Kerko: a
Gani Mehmetaj: Shqipëria pati aleatë Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, jo SHBA-të e Anglinë!
E premte, 13.09.2019, 09:10 PM
Shqipëria pati aleatë Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, jo SHBA-të e Anglinë!
Nga
Gani Mehmetaj
Kreu
i shtetit shqiptar Tito-Stalinin e zëvendësuan me Erdoganin, rilindjen
evropiane me xhihadin islamikë e lindjen kaotike.
Nuk
është e vërtetë se Shqipëria ishte në aleancën amerikano-britanike, aleatëve
perëndimor ua ktheu shpinën. Nuk është e vërtetë se forcat partizane bënë luftë
antifashiste, nazistët e fashistët ishin tepër të fortë për ta, partizanët bënë
luftë antikombëtare kundër forcave nacionaliste e demokratike, ata e nisën
luftën civile, duke bërë gjenocid në disa krahina shqiptare, pastaj masakruan
elitën e kombit. Partizanët e Enver-Miladinit aleancën perëndimore e shpallën
armike, ndërsa aleancën me shtetet armiqësore ndaj shqiptarëve (Jugosllavinë e
Bashkimin Sovjetik) e forcoi si kurrë më parë në histori.
Shqipëria
ishte satelit-aleatë i Jugosllavisë. Më vonë u bë satelit-bazë ushtarake e
deponi mbeturinash e Bashkimit Sovjetik, pastaj e Kinës "së madhe shumë të
fortë, që s'i trembet kujt në botë!". Përderisa Shqipëria ishte vazale e
Jugosllavisë-Bashkimit Sovjetik, Kosova ishte koloni e Serbisë. Por Shqipëria e
Enver Hoxhës e pranoi me vullnet vazalitetin jugosllavë, kurse Kosova e
territoret etnike e kundërshtuan më forcë pushtimin serbo-malazezë.
Shteti
shqiptar Bashkimin Sovjetik e Kinën e zëvendësoi me Turqinë, ndërsa Serbisë po
i qasen me nostalgji iditotësh. Ndërkaq, në planin strategjik vendin e Titos e
të Stalinin e zuri Erdogani.
SHBA-të
e NATO e çliroi Kosovën nga Serbia, e çliroi edhe Shqipërinë nga diktatura
staliniste shqiptare. Por kreu i shtetit e një pjesë e opozitës tru shpërlarë e
përsërisin si papagaj islamikë: “falënderimi i shkon Turqisë e
Erdogan-Allahut). Shqiptarët janë tmerrësisht mosmirënjohës ndaj Perëndimit.
Në
Tiranë e në Prishtinë është një diplomaci dhe politikë e çoroditur
antishqiptare që vepron kundër interesave kombëtare.