Kerko: a
Alfred Papuçiu: Vrojtuesit e Plazhit vigjilentë dhe të domosdoshëm
E shtune, 21.09.2019, 11:36 AM
Vrojtuesit e Plazhit vigjilentë dhe të domosdoshëm
Nga
Alfred Papuçiu
Vrojtuesit
e Plazhit jane njerëz të thjeshtë e punëtorë dhe me një profesion mjaft të
rëndësishëm, përmes të cilit jo pak herë arrijnë të bëjnë edhe mrekulli!
Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u ka bërë
thirrje të gjitha subjekteve private që marrin në përdorim një stacion plazhi
të zbatojnë kriteret për sigurinë në stacionet e plazhit, të punësojnë vrojtues
plazhi me qëllim parandalimin e rasteve fatale. Gjithashtu, u ka bërë thirrje
të gjitha institucioneve shtetërore të ngarkuara sipas ligjit, te monitorojne
ushtrimin e aktivitetit ne stacionin e plazhit, me qellim zbatimin e normave
ligjore te percaktuara per kete veprimtari. Edhe gjatë periudhës së tanishme,
të shtatorit, si edhe gjatë gjithë verës në plazhet tona ka turistë e pushues
që vazhdojnë të frekuentojnë ato. Nuk janë të pakta rastet kur këta vrojtues të
afirmuar shpëtojnë jetë njerëzish, qofshin këta turistë të huaj, apo nga
Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Diaspora. Për një prej tyre do tu flasim
sot.
Vrojtuesi
i Plazhit tek plazhi pas Plepave në Durrës, Bledar Grepi, arriti të kthente në jetë një turist i cili
nuk kishte as puls as frymëmarrje! I certifikuar vetëm para pak kohësh, atij iu
desh të përballej me vështirësitë e punës së një vrojtuesi dhe për fat ia doli
mbanë më së miri. Personit i kishte rënë të fikët në det, ku për rrjedhojë
pësoi vdekje klinike nga mbytja! Bledari e konstatoi menjëherë duke e i bërë
masazh dhe duke i dhënë ndihmë mjekësore, deri sa zemra rahu sërish! Më pas u
kujdes për të deri sa mbërriti ambulanca e spitalit rajonal Durrës! Tashmë
personi është jashtë rrezikut për jetën,
ndërsa Bledarit i duhet të mësohet me përgëzimet e shumta që i vijne
pafund nga të gjithë ne! Faleminderit Bledar Grepi je një hero!
Nuk
është hera e parë që Bledari ndodhet në një situate kur duhet të japë ndihmesën
e tij të çmuar. Një ditë, duke qënë në buzë të detit, tek hotel “Kamomil” i
Hasan Barmetës, Joridës dhe Roel Zogës, ku është i punësuar, pa që një fëmijë i
vogël ra nga varka ku ishte me prindërit e saj. Ata ishin përqafuar dhe
shijonin bukurinë e detit, dhe nga pakujdesia e kishin lënë vajzën vetëm dhe
për një çast ajo ra nga varka. Bledari e pa dhe me shpejtësi e ndihmoi vajzën e
cila shpëtoi për fat nga mbytja. Një pakujdesi e vogël e prindërve që mund të
ishte fatale për vajzën e tyre, pa ndihmën e çmuar të vrojtuesit vigjilent.
Bledar
Grepi ka mbaruar shkollën e lartë dhe
masterin profesional tek Universiteti Vojo Kushi në Tiranë dhe punon si
vrojtues plazhi, arbitër futbolli në
Federatën shqiptare .dhe instruktor
palestre darkave. Ai ka qënë edhe atlet me ekipin e Teutës. Tani
shpreson të fillojë punë në profesionin e tij si mësues.
Si
Bledari ka edhe vrojtues të tjerë të plazhit që kanë shpëtuar jetë njerëzish.
Klaudio
Bregu, Vrojtues Plazhi në plazhin e Velipojës ka shpëtuar një pushuese 40
vjecare nga Gjakova, e cila humbi ndjenjat në det.
Klaudio
arriti ta nxjerre nga uji dhe ta transportojë ne breg, ku i dha ndihmën e parë
mjekësore, rianimim kardiopulmonar derisa pushuesja rifitoi vetëdijen.
Fatmirësisht,
tashmë zonja Violeta është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Nje faleminderit
shkon për Klaudion, heroin e ditës, i cili me ndërhyrjen e tij në kohë, shmangu
atë që mund të përbënte sot një lajm tragjik.
Ndërsa
vrojtuesi i Plazhit, Red Mazreku ishte edhe ai para disa kohësh “Heroi i Dites”
?????????????????? Redi ka qënë vigjilent dhe i ka ardhur
menjëherë në ndihmë një vogëlushi, teksa gjendej në rrezik për jetën në
pishinë. Djali i vogël u fundos 2 herë
në pamundësi për të notuar. Vrojtuesi i Plazhit është një domosdoshmëri në det
dhe në pishinë. Pa një Vrojtues Plazhi, mund të kishte ndodhur një tragjedi,
prandaj sot jemi të lumtur për këtë njoftim.
Gjatë
ceremonisë së diplomimit të klasës së parë të vrojtuesve të plazhit nga
Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, u çertifikuan
23 vrojtues plazhi, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë të punësuar pranë
pishinave private. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka dhënë kontributin e tij
shumë të rëndësishëm në aprovimin për marrjen e liçensës nga federata në kohë
rekord. “Ne si institucion do të jemi të hapur dhe bashkëpunues edhe në
vazhdimësi për të qenë të pranishëm edhe në ndërmjetësimin e të liçensuarve në
të ardhmen, duke qenë se sipas studimeve mbi tregun e punës, llogariten se
plazhet kanë nevojë për rreth 2000 vrojtues plazhesh dhe shpëtimi në ujë gjatë
periudhës së verës”, shkruhet në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit,
Artur Micko, u shpreh se “Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka si prioritet edhe
zhvillimin e sistemit të formimit profesional në përgjigje të nevojave,
interesave e kërkesave të tregut të punës, duke patur në fokus biznesin dhe
kërkesat e punëkërkuesve të papunë. Të dhënat tregojne një rritje të
konsiderueshme të pjesëmarrësve në kurset e formimit, rreth 15 mijë mesatarisht
në çdo vit”.
Edhe
në vendet e tjera të botës i jepet një rëndësi e veçantë trajnimit të
vrojtuesve të plazhit, si në Francë, Zvicër, SHBA, e gjetiu. Gjatë 3 seancave
për rreth 2:30 orë, në Francë mësohen bazat e shpëtimit në det: identifikohen
rreziqet dhe parandalohen ato, sigurohen në ujë, ndihmojnë, vrojtuesit marrin
veprimet që kursen dhe i zbaton ato në praktikë. Siguria në çifte, noti,
shpëtimi në sipërfaqe, kërkimi dhe shpëtimi nën ujë, këto janë trajnime në të
gjitha aspektet.Vrojtuesit janë në gjendje të mësojnë për tërheqje nga uji dhe
ringjalljen kardiake në formën e një "skenari stresi": një situatë
super e gjallë, por e tensionuar për të jetuar në një ekip. Një episod i Mjekut
të Mirë më real se natyra!