E shtune, 12.10.2024, 10:23 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Nexhipi: Paraqitja dinjitoze e një analistit shqiptar

E diele, 20.05.2018, 11:52 AM


Paraqitja dinjitoze e një analistit shqiptar

e cila duhet të jetë shembull për të tjerët

Nga Reshat Nexhipi

Fjala është për ish ambasadorin Alajdin Demirin, i cili ishte pjesëmarrës  në një debat politik, bashkë me tre  maqedonas, midis të cilëve edhe një, me mbiemër për të cilin gjyshet tona thoshin ,As Turk, as Kaur,,. Kur ky filloi të identifikohet me Maqedonët e vjetër, analisti ynë, pa një pa dy dhe pa pardon, siç i ka hije një shqiptari të vërtetë, ia  përmendi Karpatet për ta dhe  origjinën  pellazge, për ne, gjë që më bëri kënaqësi aqë të madhe sa që nuk mund të mos ulesha në kompjuter dhe të paraqitem me këtë shk rim, sepse nuk kam patur rast një gjë të tillë, të dëgjoj nga ndonjë  analist tjetër gjer më sot, përshtypje kjo të cilën besoj she shpresoj që të mos e kem edhe më paskëtaj.

Ky vlerësim objektiv dhe burrëror  i z. Demiri,  vetëm që nuk e nxorri nga lëkura të lartpërmendurin, i cili, përveç që fëtyra i fitoi pamje tjetër, nuk pati guxim  të thotë asgjë, i sigurtë që  pa ra fakteve,  ka mbyllur gojën edhe Zoti, e jo ai dhe të tjerë si ai, të cilët me popullin e vet po sillen si  me fëmijë, të cilëve  për t i zënë gjumi, nënat e tyre, u tregojnë pralla të bukura, që çke me të!.

Shembullin e këti patrioti dhe guximtari, për mua,të  pa shoq, duhet ta përcjellin edhe analistët e tjerë, si dhe autorët e librave të reja të historisë, në të cilat, përveç origjinës në fjalë, të paktën nëpër fusnota të përmendet origjina ilire e herojve të Trojës-Aki lit, Hektorit, Odiseut, Parisit etj., e Kleopatrës së shquar të Egji ptit, e 24 perandorëve romakë, 7 papëve, Justinijanit të  Parë-themelues  i  Shkupit modern dhe ligjëdhënës më i madh në bo të, Konstantinit të Madh, pa të cilin sot nuk do kishte këmbë krishteri e të tjerë, etj., kurse për ,,Babain,, e Italisë-Ga riballdin, të Amerikës-Vashingtonin, Napoleonin e Francës, Elizabetën e Anglisë etj., poashtu në fusnota, të thuhet se në damarët e tyre ka rrjedhur edhe gjak shqiptari. Kjo duhet bërë, jo se kemi ndo një simpati të madhe  ndaj tyre, për shkak se s kanë bërë po thu ajse  asgjë për ne, por, për të dëshmuar tezën e akademikut  fran cez Maurico Druon dhe, jo vetëm të tij, që shqiptarët janë popull ndër më të vjetrit në botë. Poashtu, të paktën në fusnota, të sqarohet kuptimi ose domethënia e emrave Maqedoni, Shkup, Pellagoni,Pollog dhe e qindra toponimeve të tjera në Maqedoni, pse jo edhe kuptimi i emrrit Dalmaci, Britani, Estoni,ose  qyteve Athinë, Paris, Romë,  etj. për të cilat kam shkruar disa herë më parë, prandaj, për të mos e tepëruar,  po e mbyll me kaq, duke  kujtuar edhe njëherë lexuesit me atë që kam vendosur në titull, si mesazh nga vendlindja e Alfabetit.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora