Kerko: a
Dedë Preqi: Kujna t'i besojë populli
E shtune, 21.09.2019, 09:57 AM
KUJNA TI BESOJË POPULLI
Nga
Dedë Preqi
Kujna
ti besohet, cilit lider politik, apo atij që del para opinionit dhe thotë, e
keni besimin tonë, ne jemi partia më prosperuese, ju garantojmë, ju duhet të na
përkrahëni dhe të na jepni votën, sepse ne jemi ata që do ta luftojmë me çdo
kusht krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që bie në kundërshtim me
ligjin e Kosovës.
Tjetri
thotë, partia e jonë kërkon përkrahjen e juaj, sepse përmes programit të kësaj
partie, kriminelët, korruptorët, shkelësit e ligjit, nepotistat dhe gjithë ata
që e dëmtuan këtë shoqëri përmes formave të tyre abuzuese, ne jemi ata që me
pushtetin tonë, këta keqpërdorues do ti fusim në pranga, kjo është motoja e
partisë tonë...
Ndërsa
tjetri lider, si më i përmbajtur thotë, partia e jonë asnjëherë nuk ka qenë e
akuzuar dhe e dyshur për krime, për korrupsion dhe gjëra të tjera, që bien
ndesh me ligjet e Kosovës, prandaj vota e juaj është e domosdoshme për të
vendos se cili është më i pranishmi dhe më i vendosur në udhëheqjen e këtij
vendi.
Sa
fjalë të mira dhe domëthënëse shkrepën nga goja e liderëve të tillë, të cilët
deri dje, ishin po këta njerëz në qeverisje dhe pushtet, të cilët nuk kanë bërë
gjë të mbarshme në këtë vend, duke e zhytur vendin në krim, në korrupsion, në
nepotizëm dhe duke vepruar në gjitha format shkatërruese, që të njëjtit japin ligjerata dhe shtrijnë
përvojën e tyre, për të vazhduar aty ku e kanë lënë keq e më keq këtë Kosovë
dhe këtë popull, që po e përbuzin sa herë se u qohet, me nderë më thënë.
Kosova
dhe shteti i saj, nuk do të thotë se do të gjejë shpëtimin, apo do mvarëmi menjiherë nga këta matrapaz politik, të cilët
me retorikat e tyre, predentojnë të vazhdojnë avazin e tyre në shkatërrimin e
kësaj shoqërie përmes metodave dhe prevojave të tyre, për të vënë në veprim
përfitimet përsonale dhe klanore, ndërsa ekzistenca e popullit, qëndron e lënë
anash, në mes misterit dhe fatit të tyre...
Kosova,
nuk do të thotë se një kompleksitet i tillë do ta ndryshojë, apo do ta fundos
fatin e saj brenda një kohe të shkurtër, por do të thotë se, një tendencë e
tillë do ta ç’rrënjosë, apo do ta rrënjosë ekzistencën e saj, e cila e bënë të
mundur arritjen aty ku e meriton kjo shoqëri njerëzore, si çlirim i zgjedhës së
pushtetëve të pa merituara.
Po
të marrim në shqyrtim sot rrethanat e jetës dhe mirëqenjës së qytetarëve të
Kosovës, mënyrën se si zhvillohet dhe skalitët fati i tyre në këtë shoqëri
bashkëkohorë, trajtimi i tij ndaj
pushtetit aktual, apo pushtetëve aktuale, që ta rëndisin këtë shoqëri me
shoqëritë tjera në frymën dhe jetën demokratike, përmes së cilës do e kuptojmë
edhe të ardhmën e saj???
Asnjë
shoqëri njerëzore nuk mund të ngritët në shpejtësinë e saj të zhvillimit dhe as
të zotësisë, por pas një periudhe bukur të gjatë, Kosova po lëngon nga
“sëmundja e gjumIT” e cila sikur në ëndërr, vetëm po ëndërron të ardhmën e vet,
një bindje që vetë fakti që po e përcakton “orën e vet”, sipas ëndjeve dhe
dëshiarave të veta, por nuk po e realizon këtë ëndërr asnjëherë deri më tani në
objektivin e saj të nevojshëm dhe të domosdoshëm.
Atëherë,
kujna ti besojë ky popull, nëse kemi parasysh këtë gjë, ku mund të provojmë,
qoftë edhe si një kërkim, që të gjejmë figuarat, apo njerëzit e duhur, që dinë
dhe dojnë ti kontribuojnë këtij populli dhe këtij vendi, të cilët përveq
tjerash do kenë kritere të kulturës dhe të veprimit shoqëror e politik, dhe në
thelbin e kësaj çështje, kritere të kulturë dhe besimit kombëtarë, në fakt për
ta parë këtë bërthamë, do kemi nevojë
për atë gjeneratë të fuqishme dhe serioze, që nesër do e qeverisë Kosovën, në
rrugën e prosperitetit dhe integritetit të saj që e meriton.
Kujna
ti besojnë këta qytetarë, të cilët pothuaj se kanë mbetë në gjysmë të rrugës
dhe nën mëshirën e politikës, ti besojnë atyre që dinë me rrejtë më së miri dhe
që joshin e tërheqin njerëzit e tyre përmes mitëve dhe afishëve të mistershme,
apo të besojnë atyre që deri më dje, nuk posedonin ndonjë akuzë të
kundërligjshme në disfavor të shtetit dhe popullit të vet.
Vetëm
njerëzit primitiv e trajtojnë ekzistencën e vet si të udhëhequr nga forcat e
mistershme, por në këtë kohë bashkëkohore, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne
shqiptarët, gjërat dhe dukuritë e marrin një domëthënje sikur shkon përtej
botës empirike, apo pushteti i jonë e ka domëthënjën hyjnore dhe të pa
prekshme, prandaj, kjo çështje mbetët në vëmendje, sepse format e një pushteti
të tillë nuk na ndihmojnë që të arrijmë cilin tonë të duhur, por përkundrazi e
ndihmojnë lindjen e komplekseve të reja në një shtet, të cilat, energjitë tona
i kthejnë në favor dhe rrezulltate të veta.
Populli
shqiptarë i Kosovës, në këto zgjedhje gjindet në mes të rrugës, por energjitë e
veta nuk ti hargjojë dhe shpenzoj kot, edhe pse e ka një kompleksitet në
rrugëzgjidhjen e vet, që tani e ka një shansë, të cilën duhet ta shfrytëzojë
urgjentisht, përmes votës së lirë dhe vullnetit të vet, duke e zbuluar dhe
zgjedhur emërtuesin e udhëheqjes së vendit të vet, me një udhëheqje që prodhon
programe dhe projekte të shëndosha dhe e
prosperon këtë vend ashtu sikur e meriton.
Të
na kujtohet jo fort largë, e kaluara dhe konceptet e saj rreth çështjeve tona
jetësore dhe institucionale, dhe njeriu i sotëm duhet ti dëgjojë mirë këto
fjalë, ndoshta do na shkojë mendja te momentet e zgjedhjeve të asaj kohe, të
cilat e plotësonin kuadrin e nevojave të asaj kohe edhe pa prezencën tonë
shqiptare, edhe pse nuk e kuptonim arsyen, do duhej të qëndronim përballë
situatës sikur me plot besim, deshte apo nuk deshtëm...
Së
fundi, del në pah edhe kujtesa e jonë historike, imazhi i sëcilës tashmë i
njohur, i një “zoti” të dikurshëm që quhej diktator, të cilin e patëm mbi kokë
shekuj me radhë dhe kishte autoritet me preardhje sunduese e pushtuese, i cili
garantonte përgjegjësinë e vet dhe drejtësinë e këtij populli, duke vendosë dhe
vulosë çdo gjë në kuptimin e marrëdhënieve dhe pushtetin e këtij populli.
Prandaj,
këtu lind pyetja, dhe besnikëria ndaj të ardhmës tonë, që do të ishte një krim
i pa falshëm, nëse nuk e kuptojmë shtetin tonë të lirë dhe demokratik, të cilin
e kemi në dispozicion si kurrënjëherë tjetër, përmes të cilit mundemi të
krijojmë një shoqëri të mirë-organizuar dhe ti kryejmë detyrat e nevojshme në
të mirën e përbashkët, duke vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur, nga i
cili do të mbështetëj jo vetëm mirëqenja, por edhe ekzistenca e këtij populli
dhe shteti.