Kerko: a
Tahir Bezhani: Lotim i lodhur
E hene, 26.10.2015, 08:58 AM
Tahir Bezhani
LOTIM I LODHUR…
Kah po ecë
Cilën rrugë ke zgjedhur
Loti im mjeran
Rrugëtim i gjatë fati yt
Nemitje përplasëse
E nxirë jeta
Zhytu e fli
Dhimbjeve të mija
Bëhu prush i mbuluar
Strehë në terrin e acart
Herë thartohesh
Herë ëmbëlsohesh
Djerrinave të kohës
Pusho në dhomën e dhimbjeve
Bëhu jehonë kënge
Loti im,
Piskamë në kupë qielli…
MELANKOLI VJESHTE
Heshtja më ndrydhë në parzëm
Qetësi vjeshte plot melankoli
Bien gjethet e lodhura të djegura
Nga stinët e rrokotelura zjarrishtës
Do tinguj kënge valuese vijnë dika
Thithin lodhjën time të zbehur
Fishkëllimë shpirti shpërthen
Durim i varur në lumë emocionesh
E këngë e trishtuar përplaset mureve
Gëzimet ndrydhen në buzëqeshje
Në ditët plot melankoli vjeshte
Gërvishtje dëshirash tingujve të durimit
Deri në përlotje…
Gjakove,
08.10.2015