Kulturë
Albert Zholi: Bashkbisedim me nje artiste, Bebeka Alla
E enjte, 07.08.2008, 04:35 PM
Bebeka Alla: Kam grimuar Robert Ndrenikën, Guleim Radojën, Ndriçim Xhepën, Luiza Xhuvanin, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar  Asqeriun
Bashkbisedim me nje artiste
Bebeka Alla 
Nga Albert Zholi
Hyrje
Shpeshherë ndodh që në teatrër, opera, balet personazhet tejtërsohen tërësisht në moshë dhe në karakter. Një rol mund ta luaj një aktor apo këngëtare e madhe dhe në fillim për shkak të grimit asnjë nuk e njef. Pastaj është zëri ai që i bën spektatorët ti njohin. Pra ky është roli i padukshëm i grimieres në skenë. Dhe pse puna e tyre është shumë e madhe, evidentimi është shumë i paktë për të mos thënë i papërfillshëm. Roli i grimieres në skenat botërore ngelet kurdoherë parësor  dhe pse ata marrin pak nga lavdia e shfaqjeve. Një ndër grimieret e para shqiptare (për të mos thënë e para profesioniste) është Bebeka Alla. Kur pyet shumë këngëtare, aktore të Operas apo të Teatrit Popullor, emri i grimieres Bebeka Alla përmendet me respekt dhe konsideratë. E qetë, qëmtuese, serioze Bebeka është e pëlqyera  e të gjithë njerëzve të skenës të të gjitha gjinive ku puna dhe taleti i saj i ka përshtatur aq bukur rolet që ata kanë realizuar. Pra pjesë e suksesit të tyre ka qenë dhe Beka siç i thërrasin shkurt. Plot 25 vjet me grimin, ajo ka kaluar në duart dhe mendjen e saj, personazhet më të diskutuar të lashtësisë por edhe ata më të spikatur të kohëve moderrne, ku me durimin e saj është munduar ti përshtat fytyrat e aktorëve me ato të personazheve që përfaqsojnë në skenë. 
Kur e keni filluar këtë lloj profesioni dhe çfarë përmban në vetvete ky profesion?
Qysh në rininë time.Ky profesion përmban në vetvete atë magjinë e të bërit ndryshe një   personalitet të formuar. Një aktor ka pamjen e vet dhe sjelljen e vet. Me ndryshimin që i bëhet nga ky profesion ai bëhet tjetër kushi. Ai merr një karakter tjetër  brenda  vetes.Gjatë  jetës së tij ai (aktori) merr  shumë  karaktere brenda vetes.
Ju i ndryshoni  tiparet  kryesore të fytyrës së tijë në raport  me rolin që  do të  luaj, dhe pse  bëhet  konkretisht vetëm me personalitete ?
Ndryshimi bëhet sipas  karakterit. Në qoftëse lexon një roman dhe brenda romanit gjen një karakter, atëherë do të marrësh një  aktor  dhe  do ta  transformosh si ky karakter.Ky është grimi total duke nisur që nga  parukja, mjekra, nga mustaqet, dhe tiparet e fytyrës  si rritja e faqes dhe e hundës, është sikur të  bësh një skulpturë. Aktorët luajnë në skenë personalitete.
Sa  elementë  përmban në grim një personazh?
Shumë.Në qoftëse do të  marësh një personazh dhe do ta kthesh nga të ri në  të vjetër duhet të fillosh të punosh me rrudhat e fytyrës, që ka elementë të  posaçëm. Bëhet derdhja e fytyrës së personazhit pastaj shtohen të gjithë  elementët që janë rudhat, zgjerimi i faqeve, dhe e një hunde të re. Kjo jep tjetërsimin e personalitetit.Shtojca të këtyre është vënia e mjekrave, mustaqeve, flokëve  ose  edhe  heqja  e flokëve.
Në ç’vit e keni filluar për  herë të  parë këtë  lloj  profesioni dhe  mund  të  na thoni se ku  keni studiuar  për  këtë  lloj  profesioni kaq të  vështirë?
Ky profesion tek unë ka ardhur aksidentalisht.Nuk e  kam ditur  fare  që  ekzistonte ky profesion.Dëshira ime ka qenë që unë të studioja për arkitekturë. Një  dhunti  e  imja  ka qenë edhe piktura. Kjo ishte ndoshta  ajo  ideja  që më çoi tek arkitektura. Ishte një nga ëndrrat e mija të rinisë.Në vitin kur unë do të  konkuroja  u  hapën  fjalë se u mbyll dega e arkitekturës (ishte një gënjeshtër e madhe), unë se mora vesh  dhe  kështu u dogja, nuk konkurova. Ky moment ktheu të  gjithë drejtimin e  jetës  sime, ngela pa  shkollë  dhe  e kam përjetuar  shumë keq. Një vit  ka  qenë i dhimbshëm  ku nuk kam dalë fare nga shtëpia por  kam  pasur një mama që ka qenë  gjithshka  për mua  dhe duke  njohur  karakterin tim  nuk më lejoi  që unë të futesha  në  punë të tjera. Vjen një  moment  dhe u hap një  shkollë  tre  vjeçare  në  Teatrin  e Operas  dhe Baletit
që  ishte brenda  fushës së artit. Nëna këmbnguli që unë të futesha.
Kjo  shkollë u  hap për  grimiere?
Kjo shkollë  u hap për  grimier, parukier në  Teatrin  e Operas  por  vetëm për Opera dhe në Teatër. Unë  kur  jam futur  për  herë të parë në ambientet e studios në shkollë u habita. Nuk  kisha  parë ndonjëherë paruke, por vetëm kisha dëgjiuar për to. Në fillim u  tremba  nga  paruket  po aq sa u befasova. Pastaj kur fillova shkollën, gjërat  filluan të  bëhen organike .
Por  kur  u  fute  në shkollë  e  harrove  arkitekturën?
Jo, asnjëherë nuk  e  kam harruar arkitekturën.Edhe sot nuk e kam  harruar.
Pse  nuk  konkuruat  më vonë  mbas  2-3 vjetësh për arkitekturë?
Atëherë kishte një rregull shumë të keq. Vetëm një e drejtë studimi për  familje jepej. Në atë  kohë  motra ime dhë vëllai kishin marrë të drejtën e studimit. Kështu unë u dogja.
Ju thatë  që kishit pasion edhe pikturën, a  keni pikturuar  më parë?
Kam pikturuar që në moshën tetë vjeçe.Kam pasur fat që në shkollën  tetëvjeçare kam pasur mësues  vizatimi Lec  Kodhelin  dhe  ka qenë  një  mësues  shumë i mirë. Ai e  vuri re  talentin  tim dhe  gjithmonë  në orën e vizatimit  më thoshte, se ti do të  më demostrosh diçka në  dërrasë  të  zezë  për të  gjithë  klasën.Ai më  ka ndihmuar shumë.
A  ke  hapur  ndonjë ekspozitë?
Jo. Nuk kam bërë piktura për të hapur ekspozitë. Ka qenë një gjë e  brendëshme, që unë  më  shumë  tregoja  atë  dëshirën  time  dhe pikturoja.Mund të  them se piktura më ndihmoi në  këtë profesion  që  kam tani.
Grimieri  duhet të  jetë  patjetër piktor?
Grimieri në radhë të parë duhet të ketë lidhje me pikturën, sepse fytyra  e njeriut është si një telajo.
Ju kur  mbaruat shkollën   u emëruat  direkt në Teatrin  e Operas  dhe të Baletit?
Jo nuk  fillova  direkt, sepse në atë kohë  ishte partia, që bënte çudira. Unë padashje fillova punë në Ministri të Ndërtimit.Në vendin tim u emërua një person tjetër  që nuk  kishte fare lidhje me  grimin sepse e caktoi partia dhe unë mora drejtim tjetër. Në momentin kur në Ministrinë e Ndërtimit krijova atë ëndrrën time për tu hedhur në  arkitekturë,  përsëri  u  hap një çudi e  madhe  e biografisë sime.Biografia më  ktheu mbrapsht në Opera.
Kur  keni filluar punë fillimisht?
Kam filluar në vitin 1983 dhe vazhdoj ende.
Më  thoni disa  personalitete  kryesore  të artit dhe të kulturës  që ju  i keni  bërë  grim?
Në Opera  ka shumë,  duke  nisur  që nga Ramiz  Kovaçi (që nuk jeton më) , Gaqo Çako,Edit Mihali, Zoica Haxho, Mukadete Bara që është në fushën e baletit, Albert Janku, Këto janë vërtetë personalitete  të   larta.
Po në teatër?
Takimi me teatrin ka qenë aksidentalisht dhe unë  kam punuar  pak në  teatër. Kam punuar me Ndriçim Xhepën, Luiza Xhuvanin, Alfred Trebickën, Ema Andrean, por  më  vonë,  në vitin 2003 pata një ofertë nga  regjizori Gëzim Kame. Pranova  me    shumë kënaqësi dhe aty preka me të vërtetë  gjigandët e  teatrit. Aty punova  me Robert Ndrenikën, Guleim Radojën, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar  Asqeriun dhe u ndjeva mirë. Ishte një marëdhënie  shumë e  mirë  që punuam të  gjithë bashkë. Doli një punë ku me të vërtetë pati suksesin e vet dhe për  mua  qe një dritare  më shumë.Për  të gjithë këtë punë  që bëmë  bashkë unë në 2004-ën,  aktorëve u  dhurova një kalendar.Kjo  ishte  një gjë  e bukur dhe u prit shumë  mirë  dhe ishte  hera  e parë  kur  unë mora përsipër të dal veç punës së grimit edhe me fotografinë. I gjithë kalendari ishte i ndërtuar nga
unë.
Ju mereni edhe me fotografi njëkohësisht?
Po.Fotografoj vetë.
Kur  ka filluar si profesion ky?
Duke punuar në grim, duke krijuar personazhe fillova  dhe ti fotografoj ato. Ti kem kujtim. Ti kem si pasqyrë pune.Si do ta pasqyroja punën time disa vjeçare? Si mund të prezantohem përpara të tjerëve? Tashmë po bëj albume me fotot që kam bërë grim.
Keni  bërë kurs për fotografie?
Jo nuk kam bërë kurs për këtë, por unë fillova me syrin që unë e shikoja karakterin. Më vonë kam filluar të studioj vetë. Kam fatin që jam takuar edhe me fotografë me emër. Kur kam dalë jashtë jam interesuar shumë për të parë më shumë për të mësuar më shumë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë.
Punoni me  aparat  profesional?
Po. Nuk mund të ndodh ndryshe.
Kur ju i keni bërë ato fotografi dhe personazhet i shikojnë këto fotografi si janë ndjerë në raport me fotografitë që kanë bërë tek profesionistët?
Unë e ndjej dhe shof që punën që unë bëj në revista e kudo, ato dalin fotograftë e mia, pra të këtyre personazheve. Ata i kanë pëlqyer.Personazhet ndjehen mirë, sepse kur vjen momenti që atyre i kërkohet diçka për të dalë në shtyp kanë një numër telefoni që është i imi dhe kanë një emër që ata i drejtojnë gjithë gazetarët. Një fotograf i mirë duhet të bashkëpunojë me një grimier, profesionist.
Na thoni disa nga personalitetet e këngës, të artit dhe të kulturës, ku ju i keni bërë grimin dhe i keni bërë foto?
Janë shumë.Duke u nisur që nga Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Rovena Dilo dhe shumë të tjerë.
Qëllon që këto foto i bën edhe nëpër kopertinat e albumeve?
Jo. Kjo nuk ndodh sepse janë të lidhur shtëpia diskografike me fotografë të tjerë.Unë nuk e kam këtë lloj pretendimi që të vënë fotografinë time.E rëndësishme është se kur të gjithë futen në studion time të gjithë befasohen me të gjithë fytyrat që shikojnë atje.Mrekullia e aparatit tim është që unë i kam prekur personazhet por edhe i kam fotografuar vetë ato.
Në momentin që ne po bisedojmë çfarë lidhjesh ke me teatrot privatë dhe atë kombëtar apo keni lidhur me ndonjë personalitet ndonjë kontratë, apo këto punë me personalitete janë vetëm të rastit?
Kontrata  të gjata pune  këtu nuk ka. Por kush i  ka  parë punët e mia ka ndjerë atë dëshirën e  bashkëpunimit, dhe për çdo vit kam pasur një bashkëpunim përsa i përket kalendarëve. Këto  bashkëpunime  kanë  qenë  me firmat.Në  vitin 2005 unë  kam punuar me Floryenin. Kam bërë kalendarin e vajit Floryen dhe të vezës Floryen. Në vitin 2007 kam punuar me teatrin e kukullave. Në  krahasim me  atë të kalendarëve ajo e teatrit të kukullave ishte një magji tjetër. Unë aty preka  të gjithë personazhet e kukullave për fëmijë  dhe realizova një kalendar. Dëshira ime është që kalendari kurrë  të mos  shitet  por  vetëm të dhurohet. Këtë  punë ma ofroi Elvira Diamanti që ishte drejtore në atë  vit në Teatrin  e kukullave.Jam ndjerë mirë kur vinin fëmijë pa fund kur merrnin kalendar në dorë dhe shfletonin, dhe shikonin personazhet e tyre.Dialogjet e fëmijëve ishin një gjë 
shumë e bukur.
Ku  e keni ndjerë veten më keq  në një personazh kur  i keni bërë  grimin?
Puna ime shumë herë e ndjen veten keq, kur i përket  fushës së Operas dhe të Baletit kur ti don të  transformosh.Ato që merren me botën e spektaklit dhe krijimin  e gjërave të mëdha të skenës, tregojnë se figura artistike nuk mbaron  nga qafa  dhe  tek këmbët, por nga fija e flokut dhe deri tek këmbët. Në qoftëse bota ka  produkte  që të  transformon, ne mundohemi ti bëjmë me gjëra rrethanore. Një  zbulim i joni  dhe i kolegëve të mi që merren me  këtë punë është Silikoni.Në qoftëse unë  dua të  krijoj  një paruke tullacësh, duhet të përdor  silikonin, sepse  latesti ka  një kosto shumë më të lartë. Një kg laktest është 350£, dhe një silikon që blejmë ne është 250 lekë shqiptarë. Vështirësia  vjen  edhe nga aktori.Kur  bëra   Ciklopin tek “stinë  e mërzitëshme në Olimp” ,në  këtë rast do të mbulohej e  gjithë fytyra, ruajta  pjesën e  gojës  dhe të
hundës  dhe i  lanë  dy vrima të vogla  që lihen  poshtë syve  dhe artificialist  i vihet një sy i madh në mes  të ballit. Dhe  kjo për aktorin është shumë e vështirë sepse mbulohesh komplet me djersë sepse  nuk  është material për këtë punë.
Kur e keni ndjerë veten më  mirë që me  të  vërtetë  keni pasur  urime?
Në Opera publiku është më i kufizuar.Nuk ka shumë  publik siç  mund të ketë në teatër apo në një koncert.Personazheve të Operas i ka munguar shumë publikimi, fotografia dhe  sot kjo ka  ndryshuar. Kjo më ka ngjallur edhe një ambicje  tjetër për sa i  përket operas .Që  me këto fotografi që kam unë t’i  dhuroj atyre një ekspozitë për të qenë edhe ata të  preken si ato aktorët e Teatrit Popullor. Ndryshimi  është parë tek Robert Ndrenika  nga një burrë  60 vjeç  ai doli një burrë 45 vjeç.Kjo është një kënaqësi përsa i përket punës  sime.
Duke folur për spektaklin, në botën e spektakleve, me kë spektakël keni bashkëpunuar ju dhe mendimet për të ardhmen?
Unë kur punoja në Opera kam qenë e lidhur edhe në botën e spektakleve.Kam marrë pjesë në të gjithë festivalet që zhvilloheshin në Radio-Televizionin shqiptar.Unë nuk kam qenë e vetme, kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e mirë të Radio-Televizionit Shqiptar. Kam qenë në të gjithë spektaklet që ka bërë Vera Grabocka që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” , “12 në Hollivud”, “Dua më shumë Shqipërinë”, “Netë vere” që u bë në Durrës etj.Tani preferoj që nëpër spektakle të gjej një kohë të shkurtër sepse është edhe e lodhëshme.
Po me televizione të tjera a keni bashkëpunuar?
Në të gjithë televizionet kam bashkëpunuar.I fundit ishte ky që mbaroi me Star Akademinë që u zhvillua tek Klani.
A ekziston ndonjë shkollë profesioniste për grimin në Shqipëri?
Jo.
-Atëherë si meret ky profesion?
Sot akoma nuk kuptohet se çfarë profesioni është.
Ju keni konkurente në këtë profesion?
Konkurentë ka, dhe konkurenca  bën që të ecësh edhe përpara.
A keni ndonjë peng në këtë lloj profesioni që e keni ëndërruar dhe doni ta realizoni?
Peng kam të realizoj Skënderbeun, do të kisha shumë dëshira  që heroin tonë  kombëtar  unë ta  realizoja.
Pse e ke  këtë ëndërr?
Është një nga figurat që godet. Ne si shqiptarë me Skëndërbeun njihemi kudo.
Sot grimi ku duhet më shumë në teatër, opera, film apo edhe tek këngëtarët?
Grimi sot përdoret kudo, por në  rrugë  ajo abuzohet. Abuzohet sepse  një të reje nuk i  njeh dot moshën.Një  vajzë 16 vjeçe  duket  si 40 vjeçe.
A ka lidhje një grimiere me një stiliste?
Patjetër që ka lidhje. Një grimiere mund ta bëjë mirë edhe stilisten.Dhe një stiliste mund ta bëjë grimieren. Janë dy profesione që shkojnë mirë me njëra-tjetrën.
Ju a keni tentuar që ta bëni edhe stilisten?
Njeriu që vjen tek unë unë i transformoj edhe veshjen.Unë kur dua të bëj një fotografi të bukur i jap mendim dhe për veshjen
Ky është një profesion heshtjeje?
Po sepse unë kam bërë mijëra e mijëra personazhe dhe nuk i kam ruajtur.Që në momentin kur unë kam kapur aparatin me dorë unë ndjehem e plotësuar, se kam se çfarë të tregoj.
A mereni me politikë?
Jo nuk merem me politikë, nuk më pëlqen. Sepse sistemi mua më la pa shkollë dhe vazhdon i njëjti sistem përsëri.
-Po me librin dhe me shtypin a mireni?
Me shtypin e përditëshëm kam lidhje.Librin nuk e harroj sepse është vetë profesioni që nuk të len që ta harrosh librin.
Profesioni juaj në televizion kujt emisioni i shërben më shumë?
-Janë spektaklet më shumë.Por unë kam pasur fatin të punoj për dy vjet në TV Koha.Kur kam qenë në Itali kam pasur një bashkëpunim me Rain. Në televizionin Koha për dy vjet kam aplikuar të që kam mësuar atje.
Çfarë bëje tek Tv Rai?
-Ne gjithmonë dilnim jashtë me Operan. Aty kam krijuar shumë miqësi. Një mikeshë më krijoi mundësinë të shkoja tek RAI. Aty bëra një takim me kolegët e mi. Punova për një muaj. Ishte një eksperiencë shumë e mirë.Unë kudo që shkoj kam dëshirë të shikoj si punojnë të tjerët.Kur qëndroj në Romë atje bëhej Baleti “Romeo dhe Xhulieta” me Rafaelo Paganinin. Ky ishte një balerin italian që kishte trupën e vet private. Rolin e Xhulietas do e luante një balerinë shumë e mirë por nuk kishte një pamje vizive. Producenti që ishte atje më tha se si do ta transformoje këtë dhe unë ju përgjigja. Ai e pa me vëmëndje idenë time dhe më tha “përse nuk punon edhe ti këtu”?.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










