E shtune, 26.07.2025, 08:54 AM (GMT+1)

Editorial

Mirela Xhani: Për një botë më të mirë. . . ?!

E enjte, 19.02.2015, 09:41 PM


Per nje bote me te mire. . ?!!!.

Nga Mirela Xhani

U lindem, u rritem duke enderruar gjithmone per nje bote me te mire. Lexuam, kenduam sa here neper bankat e shkolles a gjetiu duke memorizuar te shkuaren e shpresuar qe e ardhmja dhe shekulli  i ri te mos kete me mizori, te tilla si ato te shkuarat. Dhe padashur te shkojme me larg mjafton te ndalim vemendjen aty ne fillim mesin e shekullit te shkuar ku ca si rryma ideologjike nen flamurin e krijimit te njeriut te ri krejt te ndryshem nga ai i meparshmi  kapluan dhe mesyne tere shoqerite. Pasojat; ideologjia naziste e rracave dhe teza hitleriane se disa rraca lindnin gjenetikisht me te zgjuar dhe priviligjuar se te tjera coi ne vrasjen e miliona te pafajshmeve. Te tilla tmerre te pakonceptueshem ne ato vite per sa kohe qe dokumentimi i tyre apo ndergjegjesimi i botes per ckish ndodhur u be vite me vone. . Mizori qe koshenca e njeriut (homo sapiens)apo egoja jona per te justifikuar te pamunduren te thote:-epo ku ta dija une?! apo me mire kjo i perket te shkuares..

E sotmja e ardhmja rrjedhin ne shinat e revolucionit te kartave te drejtesise, te froneve te te medhejve qe denojne te keqen dhe promovojne te drejten dashurine.

Te kombeve modele, te lirise se qenjes deri ne ate pike ku njeriu kjo qenje e kompikuar s'pranon vetveten dhe e tjeterson ate nen tempullin e lirise.

Po po, kemi ecur nga gjysem shekulli me pare jetojme me te vertete ne liri e kemi aq liri sa kur duam per te pushtetshmit ata te zgjedhurit prej nesh, ne ngrejme duart lart, rrihemi shtyhemi mes veti, protestojme brohorasim, perqafojme rrime pa drita pa uje. . Kjo eshte filozofia e shek.  te njezet e nje sygjestionimi prej tyre. . mjafton nje e folur nje shikim i tyre dhe te harrosh te verteten. Revolucioni i ketij shekulli eshte se gjithcka ndodh pavaresisht se "Uni" apo klani perpiqet ta fshehe eshte aty. . Dhe qenja"mollaiset"mbushet me informacion dhe hesht si ne letargji.

Jo "Uni", por mos eshte valle qe gjithe shoqerite ashtu si dikur kane alibine e vet per mizorite qe ndodhin perdite??!

Dikur nazizmi, komunizmi, fashizmi, sot kuja ka marre emer te ri, lufta e shenjte, Isis, Alcaeda, Al-petrolium dhe vrasje, mizori te kobshme qe te bejne me te vertete te besosh  se qenja me kalimin e shek.  ka evoluar por jo per te mire, ka evoluar ne sofistikimin apo ne posedimin prej se keqes. E bota hesht pa gjetur zgjidhje ose ben sikur i kerkon ato neper sirtare te pluherosur, ndersa mizoria perdite te kercenon hapur, bote e terrorizuar. Tmerre ku perdhunshem dora e mizorise na kall daten  me metoda kanibaliste. E pra kjo qe bota qe enderruam valle??Ajo qe menduam te permiresojme ne kohe. . bota ku shume besuam se do te vizitonim se bashku secili ne gjuhen dhe besimin e vet strehen e njeri tjetrit?. . Bote ku fete ata qe ne shekuj me radhe kane qene sebep i luftes, ashtu njelloj dhe sot perdoren si dogma prej te pushtetshmit ne menyre qe me i dobti ai vasali ne numer te kete me cte merret dhe te humbe fillin e se vertetes fillin e se keqes. Mjafton te kujtosh cthote Voltaire:Hyni ne bursen e Londres, aty hebrenjte muhamedanet dhe te krishteret trajtohen reciprokisht sikur te jene te te njejtes fe dhe therrasin jobesimtar  vetem ata qe bejne bankarotta(deklarojne duke iluduar me shume borxhe se aktiv). Keshtu bota katolike drejton gishtin drejt asaj myslymane, ajo myslymane duke qene disi e brishte dhe gjithmone nen akuze hyn ne loje dhe flijon dhe femijen e vet ne emer te luftes se "shenjte"(Allahu-Ekber). E keqja triumfon te miren e bota ku jetojme e rrisim femijet behet cdo dite e me shume nje hambar mostruozitetesh pa fill e pa fund, pa mundur ti  zgjidhe apo ti ndale as perparimi ecja perpara, as teknologjite qe ne aq shume investuam e besuam se do na sherbejne per mire. Keshtu e con jeten njeriu i shek.  te njezet e nje i terrorizuar i imponuar te jetoje ne terror nderkohe qe ata me te fortit te pushtetshmit lozin cdo cast me jetet e gjalla kumar. Ndersa  turma njerezit e thjeshte te humbur shprese pa te shkuar e te ardhme vene vete ne goje te djallit per ti fluturuar koka. Dhe pa nje pa dy Allahu-ekber. . Qenje te poseduara prej se liges qe mbajne ne trysni gjithe shpirtrat e gjalle. Motivi perhere ai besimi. Myslymanet vrasin per hakmarrje ata 21 vellezerit katolike. . Shpirtra te trazuar te ushqyer keq dhe nen presion. Bote fabrike horrori ku trupat e njeriut e te femijeve copetohen per

se gjalli per trafikim organesh me qindra . . sdi sa?!! Dhe qenjet, ne,  perendimi heshtim si te paralizuar, ulim zerin fikim televizor e kompjuter sikur sduam tia dime megjithese mizorite jane aty dhe ne i shohim e i degjojme perdite. .



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx