Kerko: a
Prend Buzhala: Rrena si virtyt serb
E diele, 01.09.2019, 11:42 AM
RRENA SI VIRTYT SERB E INTERES SHTETËROR I SERBISË
Nga
Prend BUZHALA
Dobrica
Qosiq është i njohur për idenë e tij të ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë e
Serbisë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore... dhe këtë pikëpamje e ka
përsëritur edhe më vonë... Qosiq ka mirënjohjet më të larta shtetërore e
nacionale serbe, pikërisht pse ka deklaruar: "Rrena është interes i
shtetit serb."
"Rrena
është pjesë e vetë qenies serbe."
1.
Dobrica
Qosiqi, shkrimtar e ideolog serb, është konsideruar dhe serbët e konsiderojnë
baba i kombit serb dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer edhe ne bote nga
letërsia serbe. I njohur për platformat e zhbërjes së shqiptarëve dhe i nxitjes
së luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ai para sa dekadash pati
deklaruar:
“Serbia
kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë
përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm
kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”
"Gënjeshtra
është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të
ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të
inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne
gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një
konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thoshte
Dobrica Qosiç, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës
serbe.
2.
Kështu,
gjithmonë kanë deklaruar pushtuesit në ikje. Kjo ta kujton atë deklaratën e
njohur, të egër, të qeveritarëve turq që po iknin nga tokat shqiptare: "Do
të na keni pas, si hije, edhe 500 vjet të tjera..."
Ende
na ndjek hija serbe, për të këqijat që na i kanë shkaktuar...
Dhe
çka ka demantuar koha nga këto thënie të Qosiqit, kur brenda Kosovës na janë
krijuar kushedi sa Serbi te Vogla në emër të trashëgimisë kishtare?!
Kur
lexojmë kaq shumë artikuj ndër ne (për racën tonë të pastër) dhe paraqitje se
si ne nuk duhet të pranojmë gjithçka nga civilizimi perëndimor i ndyrë, kjo më
ngjet në lëvizjen serbe që prej vitit 1924 e këndej: Kulti i Shkatërrimit,
Kulti i BARBAROGJENIUT SERB për shkatërrimin e Evropës së ndyrë, për pastrimin
e saj, mbasi vetëm barbarogjeniu serb mund ta bëjë këtë.
Një
këso ideologjie të pastërtisë (racore) evropiane e pati nisur nazifashizmi dhe
përfundoi aty ku e ka vendin, mu ashtu si përfundoi dhe lufta e tillë e Serbisë
kundër të gjithë popujve nën ish Jugosllavinë...
Po
sot, ne, ç'duam me teoriçka të tilla?
3.
Gjatë
atyre viteve, dmth të viteve '70, Barbarogjeniu intelektual serb e thoshte
hapur, se intelektuali i tillë serb e përfaqëson popullin më të urtë, më të
lashtë e më të drejtë në botë, kurse civilizimi është një pengesë dhe barrë për
ta shfaqur "barbarogjeninë" e vet (një trajtë e narcizmit kolektiv).
Por sipas reagimeve të një lagje intelektualësh të tjerë serbë, që kërkonin
çlirim nga kjo mendësi, këta barbarogjenë narcisoidë përbënin regresin
civilizues, shpirtin fisnor, primitiv, që nuk pranon masën e vlerave të huaja,
evropiane, botërore... Barbarogjenia, si filozofi serbe, nisi dhe luftërat nën
ish-Jugosllavi. Po kjo barbarogjeni, edhe sot, nxit sherre e konflikte,
nëpërmes aleates së saj kryesore, Rusisë...Ndër të tjera, ata barbarogjenë e
zhvillonin dhe Kultin e Fyerjes së kundërshtarit, pa zgjedhur fjalë e shprehje
nga më barbaret.
Kjo
ideologji frymëzoi edhe krajlët serbë të atyre viteve: se Serbisë nuk i duhen
demokracia, as programet partiake, por udhëheqësit e fortë e të guximshëm, të
cilëve u beson populli. Ata nuk duhet të besojnë në vlerat humane, as në ato
demokratike apo evropiane të "Evropës kurvë" (shprehjen "Evropa
kurvë" e krijuan si moto rusomëdhenjtë e shekullit XIX), por duhet të
besojnë në vlerat e trimërisë tradicionale serbe. Dhe ata madhëronin traditat
epike të hajdukërisë sllave (cubave trima e cubnisë), kurse paraqitjet e
intelektualëve serbë kishin të bënin kryesisht me urrejtjen kundër civlizimit
europerëndimor.
4.
Serbia
gjithmonë ka qenë antievropiane, rrjedhimisht dhe antishqiptare...
Në
mesjetë, ajo nxjerr Kodin kundër krishterimit evropian.
Kodi
i Car Dushanit theksonte se "protopapët e kishave të mëdha duhet të
konvertojnë latinët (arbërorët katolikë) në çdo qytet e fshat. Në rast se
gjendet një klerik latin që përpiqet të konvertojë një të krishterë në besimin
latin, ai do të dënohet me vdekje:..."
Herezi,për
Kishën ortodokse të Car Dushanit, ishte katolicizmi, fillimisht ai arbëror e
mandej ai evropian. E vërteta me Kishën ortodokse Serbe është krejt tjetër nga
ai i kishave ortodokse në Greqi, Shqipëri apo Rumani. Kisha serbe shkatërroi
edhe atë solidaritet e afri që kishin ritet lindore e perëndimore me
njëri-tjetrin (dëshmi është riti lindor i të krishterëve arbëreshë në Itali).
Këtë armiqësi ndaj Evropës e krishterimit europerëndimor e ruan edhe sot...
5.
Qosic
e instaloi fashizimin e tipit të Sveti Savës dhe ultranacionalizmin përmes
Memorandumit të Akademisë serbe.
Dhe,
kur gjatë dy dekadave të pasluftës, ata as që i pranojnë masakrat e gjenocidin
mbi Kosovën, duke gënjyer, mashtruar e folur mbarë e prapë nëpër botë, atëherë
çfarë kuptimi ka dialogu me një vend që gjenocidin ndaj të tjerëve dhe
mashtrimin e ka ngritur në filozofi shtetërore e kombëtare?
(Prend Buzhala,
rishkrime, 2 gusht 2019)