E enjte, 28.03.2024, 10:20 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Jo urrejtes dhe larg dhunës

E diele, 22.11.2015, 08:48 PM


Jo urrejtes dhe larg dhunës...

Nga Entela Binjaku

Konflikti në shoqërinë tonë është  koncept i njohur, megjithatë në parimet e sociologjisë  thuhet  se “në cdo gjetje ke emocionin e të panjohurës”.  Konflikti prodhohet thuajse në të gjitha dimensionet e shoqërisë, që nga familja e  deri te ato institucione që edhe pse ndërtohen, paguhen dhe synojnë të rregullojnë jetën e  shoqërisë, me disfunksionet e tyre e nxisin  drejt konfliktit. Shkaqet për këtë duhen kërkuar te vetë ngritja  kulturore e shoqërisë sonë,  tek përpjekjet e pakta që kryhen për ta parandaluar si dhe tek mungesa e analizës së burimeve. Konflikti lind në cdo rast që veprohet sipas parimit: “bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh”!

Edukimi i vazhdueshëm, cilësor dhe rigoroz  i shoqërisë përmes të gjitha agjencive shoqërizuese do të ndihmonte ngritjen kulturore të saj duke  kultivuar  natyrshëm  parimeve dhe vlerat  e dinjitetit njerëzor. Ky shqetësim nga njëra anë dhe  nevoja për të komunikuar mesazhe që synojnë emancipim nga ana tjetër,  mund t’i japin rrugë dëshirës së atyre  që duan të kontribuojnë  në zhvillimin dhe ngritjen kulturore të shoqërisë.

Pasditen e së enjtes më 12 Nëntor 2015 në mjediset e Hotelit “Diplomat” në Tiranë u mbajt takimi i hapur me temë: “Tipologjia e dhunuesit dhe efektiviteti i masave rehabilituese”.

Ky aktivitet u organizua nga dy organizata të shoqërisë civile:  Fondacioni “Harriet Martineau” dhe Qendra “ACT for SOCIETY”/MasterPeace International”. Takimi lindi falë angazhimit që këto organizata kanë  ndërmarrë  në kuadër të aktivizmit civil dhe kishte  për qëllim  sensibilizimin e të rinjve, e përmes tyre të mbarë shoqërisë me vlerat e një shoqërie pa dhunë dhe larg urrejtjes.  Qëllimi i këtij forumi ishte përforcimi i mesazhit për një shoqëri që i rri larg gjuhës së urrejtjes  ku të rinjtë kanë mundësinë edhe të përcojnë këtë mesazh më tej.

Ky forum i parapriu  fushatës  ndërkombëtare 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore pjesë e së cilës është edhe vendi ynë e  që nis më  25 nëntor.  Fondacioni “Harriet Martineau” merr pjesë aktivisht në këtë fushatë përmes takimeve sensibilizuese me të rinj e përmes aktivitetit në media që synojnë edukimin me parimet e një shoqërie të lirë ku respektohen të drejtat e njeriut.

Në aktivitet morën  pjesë aktorë  nga  fusha të ndryshme, kryesisht njerëz që njohin komunikimin publik,  me kontribute në jetën shoqërore, që përfaqësojnë  zëra që me punën dhe personalitetin e tyre  bashkëpunojnë në përditshmërinë  për një shoqëri sa më pranë standardeve të shoqërive perëndimore.

Të rinj universitarë, aktorë të shoqërisë civile, kontribues në fushën e të drejtave të njeriut si dhe pjestarë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit u mblodhën sëbashku dhe ndanë pyetje e përgjigje ndaj situatave të ndryshme. Mjediset që “prodhojnë” dhunë, masat që merren për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që përjetojnë dhunën, profile të individëve që janë abuzues të dhunës ishin disa prej temave të prekura.

Në celje të këtij aktiviteti në  fjalën përshëndetëse   znj. A. Pengili  nga organizata “ ACT for SOCIETY“ bëri  një prezantim të shkurtër të fushatës “No hate- Jo urrejtjes” ndërkohë që znj. Binjaku nga Fondacioni  “Harriet Martineau” prezantoi disa të dhëna lidhur me raportimin e denoncimeve për dhunë të marra në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit nga i cili nisi dhe ideja për të realizuar këtë takim.

Për shkak se forumet e mendimit janë të pakta në këto mjedise, të rinjtë universitarë shqiptarë kanë mangësi të mëdha në të shprehurin e mendimit, në artikulimin publik, gjë e cila lidhet edhe me stilin e edukimit në shkollat tona, ku  forma kryesore e vlerësimit është ajo me shkrim e më pak verbale. Takime të kësaj natyre i vijnë në ndihmë edhe kësaj mangësie të shfaqur e cila duhet t;i ndihmojë ata edhe në gjetjen e origjinalitetit të tyre në shprehi e mendim.

mënyrën sesi dhuna ndikon në jetën shoqërore, se cilat janë disa nga mjediset që prodhojnë dhunë, sesi policia e shtetit merr masat për të adresuar një denoncim, se cili është roli i psikologut tek të miturit apo tek gratë e dhunuara etj.

Të Ftuarit  në diskutim ishin :   Z. Idajet Beqiri - Avokat       Znj. Hygerta Sako - RadioTelevizioni Shqiptar, Përparim Malaj -  Drejtoria  e Policise se Tiranës  -     Znj.  Besmira Muçaj - Psikologe   Drejtoria e Policise se Tiranës, Erion Kristo,  pedagog e njohës i cështjeve shoqërore. Ata  folën për përvojat e tyre në punën e përditshme, situatat me të cilat janë hasur, vështirësitë që mbartin raportet shoqërore, rrugët për zgjidhje dhe këshillat për një shoqëri pa dhunë.

Prania e dhunës në shoqërinë aktuale mund të arsyetohet edhe nga shifrat e larta që morëm nga Drejtoria e Policisë së Shtetit- Tiranë, për tre mujorin qershor-korrik-gusht- mbi Urdhërat e Mbrojtjes mbështetur në ligjin 9669.

Konkretisht: në muajin qershor janë akorduar 36 urdhëra të tillë, gjatë  korrikut 42 dhe në muajin gusht 45, pra në total janë lëshuar 123 urdhëra mbrojtjeje vetëm në Drejtorinë e Tiranës. Nga këto: 96 gra janë bashkëshorte që  kanë përftuar urdhër mbrojtjeje nga bashkëshortët, ndërkohë që shifrat e tjera flasin gjithashtu për një numër të lartë raste denoncimi dhune.

Në muajt në vijim shifrat e raportimit të dhunës janë gjithashtu të larta, në muajtin shtator janë 93 bashkëshorte që kanë denoncuar bashkëshortët për ushtrim dhune dhe në muajin tetor 101 gra që përftuan Urdhërin e Mbrojtjes. Në nivel të përgjithshëm për muajin shtator raportohen 137 urdhëra mbrojtjeje dhe për tetorin 119 të tillë.

Në ditët në vijim Fondacioni “Harriet Martineau” në kuadër të fushatës 16 ditët kundër dhunës me bazë gjinore do të marrë pjesë në takime me të rinj të shkollave të ciklit 9-vjecar e parauniversitar  ku ekspertë të njohjes së ligjeve dhe të cështjeve shoqërore do t’u flasin të rinjve për t’i ndërgjegjësuar ata më tej  me vlerat e një shoqërie ku harmonia është domosdoshmëri, ku cdokush ka të drejtën të respektohet dhe të mos dhunohet, larg urrejtjes e pranë paqes.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora