Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Lotim i lodhur

| E hene, 26.10.2015, 08:58 AM |


Tahir Bezhani

 

LOTIM I LODHUR…

 

Kah po ecë

Cilën rrugë ke zgjedhur

Loti im mjeran

Rrugëtim  i gjatë fati yt

Nemitje  përplasëse

E nxirë jeta

Zhytu e fli

Dhimbjeve të mija

Bëhu prush i mbuluar

Strehë në terrin e acart

Herë thartohesh

Herë ëmbëlsohesh

Djerrinave të kohës

Pusho në dhomën e dhimbjeve

Bëhu jehonë kënge

Loti im,

Piskamë në kupë qielli…

 

 

MELANKOLI VJESHTE

 

Heshtja më ndrydhë  në parzëm

Qetësi vjeshte plot melankoli

Bien gjethet e lodhura të djegura

Nga stinët e rrokotelura zjarrishtës

Do tinguj kënge valuese vijnë dika

Thithin lodhjën time të zbehur

Fishkëllimë shpirti shpërthen

Durim i varur në lumë emocionesh

E  këngë e trishtuar përplaset mureve

Gëzimet  ndrydhen në buzëqeshje

Në ditët plot melankoli  vjeshte

Gërvishtje dëshirash tingujve të durimit

Deri në përlotje…

 

Gjakove,

08.10.2015