Kulturë
Mehmet Rrema: Adem Zaplluzha - Përtej asaj peme
E marte, 21.05.2019, 08:12 PM
Një udhëtim i shkurtër nëpër vëllimin me poezi "PËRTEJ ASAJ PEME" TË ADEM ZAPLLUZHËS
Nga
Mehmet Rrema- Tiranë
Autori
i mirënjohur Adem Zaplluzha vjen këtë radhë me vëllimin e tij "PËRTEJ ASAJ
PEME"
Ky
vëllim, ashtu si qindra të tjerë, pasi për të thënë të vërtetën opusi i tij i
kalon të një qind e tetëdhjetët, shifër kjo e pa arritur deri më sot nga asnjë
poet shqiptar.
Sipas
mendimit tim, nuk është sasia e librave që një autor boton, por cilësia, mesazhet
që autori i përcjell lexuesit. Por kur cilësia dhe mesazhet që autori përcjell,
shoqërohet me një numër të madh veprash, atëherë kjo pa dyshim që është një
vlerë e shtuar në thesarin e poezisë shqipe, një vlerë që i bën nder jo vetëm
poetit, jo vetëm lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, por edhe gjithë letërsisë
shqipe e pse jo edhe asaj evropiane sepse letërsia jonë është pjesë e letërsisë
evropiane dhe kur kjo prezantohet nga krijues dinjitoz i rrit së shumti vlerat
tona kombëtare dhe na bën krenar para kombeve të zhvilluara
Por
për fat të keq, në këtë këndvështrim më duket se ne shqiptarët kemi një
handikap jo pak të vogël. "Kullën e Babelit e shembën ata që e
ndërtuan,sepse secili deshi të bëhet perëndi"...
Dhe
ne në këtë kontekst jo aq sa duhet i vlerësojmë të tjerët. Brenda shpirtit tonë
të gjerë,të drejtë e të pastër njerëzor, zë vend një njollë e errët e cila
gjithnjë e më shumë po eklipson, po ja merr dritën që shpirti shqiptar rrezaton
dhe po e kthen në një gjë të fishkur, të thatë, pa shkëlqimin e mirësisë, gjë
që po nuk u pastrua siç duhet do të jetë me pasoja për artin dhe kulturën tonë
në përgjithësi.
Shpesh
dëgjojmë të mburremi ne shumë virtyte të mira si besa, mikpritja etj, të themi
se jemi populli më i lashtë a ndër më të lashtët, por kur shikoj që në ne,
rriten shpejt disa vese si egoizmi xhelozia uni vetjak, dëshira për të qenë
"unë" ai që t'i këpus lulet i pari , bindja se "unë" dhe
asnjë tjetër i ka meritat, atëherë mund të them se kjo vetëmburrja jonë se jemi
më të lashtit, me kulturë e zakone të admirueshme që,gjoja na i paskan zili të
tjerët, më duket se zvogëlohet aq shumë sa të na bëjë një komb me prapambetje
të theksuar. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti se një kulturë që të zhvillohet,që
të ulet në vendin e saj atje në majën e Olimpit duhet të jetë e shkruar, sepse
fjala sado e mirë të jetë, po nuk u shkrua, sado të mundohet t'i rezistoi
kohës, ajo vjen duke u përhumbur në të,e gjuha jonë, e këtij kombi të lashtë
është shkruar më vonë se çdo tjetër në Evropë. Dhe, edhe pse kështu, dhe pse
kemi pak njerëz të penës, të cilët na kanë lënë një trashëgim të artë,dhe kemi
të tjerë që vazhdojnë të ngrenë çdo ditë me mendjen e penën e tyre kala të
bukur të kulturës tonë,nuk ua japim sa duhet vendin që meritojnë. Por nëse ne,
nëpërmes vlerësimit të drejtë e të merituar, nuk i vendosim aty ku duhet, kush
tjetër do të na vlerësojë ? Mos do të presim ata që mallkonin gjuhën tonë, ata
që vranë Rilindasit tonë se nuk deshën të përhapeshin germat e shkruara në
gjuhën tonë. Jo, edhe pse ka kaluar një shekull, ndonjë komshi dashakeq po të
mundte do t'i digjet të tridhjetë e gjashtë xhevahiret e vendosura në gjerdanin
tonë të artë,do t'i digjte në zjarr që nga Meshari e deri tek veprat e më të
riut shqiptar në letërsi, pikturë, skulpturë muzikë e në çdo fushë tjetër të
jetës, që të mund të na quaj me kënaqësi, njerëz të shpellave, me bisht, që të
na mbante në skllavëri dhe errësirë të plotë.
Zaplluzha
tashmë është një fenomen dhe si i tillë duhet studiuar nga studiues të artit në
përgjithësi e të poezisë në veçanti. poezia e tij është e pasur me vlera
artistike, estetike, stilistike. Epika patriotike e tij është e shkrirë në
gjithë veprën e tij. Metafora është mjeti me të cilin ai udhëton në rrugën e
tij të gjatë, në atë rrugë që pasi kalon anës së lumenjve, vazhdon fushave, dhe
u ngjitet shpateve të maleve për të arritur atje në majë, në majën ku e kanë
folenë shqipet, në majën ku jo çdokush mund të arrijë as për të thithur ajrin e
pastër e as për të lëshuar dritë ashtu siç lëshon autori i vëllimit PËRTEJ ASAJ
PEME
Le
të shikojmë një poezi nga vëllimi "PPRTEJ ASAJ PEME" Një poezi e cila
ashtu di dhjetëra mijëra të tjera përshkohet nga boshti qendror, dashuria për
atdheun, dhimbja e madhe që ndjen autori kur shikon sa po vuan kur e shikon
vendin tonë në gjendje të mjeruar, vuan dhe lëshon thirrje, atyre që ngasin
dukshëm rrugës për në theqafje, të kthehen mbrapsht
"Kush
na mallkoi me kaq urrejtje" është titulli i poezisë .
Sa
më kujtohet...
Poeti
e shtyn kujtesën e tij përtej kohës së tij sepse do të di një arsye dhe për të
gjetur arsyen e një ndodhie apo të një fenomeni, nuk mjafton vetëm një çast kur
ai ndodh fizikisht, por duhet të shkojmë larg për të gjetur burimin e këtij
fermentimi që ka sjellë si pasoj të lindi një fakt, dhe autori shkon larg në mendimet
e tij pikërisht atje ku duhet të kenë lindur enzimat e para.
Gjithmonë
ishim të shkërmoqur ...Është vargu pasues. E pra brenga e poetit nuk qenka se
një ditë çfarëdo e një jave muaj apo stine nuk ra shi apo bëri vapë, po një
brengë që lidhet me ekzistencën e kombit. Sepse ai e di se një komb i
shkërmoqur nuk ka të ardhme të ndritur, prandaj ai shkoi larg, për të gjetur
rrënjët e kësaj shkërmoqje, por ai konstaton edhe një fakt të dhimbshëm që e
pason tek vargu i tretë
"Që
kurrë s'u bashkuam në një grusht". Nuk është vetëm një konstatim, jooo
është një vërejtje,një këshillë, për ata që kanë diçka në dorë për të
ndryshuar, një thirrje e fuqishme që i buron nga thellësia e shpirtit të tij të
pastër e atdhedashës. Nuk u bashkuam, thotë, po çfarë mund të bëjë një komb i
shkërmoqur që nuk di të braktisi "unin" dhe egon personale dhe të
bashkohet për çështje madhore
"Që
ta godasim sa më fort malin". Para nesh gjendet gjithmonë mali, armiku ynë
shekullor apo një tjetër më i ri, i cili na ven pengesa, na hap hendeqe shpesh
edhe të pa kalueshme drejtë zhvillimit,përparimit, dhe mirëqenies. Poeti e di
mirë se të shkërmoqur nuk mund t'i kalojmë këto pengesa, se të veçuar apo akoma
më keq në luftë me njëri tjetrin rrezikojmë të humbasim në pyllin e thellë plot
ferra të malit, prandaj ai me të drejtë na fton me dashamirësinë e zemrës së
një poeti që atdheun e ve mbi çdo gjë, "të ngrihemi mbi veten" . Ja
pra sa organikisht i lidh vargjet poeti dhe me çfarë elegance na sjell përpara,
në tavolinë çelësin për t'u bashkuar, mjetin për të goditur malin Të ngrihemi
mbi veten. Të lëmë pas unin dhe egon për çështjen e madhe të kombit
Në
strofën e dytë ai na sqaron në mënyrë të qartë se çfarë rruge të gabuar kemi
ndjekur shpesh herë, rrugë që na ka hedhur atje ku nuk duhej, në krahët e
armikut që me miopinë tonë të theksuar, ne shikimet perverse ne, në vend të
armikut kemi parë vëllanë e në vend të vëllait kemi parë armikun. Çfarë mund të
thoi më qartë e më drejtë arsyen e kësaj shkërmoqjeje , të kësaj prapambetje.
Dhe
ai pyet, pyet edhe pse përgjigjen e di fare mirë, e si ai e dinë të gjithë
"Kush
mallkoi në këtë tokë të bekuar". Ai e di se nuk është një mallkim i ardhur
as nga toka as nga qielli, por nga uni ynë, nga ego, se para se ta kërkojmë
diçka jashtë nesh, duhet ta gjejmë vetëm brenda vetes tonë e të mos presim se
"Perënditë nuk kanë qenë kurrë në anën tonë". Ndërsa ne gjatë
historisë, po edhe në ditët e sotme shqiptarët presin nga Perënditë, të fortit,
por e dimë mirë se nga ata vetëm plumba dhe përçarje kemi marrë. Prandaj ai
thotë -nuk kanë qenë kurrë në anën tonë...
"Nuk
di me çfarë të krahasohemi" Vërtetë poeti ka të drejtë në këtë hamendësim
sepse ne jemi kthyer në një lëndë amorfe. Ajo që jemi sot nuk jemi nesër,
ndërrojmë formë e paraqitje sipas stinëve, prandaj ai herë na gjen si gur, si
shkëmb, e herë si rërë në llumin e liqenit, pikërisht ashtu siç na duan ata që
na kanë halë në sy, se duke qenë rërë e kanë të lehtë të na shpërbëjnë akoma më
shumë
Dhe
ai prapë thotë mallkimi i cilës perëndi na zuri. Mbi tokën tonë kanë shkelur
shumë çizme. Secila ka lënë gjurmët e veta, secila është përpjekur të na
shkombëtarizoi. Secila ka shkatërruar e ka thyer sa ka mundur gurin, për ta
kthyer në rërë në fund të liqenit.
Dhe
ia kanë arritur vetëm atëherë kur na kanë ndërsyer kundër njëri tjetrit. Përça
dhe sundo ishte deviza e famshme e romakëve, dhe këtë e kanë zbatuar e po e
bëjnë edhe sot sidomos fqinjët tonë. Të tilla përçarje historia jonë e shkuar
dhe e sotme njeh plot, ku për inat të vëllait dikush është hedhur aktivisht në
krah të armikut të kombit.
Dhe
këto përçarje në shekuj e kanë dëmtuar vendin aq sa na kanë sjellë raste si
Bllaca,
"Kush
na mallkoi me kaq urrejtje"
Pra
jo vetëm se nuk na deshën, por na urrejtjen deri në gjene e u munduan edhe të
na shfarosin, të shfarosin kombin tonë vital nga trojet e stërgjyshave. Dhe
poeti ngre zërin deri në kupë të qiellit të mos jemi të shkërmoqur por të
bashkuar si një grusht dhe ulemi bashkë me Zotat në majën e Olimpit.
Urime
dhe suksese poet i nderuar Adem Zaplluzha.