E premte, 01.11.2024, 12:30 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen

E premte, 04.09.2015, 09:51 PM


Kualifikueset e Euro 2016, Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen

Kualifikueset e Euro 2016, Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi pa gola në Kopenhagen ndaj Danimarkës, një rezultat ky që i siguron zyrtarisht kuqezinjve vendin e tretë në klasifikim dhe i vendos ata mes skuadrave që pretendojnë të kualifikohen direkt në Euro 2016.

Ndeshja nisi e kujdesshme për të dyja ekipet, ku Danimarka kërkonte më shumtë të shkonte drejt portës sonë, por rastet ishin me pikatore. Kombëtarja jonë mbrohej mirë, por mungonin daljet e shpejta nga krahët për të rrezikuar kundërshtarin.

Me rifillimin e lojës, vendasit u bënë më agresivë, duke mbajtur kuqezinjtë të “ngujuar” për shumë minuta në gjysmëfushën e tonë. Agresiviteti i tyre solli dhe disa gabime të mbrojtësve tanë, por portieri Berisha u tregua i vëmendshëm duke mos i dhënë asnjë mundësi lojtarëve dhe tifozëve danezë t’i gëzoheshin golit.

Momenti më i mirë i tanëve ishte në fundin e ndeshjes, kur Roshi kishte mundësinë më të mirë të mbyllte me fitore këtë takim. Pas një inkursioni nga krahu i djathë, ai u gjend i vetëm me portierin Schmeichel, por ky i fundit neutralizoi gjuajtjen e lojtarit tonë.

Tashmë jemi në vendin e dytë me 11 pikë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Euro 2016, ku kualifikimi direkt tashmë është një mundësi reale për kuqezinjtë. Ndërsa vendi i tretë, i cili të çon në fazën e “Play off”-it është siguruar edhe pse Serbia arriti të fitonte 2-0 ndaj Armenisë.

Deri tani në këto eliminatore paraqitja e Shqipërisë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme, pasi kemi luajtur 5 ndeshje dhe nuk jemi mundur asnjëherë, madje kemi pësuar vetëm dy gola edhe pse kemi luajtur me ekipe si Portugalia e Danimarka.

Më 7 shtator, ditën e hënë, Kombëtarja kuqezi do të luajë në “Elbasan Arena”, ndaj Portugalisë.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi (Migjen Basha ’64); Lenjani(Armando Sadiku ’64), Gashi (Odise Roshi ’83); Cikalleshi.

Formacioni i Danimarkës: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist (Jakob Poulsen ’46); Sisto (Yussuf Poulsen ’46), Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora