Kulturë
Përparim Hysi: Tek "Rana e hedhun"
E diele, 31.05.2015, 12:40 PM
Tek "Rana e hedhun"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Sot, në një gazetë të përditshme, lexova një faqe për Shëngjinin. Qe më tepër një faqe komerciale apo si një "guidë turistike" për sezonin e plazhit. E që Shëngjini ka favorin natyral të disa plazheve, kjo dihet nga të gjithë. Një nga zonat më "virgjine" jo vetëm në Shëngjin, por mbase nuk gaboj në gjithë Shqipërinë, është kjo: "Rana e hedhun". Tek shkruaj me kaq besim për këtë zonë kaq virgjine, kini parasysh me një "vendali" të asaj ane: të Shëngjinit dhe nënzonave aq të favorshme për pushimet verore.
Një sy i vëmendshëm, tek lexon nëpër rreshta, mund të thotë:- Mor ç'broçkullit ky që në gjithë shkrimet e tij thotë që jam myzeqar dhe tak, pa pritur e pa kuptuar, thotë jam nga Shëngjini. Po jam nga Shëngjini dhe mos e merrni si një metaforë dhe aq. Në Myzeqe, nga jam, thonë:- Po pive dyzet sapllake me ujë (me dhallë ca më mirë), në një vend, je vendali. Unë jo dyzet sapllake i kam pirë, por Shëngjinit me gjithë ato nënzona turistike, i kam nxjerr ujtë e zi. Kam kryer atje shërbimin ushtarak dhe, për tri vjet, u kam rënë kryq e tërthor atyre zonave. Natyrisht, për mua janë krejt si vendet e mia, por, në do ndalem tek " Rana e hedhun", kam arsye që të qëndroj.
* * *
Qemë
katërmbëdhjetë ushtarë fierakë që, të mobilizuar për të kryer shërbimin e
dytyruar ushtarak, me një kamion "Zil" nga ata të ushtrisë, mbrritëm
në garnizonin e Shëngjinit natën e 13 dhjetorit 1964. Pa u gdhirë mirë dhe pa u
njohur mirë me termat ushtarake dhe disiplinën atje, nën komandën e një togeri, çamë në kolonë për
një, një pyll shegësh të egra dhe gjithfarë shkurresh, në një rrugë dhish.Meqë
rruga zgjati paksa, i them një shoku:- Na gjeti si me "Heronjtë e
Vigut" ku Kolë Jakova këndon:"Ngjitet Velës varg përpjetë/ Çetë e
vogël me pesë vetë/. Ndryshimi qe se ne qemë 14 vetë dhe rruga e dhive, ku
shkelnim, nuk
Kur sosëm, sa lamë pyllishten me shkurre, hasëm në diçka përrallore: një zonë e tërë, në këmbë të pyllishtes , deri buzë detit, qe e gjitha me shtresa të trasha rëre dhe, e gjithë rëra, qe e bardhë. Kjo,- tha togeri,- është "Rana e hedhun". Ne qemë nga zona bregdetare që kishim parë jo vetëm det me sy, por dhe plazhe,si: Semanin tonë, por dhe Vlorën, dhe Bregun, dhe Divjakën, dhe Durrësin, por një rërë të tiilë, si shajak të bardhë nuk kishim parë. Qe aq e pastër dhe virgjine sa dukej sikur ta bënte me sy. Ky asosacion yni e linte dimrin pas dhe fluturonte për në kohën e verës, se, tek qëndruam aty mbi "Ranën e hedhun", mend na ikën bustinat nga koka. NJë erë e ftohtë a murrlan na i futi të ftohtët në palcë,sa thashë:- Prem Çandi, ai indiani që ka shkruar "Nëna e erërave", duket ka qenë në Shëngjin se,sa erë frynë këtu, zor se gjen vend tjetër në Shqipëri. Jo vetëm në Shëngjin, por dhe tek "Rana e hedhun". Kur secili po shijonte befasitë e natyrës dhe "Ranës së hedhun", togeri dha komandën:
- ZHvishuni! Me siguri, mendova, togeri, si djalë e ri që është, e ka për shaka, se si mund të jepet një komandë kaq absurde, për t'u zhveshur, kur "Nëna e erërave" është kthyer në "njerkë". Kur pa që asnjë nga ne nuk po zbatonte komandën, atëherë, gjëmoi:-Toga, zhvishu! Filluam të zhvisheshim dhe, kur pa që hoqëm vetëm kapotat, shtoi po ashtu si gjëmimë:- Vetëm në mbathje!!!
Çfarë?!!!- sokëlliva unë. - Pse mos është korrik?
-Dil nga rreshti,- urdhëroi dhe ke për të bërë një orë postëkapanoni.
Ashtu si prifti që kërceu nga belaja, u zhveshëm aty mbi "Ranën e hedhun".
- Shokë ushtarë (më mirë do ishte: shokë lakuriq!),- foli togeri,- detyra juaj për sot është kjo:- E shihni atë anijen që ka mbetur në det? Nga këtu ajo është rreth pesëdhjetë metro; thellësia e ujit nuk e rrezikon jetën tuaj. Anija është e ngarkuar me dru për repartin. Ju do ta shkarkoni dhe drutë do t'i stivosni këtu mbi "Ranën e hedhun". Epo urdhëri i komandantit, ligj për vartësit, dhe filluam. Në fillim, kontakti me ujin, na bëri të na dridheshin dhëmbët dhe mishi me mornica, por, pak nga pak, u mpimë dhe sikur ia morëm dorën të ftohtit.Qe puna më e vështirë që mund të bëhej.
Nuk ishte puna se do bëje dy a tri rrugë nga "Rana e hedhun" në det dhe ansjelltas, por anija na u kthye si një gogol që kish hapur gojën dhe, mezi priste të na kollofiste.
Dilje nga deti dhe, tek shkelje mbi "shajakun e trashë" të "Ranës së hedhun", këmbët të nguleshin në rërë dhe mezi sosje në destinacinon ku stivoseshin drutë. Punën e filluam në ora tetë të mëngjesit dhe, dalngadalë, po shkonte ora 12.00. Ndërkaq, togeri që vëzhgonte punën tonë, na tha:- Unë po largohem dhe do më zëvendësojë komisari i repartit. Komisari përfaqësonte partinë dhe, siç mendoja unë, ky nuk ishte si togeri. Se komisar, or tunjatjeta, dhe "shpirt njeriu", si partia, domosdo. Erdhi dhe kur i pashë mbi supe gradat, qe major. Epo ku ai "qumështori" që na mori në qafë dhe ku, ky"pellazgu" që ishte i moshuar?. Majori hipi mbi një tra buzë pyllishtes dhe vëzhgonte. Unë,ca se nuk e haja punën, ca se, me të vërtetë, ndjeja lodhje,për të shmangur,sado pak ndonjë rrugë, bëja si bëja dhe andej, nga pyllishta. Nga pyllishta, por "shpirti i njeriut" m'i kishte sytë birinxhi dhe, kur po tentoja prapë për nga pyllishta, më thirri:
- Kush jini ju, shoku ushtar?
- Jam ushtar Hysi! (në ushtri raportohet me mbiemra).
-Nga jini?
-Jam nga Fieri.
-Nga Fieri,- përsëriti ai. Si mbiemër që diku e kam dëgjuar.
-Me origjinë jam nga Skrapari,- i erdha në ndihmë "shpirtnjeriut"
- Hë,de,- tha ai. Mirë që ma the,se kam patur një mik nga Skrapari që thoshte:" Nuk kalohet viti me të bërë shurrën!!!". Prandaj, mikvëllai, shtroju punës!
Dhe unë
iu "shtrova punës", por puna nuk soste, se gogoli nuk qe metaforik, por i vërtetë. Gati
po perëndonte dielli dhe na dukej, se,
sa e boshatisnim hambarin e anijes, "gogolit" sikur një dorë ia
shtonte. Kaq e vërtetë qe kjo që shkruaj,sa, nëse nuk do mobilozohej i gjithë
reparti i Shënjginit për të na ardhur në
ndihmë, atje, tek "Rana e hedhun", ne dhe tërë natës, po të
vazhdonim, nuk do ta mbaronim dot. Në perëndim të diellit, e sosëm. Pra, nga
mëngjesi deri në darkë, pa ngrënë. Tek po
visheshim dhe shpirti na
-Hë, shok ushtar!
-Kam dhe unë një shok nga Skrapari.
- E, po pastaj?
-E di si më thotë? O dervish, o rodokop, drekë e darkë i ha tok!!!
Ndërsa shokët e mi u gajasën me batutën time, majori,ca i kuq prej natyre dhe ca se bodeci im e shpoi ku i dhëmbte, ma priti:
-Qenke llafazan i madh! Për këtë, ndryshe nga shokët, hidhe atë trarin e madh mbi kurriz e drejt e tek kuzhina!!!
E bleva belanë me para. E hodha trarin për tek kuzhina, por jo vetëm qe larg, por tani, nga "Rana e hedhun" do ngjitnim një malore,që i afrohej asaj Velës së Kolë Jakovës. Majori, si "shpirtnjeriu" që qe, bëri kujdes që samari të më rrinte pas kurrizit: nuk lejonte asnjë prej shokëve që t'ma hiqte këtë "samar". Tani i "mbytur" qeshë dhe s'kishte ç'më bënte "shiu", ngarkuar, po gojës kurrë s'i kam vënë mëgojëz, i them majorit:- Shoku komisar, e di seç më ka gjetur?
-Fol,- më tha,- po trarin mos e lësho.
Ngjiteshim ashtu përpjetë dhe, ndërsa shokët më shihnin me keqadhje, fola:
-Një si unë, shoku major po ecte në shkretëtirë. Shkelte mbi rërë dhe,sa ngrinte një këmbë, i zhytej tjetra mbi dunën e rërës.Si mua me këtë trarin!
-More këtë e ke pak ti, po vazhdo ç'do të thuash.
... u lodh i varfëri njeri dhe zuri t'i lutej Zotit. Perëndi,- zuri të lutej,- aman më gjej një kalë që t'i hipi, se mezi po heq këmbët zvarrë. Nuk kaloi shumë nga lutja e fatkeqit, kur mbrrin një kalorës, shaluar mbi pelë. Bri pelës një mëz mezi hiqte këmbët si puna ime me këtë trarin. Kalorësi i thotë fatkeqit:- Hidhe këtë mëzin tim mbi kurriz se nuk mund të ecë. Unë,- i tha fatkeqi,- të hedh mëzin mbi kurriz kur mezi po heq këmbët e mia zvarrë?! Frrap, kamzhiku mbi kurriz dhe, deshi nuk deshi,e hodhi si unë këtë trarin. Eci sa eci dhe iu drejtua prapë Perëndisë:- Perëndi,- i tha,- më ke kuptuar jangllësh. Dua kalë që t'i hipi dhe jo të më hipë!!! Prapë shokët ia dhanë të qeshurit, por majori, sado që nuk e mbajti dot të qeshurit, trarin nuk ma hoqi nga kurrizi.
Kur sosëm
tek kuzhina, lëshova trarin dhe bashkë
me shokët, iu lëshuam pjatave që kuzhinieri i