Kulturë
Dea Halimi: Lepuri lazdrak
E diele, 11.06.2017, 07:40 PM
Lepuri lazdrak
Dea Halimi një shkrimtare e vogël, e cila librin e parë “Yjtë farfuritës”, ka botuar kur ishte në klasë të parë, duke vazhduar kështu me librin e dytë me tregime “Princesha e Dardanisë” , librin e tret “Gishtoja” një novelë dhe sotë promovoi librin e katërt “Lepuri lazdrak” një novelë e cila ngërthen ne vet imagjinatën, lojën dhe përditshmërinë e fëmijëve . Libri ndërthuret me ngjarje imagjinatave nga jeta e fëmijëve në të përditshmen e tyre. personazhe kryesor janë Lepuri lazdrak dhe kopshtari Nela. Libri është i ilustruar me ilustrime te çarta që tregojnë vet ngjarjen e librit.
“Pjes nga libri lexuan në Këndin e Gjelbër sot nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika”, ndërsa Drin Pireci, Puhiza Salihu dhe Rita Kelmendi foli për librin dhe biografin e autores.
Librin “Lepuri lazdrak”, e botoi Shtëpia Botuese “FAD”, në Prishtinë 2017.
Libri u promovua në kuadër të manifestimit “Prishtina lexon”, në sheshin e Prishtinës.