Kerko: a
Afrim Caka: Të qënit fetar
E shtune, 15.08.2015, 06:04 PM
TË QENIT FETAR
Një letër e hapur për “rininë islame në Maqedoni”?
Tribunë e organizuar dhe e mbajtur nga të rinjtë në Shkup.
Nga Afrim Caka
Tribune islame, nga nxënës të ndryeshëm…?! Në Shkup dhe jo vetëm, vazhdimisht ka “rritje” të të rinjëve trutharë që lidhen me Xhamitë, shkruan ilirida. net. Këtë e deshiron qeveria turke dhe ajo sllavomaqedone.
Të paktë janë këta ujqër të rinj shqiptarë, të etur për pre dhe që u tërhoqën nga kjo joshje e re neoosmane.
Kjo tribunë është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër arab, të cilën përpiqen ta fshehin e kur nuk munden e veshin me petkun e propagandës për fundamentalizem islamik.
Përpara këtij qëndrimi çoroditës, tronditja shqiptare në Maqedoni do të ishte e pashembullt. Krisja kombëtare ishte aq e thellë, saqë e përshkoi tejpërtej në thellësi gjithë kulturën, gjuhën dhe historinë e këtij populli.
Kjo kambanë ngjedhëse e Sedullah Bajramit, për fat të keq, u dëgjua edhe në Serbi. Një tjetër kambanë shurdhuese, duke përfshirë edhe ato të kishave serbe, e cila kishin mbyllur çdo shteg mëshire ndaj shqiptarëve. Profecia e zymtë e tyre se kjo fryme sëmuar e të rinjëve “shqiptarë nga Shkupi” dhe kjo politikë e tyre e verbër dhe e pa kokë çonë shqiptarët veç në katastrof drejt ndëshkimit dhe asimilimit.
Ne gjithmonë në kërkim të përshtatjes, qoftë në Shqiperi, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni, qoftë në Çamëri, qoftë në të gjitha trojet shqiptare, bëhet pyetja se mos vallë, për t'u bërë të përshtatshëm për gjendjen e re, ne si kombë i sakatuar në disa pjesë do të shqiptare duhej ta donim më tëpër vetvetën? Me fjalë të tjera, të nxitej njëfarë shkombëtarizimi i ynë, degreqizimi, njëfarë njëfarë arabizimi, njëfarë turqizimi për shembull, ose deshqiptarizimi, madje deserbizimi për hir të harmonisë 500 vjeçare dhe për përuljës sllave 120 vjeçare....? Na shkonte si rrallëkujt kjo kakafoni profetike e ndërlikimit si një pjellë brenda shqiptar, e ketë të fundit kishim të helmuar edhe ndërgjegjën e brezash të tërë të rinjë e të vjetër...! O Zot, shpëtona nga këta të rinjë trushpërlarë nga Shkupi!
Tribun në Shkup? Njohja e vetvetës, dhe përshëndetja në arabishte. Njohja e vetes dhe secili ta njeh veten e tij: “a je shqiptarë apo arab!”. Veten e njohim në menyrë të gabur, duke ta shpërlarë trurin dhe ikja ka identiteti kombetar dhe nga gjuha dhe nena që të lindi. Kur JU lindet nëna ju foli shqip dhe ju thirri në emër: Biri im!”.
Sot bota e civilizuar merret me shkencë dhe zbulon planete të reja. Ndërsa, këtyre të rinjve hoxha apo imami u’a ka shpërlarë trurin dhe duke i mësuar se si duhet jetuar dhe punuar si në kohën e mesjetës, si në kohën e shpellave arabe.
Ndërsa, i riu, truthari Muhamet Shabani, tha: “Në siri po masakrohen shumë njerëz!”.
Por nuk e
tha, se: “nga kush po vriten e therren me thika e sopata.
Mendoi: “Të vritesh për lirin e të tjerëve, kur atëdheu yt është i pushtuar, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi e tradhëti. Kjo mendjelehtësi na ka përcjellë gjatë historisë. O ju trushpërlarë!
Ndërsa këta të rinj nuk mirren me krimet ndaj shqiptarëve në Kumanovë që u vranë dhe u dogjën shumë shtëpi shqiptare! Dhe në fundë ndërruat edhe emrat nga shqipja në ate arabe… Gjithçka është prishur, gjithçka është pa ngjyrë. Gjithçka e shkatrruar, pa shprehje. Gjithçka është shndrruar në kufom e moçal. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë. Turpi, brirë nuk paska.
Zoti ju turpëroftë! O tradhtarë, e tru shpërlarë.
Liria është shpirti njeriut. Ne i quajmë njerëzit „fetar“ ngaqë ata thonë se bësojnë Zotin, në pa mundësi për ta shpjeguar fenomenin...!
Unë e
quaj fetar njeriun që vazhdon të rritet në dashuri, në mirëbesim dhe që vazhdon
të përhap dashurinë, lumturinë e vet nëpër gjithë qenien e tij pse jo edhe për
të tjerët. Të gjitha fetë ekstreme janë për varfërinë Çdo të thotë varfëri
mendore? A janë të bekuar të varfurit e zotit Ata janë të uritur dhe të
ezauruar, kurse ju thoni se ata duhet të trashegojnë mbretërinë e Zotit. Por
nëse të gjithë do të kënaqënshin me lumturinë e moderuar të varfërisë, me
gjërat e domosdoshme për jetën, nuk do të
Disa prej këtyre njerëzve kronikë, të paaftë të gjejnë mirëkuptimin e njerëzve, zhyten tebesimi fetar, ku veprojnë po ashtu si më parë Ata ankohen dhe e ngushëllojnë madje edhe veten, por përpiqen, gjithashtu, ta kalojnë barrën e tyre në supet e Perëndisë mirëbërëse. Ata mendojnë vetëm për personin e vet. Prandaj për ta është plotësisht e natyrshme të mendojmë sikur Perëndia është një krijesë që gëzon respekt dhe përulje të jashtëzakonshme, që është i zënë vetëm për t’u shërbyer atyre dhe përgjigjet për çdo veprim të tyre. Sipas mendimit të tyre, mund të tërheqësh më shumë vëmendjen e Tij me mjetë artificiale, për shembull, me lutje të veçanta ose me rite të tjera fetare.
Me një fjalë, Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret me hallet e tyre dhe të mos ua ndajë sytë. Te një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë herezi, saqë nëse do të ktheheshin kohërat e inkuzicionit, këta fanatikë fetarë, me sa duket, do të ishin të parët që do të futeshin në zjarr. Ata i drejtohen. Perëndisë, po ashtu si ndaj njerëzve të ngjashëm me veten- ankohen, hundërojnë, por nuk lëvizin as gishtin që ta ndihmojnë veten e parë ose t’i përmirësojë kushtet në të cilët jetojnë njerëzit e tjerë Sipas mendimit të tyre, bashkëpunimi është i detyrueshëm vetëm për të tjerët.
Historia e sëmundjes së këtyre njerëzve tregon se deri ku mund ta çojë njeriun një egoizëm i tillë prej analfabeti mendjemadh. Në jetë këta njerëz nuk kanë besim në vetvete dhe hynë në konflikt me të vërtetën absolute dhe me logjikën e jetës shoqërore, herët apo vonë, nuk do ti shpëtoj vdekja e natyrshme, në psikologji quhet truizëm. Por këta shquhenë edhe për ambicie të tepruara, zakonisht mbeten tepër të padijshëm për gjërat e shkullit tonë Ambicijet e tyre gjenin shprehjen dhe dashurinë në besimin fetar, për të qenë më tepër, këta i kryenin të gjitha ritet me zell të madh!
Nga një herë këta e qortonin edhe veten se nuk ishin treguar aq besimtar, duke deklaruar se e kishin shkelur urdhërimin dhe, kohë pas kohe, e kishin lejuar veten ta pushtonin mendime mëkatare Si rezultat, për ditë të tëra këta e fajësonin veten me aq zjarr, sa të gjithëve u dukej sikur ishin të hipnotizuar.
Tërë kohën qëndronin në gjunjë në mesë dhe pendoheshin me hidhërim; mirëpo të tjerëve nuk u lejohej që ta qortonin këta në diçka. Ndodhë shpeshë herë, hoxha përpiqet që t’ju hiqte atyre barrën e mëkateve, duke i shpejguar se, në të vërtetë, ata nuk kishin mëkatuar në asgjë dhe në shpëtimin e tyre as që duhej dyshuar fare. Ditën tjetër këta njerëz u afruan në rrugën hoxhës dhe a’i bërtiti se nuk jeni të denjë për t’u future në xhami, meqenëse morën mbi vete peshën më të rëndë të mëkateve. Për ne nuk është nevoja ta analizojmë këtë më tej, mirëpo hoxha tregon se si ambicia shpërthen në çështje fetare dhe se si mendjemadhësia e detyron njeriun ta quajë veten gjykatës në çështjet e veseve dhe të virtyteve, të pastërtisë dhe të degjenerimit, të së mirës dhe së keqes.