Kulturë
Nebi Dragoti: Urime me haik satirik
E premte, 09.01.2015, 07:34 PM
NEBI DRAGOTI
URIME ME HAIK SATIRIK PËR 2015.
Viti i Ri ardhtë ndryshe:
darkë e varfër,mesatare,e pasur…
E pasur për deputetë e pushtetarë…
***
Punë pastë e punë haptë
Viti i Ri për të gjithë,
jo vetëm për dallaverexhinjtë.
***
Qeveri,ç’do të bësh për popullin?!
Hej,nëse nuk të ha meraku
të ngrëntë brenga sa më parë.
***
Rruga asfaltuar shkel e shko:
saqë bëhen dhjetra përurime…
U thyen gërshërët,u thyen…
***
Viti i Ri i mobilizoftë të gjithë!
Duhet :Ruilindje,Rilindje…
Arrihet me punë e shtet ligjor…
***
Qan e qesh nga marazi,
plas për sukseset e pozitës…
Dje qe pozitë..shterp pozitë…
***
Nëpër gazeta avaz i vjetër…
Duhet azhurnim për progres,
ndryshe …largohu nga media.
***
E merr qeverisjen me vote:
populli të hipën dhe të zbret…
Jo ulesh e s’tundesh të punosh.
***
Sa mirë,kur firmos borderonë,
o pushtetar,ministër,deputet…
A e ke bërë hak përsa merr?...
***
Kritiku shtyn për të ndihmuar,
publikon vlerën,e ,kur s’e ka,
”kritikën”ia merr lumi…
***
Të pasurit të pasur qofshin,
por…jo vetëm për Vit të Ri;
të kujtojnë të skamurit bark bosh…
***
Ka këngëtarë të harruar,të mallkuar…
Se ju të tillët harruat këngën shqip,
këngën perlë të trevave shqiptare…
***
Këngën e jetës,melodi lulesh shqip,
përhapne magjishëm nëpër ekrane,
në podiume,në festa e dasma.
***
Ooo,zjarr ka kënga shqiptare
E valle flatrash shqiponje ka…
Ju indiferentët,të larguarit prej saj?…
***
Këngëtarë,mos marrshit mallkim,
kompozitorë,mos u harroftë emri:
këndoni,kompozoni shqip!
***
Politika merr vlerësime edhe mirë,
…edhe keq,kur nuk mbron
shqiptarët e vet nëpër Botë.
***
Ndrrimi i viteve mbushur urime,
urime…por ka dhe një sekret:
vetëm me punë realizohen të gjitha!
***
Vret haiku satirik ,vret:
ata që s’punojnë ku hanë,
kush,kush punon për ata?!
***
U përulem:poetë,poetucë,ç”jeni!
U përulem:vareni vath në vesh!
U përulem:me shqipen letrare lëvroni!
***
Vriten fëmijë,burra e gra,
përgjigju,përgjigju ti,moj Botë!
Mbi politikën krimi rëndon…
***
Tundëte vithet,barkun jashtë:
-Jam femër moderne,-më tha.
-Je putanë moderne ,-i thash.