Kerko: Resmi Osmani
Resmi Osmani: Pa baba
E marte, 28.05.2019, 07:39 PM
PA BABA
Skicë nga Resmi Osmani
Të
atin, bashkë me 72 burra të tjerë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë i
masakruan dhe u morën jetën barbarisht zervistët grekë ,në 12 mars të vitit
1945 në Vanar të Filatit. Kjo ndodhi në sytë e tij dhe pjestarëve të tjerë të
familjes. Ishte pesë vjeç.
Kur
njeri nga prindërit ikën nga jeta
parakohe, thonë se babai të lë fukara dhe nëna
jetim. I mbetur dhe i rritur pa baba,,nga gjithë përjetimet e fëmijërisë
dhe viteve te pararinisë, ai e ndjeu se të mbeturit pa baba të lë edhe fukara
edhe jetim. Fukara, se familja mbetet pa shtyllën e saj, e pambrojtur, e
pakujdesur, pa mjete jetese.Që fëmijë u detyruan ta nxirnim vetë bukën e gojës,
duke sherbyer si hysmëqarë në dyert e botës, zbathur e të keqveshur, të
panginjur. Vite vuajtjesh, derisa u mëkëmbëm dhe u bëm zot të vetes.
Babai
i kishte lënë fukara.
Vuajtje
të tilla nuk provuan ata që i kishin baballarët.
Ditën
e parë të shkollës,fëmijët e tjerë kishin ardhur të shoqëruar nga baballarët që
i mbanin për dore.Ishin të gëzuar, të veshur bukur dhe me çanta për librat. Ai
ishte vetëm, i pashoqëruar, veshur me rrobe të pastra por të arnuara. Për
librat një trastë leshi me gjalmë të varur në sup.Ndihej në siklet. Ca e shihnin me keqardhje, të tjerë me
mospërfillje Zuri vend në funsd të rreshtit, e ndjente veten si të tepërt në
atë klasë të parë. Ju mbushën sytë me lot dhe deshi të ikte nga sytë këmbët,
por e mbajti dëshira për të mësuar,e që nga ajo ditë s’i mungoi
tërë jetën . Ajo ditë e parë e shkollës për të nuk qe ditë feste e
gëzimi, por një ditë e zymtë trishtimi.
Jetim
dhe fukara.
Vite
më vonë, në takimet me prindërit,shokëve të klasës u vinin baballarët, uleshin
në banga me fëmijët e tyre, dëgjonin lavdërime apo qortime, gëzoheshin dhe u
falnin dashuri dhe shokët apo shoqet e klasës sime ndjenin ngrohtësinë
prindërore, mbrojtje dhe siguri. Ishte vetëm në bangë.Për të s’kishte kush të
vinte, nëna jo e jo, po as vëllezërit që ishin më të mëshënj, ata s’mund të
linin punën. Mësuesi kujdestar, takimin e parë e pyeti përsë s’kishte ardhur
prindi. Ja tha: “Unë se kam babanë, zoti mësues” I erdhi keq, por u mësua me gjëndjen e tij dhe s’i kërkoi më që të vinte prindi. Megjithatë,ç’kishte
për të thënë për të i thoshte që ti
dëgjonte ai dhe gjithë të pranishmit. E
dëgjonte mësusin dhe i kyçte në mendje porositë. Në këto takime e ndjente
që ishte jetim.
Vinin
festat, Krishtlindjet, Viti I Ri, Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami. Shokët dhe
shoqet e tij merrnin dhurata nga etërit,
veshje të reja dhe të bukura dhe sende të tjera. Ata festonin dhe ishin të
gëzuar. Atij s’kish kush ti bënte dhurata. Festat për të s’ishin gëzim. Edhe në
shtëpi nuk ndjeheshin si të tilla ngaqë festoheshin varfërisht. I mblidhte nëna,
si klloçka zogjtë. Atë vakt që duhej të përjetohej me gëzim dhe urime, mungesa
e babait, kujtimi i tij, e mbulonte me një vello trishtimi dhe nëna derdhte
edhe ndonjë lot……Në jetë, ndodhin edhe të papritura, të padëshiruara, rreziqe
që duan mbrojtje, që i kërkohet babait,
por ai s’kish kujt t’ia kërkonte, ndjehej i pambrojtur e fillikat. Kur kishte
nevojë për një këshillë të mençur, s’kish kujt t’ia kërkonte.Vërtet ishte
nëna,ajo i donte dhe drithërohej e përgjërohej
për ta, po ku zemra e nënës, vërtet e dashur dhe e dhimbsur, fjalët e
saj ishin balsam, ngushëlluese e qetsuese, por jo me forcën dhe vendosmërinë e
babait. Vëllezërit? Të rinj e papërvojë,nganjëherë të rrëmbyer,që mund të
prishnin e jo të ndreqnin punë.Të pa rrahur me ashpërsinë e dallgëve të jetës. U detyrua t’u bëjë ballë vetë
prapësive. Kjo e pati edhe një të mirë: e burreroi para kohe, i farkëtoi
vullnetin.
E
vuante dhe e ndjente deri në thellësi të shpirtit se ç’është të jesh pa baba
pre e fatit mizor, pa kujdesin e shtetit dhe shoqërisë,që jepnin vetëm
keqardhje dhe mëshirë.
U
rrit, u burrërua, u arsimua, u bë edhe vetë prind. Por pengu për Babanë mbeti
thellë në vetëdije, i pashlyer, që i shfaqej në ëndërr si shpirt i vuajtur, i gjakosur, si vegim
tronditës, i mbështjellë me mjegull, nga një tjetër botë, nga një tjetër jetë.
Vdekja mizore, gjaku i derdhur rrëke. O tmerr. Nuk e dinte, askush nuk mund të
dëshmonte, a e varrosën, apo e lanë pre për egërsirat dhe korbat. Edhe në e
kishin varrosur, ishte varrhumbur. Edhe po të donte, ai s’kish ku të vinte në
ditën përkujtimore, më 27 qershor një
tufë me lule.
Medet,
medet për martirët e Çamërisë.
Tiranë, mesmaji 2019