto skelete me
pretekstin e dobisë politike dhe kalimin e kohës, e cila politikë nuk e ndihmon
dhe përafron natyrën e mundshme të negociatave dhe marrëdhënieve në mes palëve,
përkundrazi i rritë tensionet dhe e bënë skandaloze një taksë që mund të
realizohet brenda një dite pezullimi i saj.
Në
këto rrethana edhe qëndrimet e Bashkësisë Ndërkombëtare nuk janë aq serioze, të
cilët investuan aq shumë energji dhe shpenzime materiale, duke investuar deri
në ditët e sotme, dhe tani duke e lënë fatin e palëve në një mjegullirë të
verbët, ku konfliktet në mes këtyre dy popujve mbetën pothuaj se të njëjta apo
të pazgjidhura në kuptimin e stabilitetit dhe marrëdhënieve bilaterale.
Njerëzit
nuk do çlirohen të gjithë nga brengat dhe nga pesha e vuajtjeve të tyre nën
pushtimet e dhunshme, vullneti i të cilëve do shprehet në përputhshmëri me
realitetin historik, por në veqanti pala shqiptare është gjithherë e kërcënuar
nga jashta dhe brenda, duke përjashtuar mundësinë e marrjes së vendimëve për të qenë zot i
trojeve të veta.
Nëse
pozita gjeografike e globit e ka përcaktuar gjeografinë tonë në atë mënyrë, që
Kosova të jetë afër pozitës gjeografike të Serbisë, duke qenë fqinjë me
njëri-tjetrin, dhe na ka goditë në këtë
mënyrë në skicën e vet internacionale, nuk kemi kah t’ia mbajmë, që mos të jemi
një ditë edhe fqinjë të mirë, sepse as një sajim dhe as një fuqi, nuk mund ta
ndryshojë këtë gjendje në relitet.
Në
çdo këndvështrim dhe në ecurinë e mëtejme të jetës normale dhe tiparin e saj
zhvëllimor, nuk mund të anashkalojmë krimin dhe gjenocidin e Serbisë, për së
cilës fajësojmë shtetin e Serbisë, e cila nuk tregon dhe nuk jep shenja të
përkuljes, apo kërkimfaljes për gjitha ato krime të tmershme dhe gjenocidiale
që ka shkaktuar popujve të Ballkanit dhe në veqanti ndaj popullit shqiptarë të
Kosovës.
Dhe
kjo gjë nënkupton një «jo guxim» dhe një
paaftësi që shkon me rritjen dhe ndjenjën e saj të tensioneve, dhe në zemër
ndjenë një ftohje dhe akull në krijimin e marrëdhenieve me shqiptarët, apo me
një nacion të caktuar, që një diferencë e tillë shkakëton ndjenjën e vërtetë të
akumuluar dhe rrënjosur në trurin e një populli kundër një tjetër, si një mit i
çelbur, cili kullon dhe kundërmon me shekuj, duke e kundërmuar me këtë aromë të
keqe, jo vetëm Ballkani perëndimor, por edhe tërë rajonin dhe Evropën.
Për
të vendosur një lidhje dhe marrëdhënie në mes shqiptarëve dhe serbëve, duhet të
bëjmë një sqarim të jashtëzakonshëm, që lë përshtypjen se një proces i tillë
konceptohet, jo si një rrënim i njerëzimit, sepse shqiptarët asnjëherë nuk janë
treguar të dhunshëm ndaj popullatës serbe si shumicë në Kosovë, por në
fizionominë e vet historike, ka qenë gjithherë i ndrydhur dhe i shtrënguar nga
kjo pakicë, e cila e ka urdhëruar dhe komanduar në rrjedhat e saj të lirisë dhe
historike.
Dhe
sot, koncepti dhe vullneti i një populli në kushtet demokratike, nuk duhet të
ngushtohet aqë lartë, sepse nuk janë shqiptarët më pak «njeri» se sa serbët,
apo një popull tjetër, natyrisht se çdo nacion i ka edhe krizat e veta, por
krizë nuk do të thotë se gjithmonë në vendimmarrje të rëndësishme të vendosin
dhe kontrollojnë të tjerët për një nacion të caktuar, duke marrë vendime të pa
pajtuara dhe jo adekuate me shoqërinë përkatëse, e cila është autoktone në në
tokën e vet.
Marrëveshja
në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e tërthortë i bie, sikur i forti
gjithëherë ka të drejtë, dhe marrëveshja buron nga epshet e tij, por në
demokraci e njerëzve të lirë, duhet të mirren parasysh kriteret e një
domëthënje që e kanë kuptimin e njerëzorës dhe sovranit të një populli, sepse
të krijohet një bashkim ekzistencial dhe kuptim njerëzor, duhet ti referohemi
dhe drejtohemi kësaj filozofie, përndryshe do biem ndesh gjithmonë në
kundërshtim me vetëvetën.
Marrëveshja
me Serbinë, sikur ka mbetë nën mrizin e taksës 100%, tregimi i sëcilës tashmë
është sikur një penalti e dyshur dhe e gjuajtur nga kosovarët, që nuk dihet se
godet portën e duhur, , por e veqanta e saj, kur edhe në këto rrethana,
mallërat serbe çarkullojnë pa ndërpre në shitoret e Kosovës, manevrimet e të
cilave bëhën përmes njerëzëve kompetentë të qeverisë së Kosovës dhe matrapazëve
në formën e veprimimëve kontrabanduese të këtyre mallrave, atëherë çfarë vlere
do të ketë një taksë e tillë.
Zbatimi
praktik e vërteton, e hedh poshtë apo e korigjon atë çka është bërë më parë në
mënyrë formale dhe ndoshta e arsyeshme
me taksën nga pala kosovare, si një kundërpërgjigje ndaj sjelljeve dhe politikave të Serbisë, por shtysa e nevojës
të qon në zbulimin e rrugëdaljeve të reja, gatishmërija e të cilave i plotëson
nevojat që përcaktojnë tiparin dhe masën e kësaj nevoje fitimprurëse.
Marrëveshja
në mes Kosovës dhe Serbisë, do të zgjasë
me vite të tëra, por nuk do të thotë se marrëveshjet e tilla ofrojnë formën e
marrëveshjeve dhe vendimeve që zbulojnë natyrën e ligjeve teorike dhe praktike,
që japin vula historike të qëndrueshme dhe të përhershme në marrëdhëniet e një
populli, por së paku, kur popujt i respektojnë ligjet e natyrës njerëzore, që
karakterizohen me paqën dhe kulturën e saj, pse jo edhe bashkëjetesën që
zhvillohet në harmoni dhe lidhshmëri në mes popujve pa dallim etnie dhe race.
Për
fat të mirë apo e thënë ndryshe, Kosova nuk mundet me arritë paqën me Serbinë,
përmes negociatave dhe bisedimeve të vetme me njëra-tjetren, pa prezencën e
BE-si, ndërmjetësuese, dhe ajo që funksionon në mes dy palëve dhe në mënyrë
vendimtare, duke dhënë edhe vulën e saj përfundimtare, të harmonizohet dhe
akceptohet vetëm mbështetja e SHBA-ve, e cila në një harmoni relative në mes
palëve dhe dëshmitare e veprimit, do e realizoj paqën dhe stabilitetin në mes
këtyre dy vendeve, sepse nuk ka rrugë tjetër në favor të kësaj rruge historike,
e cila duhet të mbyll një kapitull të caktuar historik dhe jetik për dy popuj
që janë në rivalitet shekullor…
Çdo
situatë e pa këndshme dhe çdo veprim antipatik i krijuar në mes këtyre dy
popujve, lidhet me fatin e njëra-tjetres, duke qëndruar mbi, ose përtej tyre,
dhe vetëm në këtë mënyrë ato mund të
përplotësohen, sepse marrëdhëniet dhe rrethanat nuk kanë më kuptim, nëse
e humbin fuqinë e domëthënjës së tyre, dhe të cilat më vonë do e marrin formën
dhe fuqinë e tyre bindëse, që të bashkëjetojnë dhe të punojnë së bashku.
Marrëveshja
me Serbinë, tani për tani mrizon nën hijen e taksës, të cilën mund ta quanim
edhe reciprocitet, apo seriozitet, që do ta obligojë qeverinë e ardhshme të
Kosovës, ti jep shpjegim dhe sqarim kësaj stratëgjie, dhe brenda një kohe të
shkurtër, taksa duhet të pezullohet, apo edhe të avullohet, sepse nën hijen e
saj nuk rritët dhe as nuk zhvillohet asgje.
Përderisa
uniteti i partive politike kosovare mbetët i zbehtë dhe pa unifikuar në
qëndrimet e çenësishme të shtetit të vet, apo thënë më ndryshe, përderisa
populli i Kosovës, nuk ndihet i bashkuar nga brenda, çfarë do bëjë nga jashta,
kur një organizim i tillë funksionon i pa gatuar dhe i pa organizuar në
marrëdhëniet bilaterale me vendet tjera të rajonit dhe më largë.