E premte, 01.11.2024, 01:04 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Emigrantët shqiptarë, ndër të parët në botë për dërgesat e parave

E enjte, 21.06.2007, 03:52 PM


Sipas të dhënave të IOM, çdo vit, vendi ynë përfiton rreth 934 milionë euro nga dërgesat e emigrantëve
Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë, kur bëhet fjalë për krahasimin e përqindjes së dërgesave në para të emigrantëve drejt vendit të tyre. Madje, vendi ynë, çdo vit ka përfituar nga të ardhurat nga dërgesat e emigranteve rreth 934 milionë euro, duke sfiduar të ardhurat me shifra shumë herë më të larta në sektorin e tregtisë dhe të turizmit. Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësues të IOM-it dhe ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, të cilët theksuan se për paratë e emigrantëve po ndërtohet një Draft Kombëtar për Dërgesat në Para të Emigrantëve.

Dërgesat e emigrantëve

Emigrantët shqiptarë, nga të dhënat e IOM-it, renditet në krye të listës së 20 vendeve emigratore, kur bëhet fjalë për paratë që u dërgojnë familjeve të tyre. "Gjatë 15 viteve të fundit vlerësohen të jenë futur rreth 6.6 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 13% të GDP në vend. Kështu, Shqipëria rezulton si një nga vendet me varësinë më të madhe nga dërgesat në para në botë",- theksoi ministri i Punës, Kosta Barka. Madje përfaqësuesit e IOM-it bënë të ditur se, më shumë se 26 për qind e familjeve shqiptare kanë pjesëtarë të tyre që punojnë jashtë shtetit dhe se pjesa më e madhe e tyre pret para` nga emigrantët. Ndërkohë bëhet e ditur se Itali dhe Greqia, ku sipas të dhënave të IOM-it ndodhen mbi 1 milionë emigrantë shqiptarë, janë 2 vendet nga ku vijnë edhe më shumë para.

Programi i dërgesave

Dërgesa parash në shuma stratosferë, por spontane dhe në masa të mëdha informate, çka do të thotë se ato nuk janë bërë nëpërmjet bankave. Kështu i kanë cilësuar specialistët e IOM-it dërgesat e parave të emigrantëve shqiptarë, të cilët theksuan se pikërisht për këtë problem po punohet për projektin e dërgesave të parave. "Qëllimi i këtij projekti është formalizimi i dërgesave të emigrantëve, rritjes në total të kursimeve dhe investimeve në Shqipëri dhe nxitjes së përdorimit të dërgesave në para, në aktivitete prodhuese",- theksoi ministri i Punës, Kosta Barka, duke shtuar se projekti parashikon ngritjen e një Grupi Pune Ndërinstitucional. Në këtë grup, pohon Barka, do të bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit bankar në vend, të cilët do të shqyrtojnë proceset dhe strategjitë në lidhje me dërgesat në para të emigranteve. Ndërkohë, bëhet e ditur se, nëpërmjet projektit do të ofrohet ndihmë për përfaqësitë diplomatike shqiptare dhe shoqatat e emigrantëve, veçanërisht në Itali dhe Greqi, për rritjen e kapaciteteve informuese për emigrantët në këto vende, rreth mundësive për investime në Shqipëri. Kështu, informacioni do të jetë rreth rrjetit bankar në Shqipëri, produktet dhe shërbimet që ai ofron dhe se si mund të përfitojnë emigrantët në Itali apo Greqi nga këto shërbime, por edhe rreth politikave lehtësues fiskale të ndërmarra nga qeveria, për investime në sektorë apo rajone të ndryshme.

Emigrantët sfidojnë tregtinë dhe turizmin

Ndryshe nga vende të tjera, ku tregtia dhe turizmi mbajnë në këmbë ekonominë, në vendin tonë ndodh ndryshe. Janë pikërisht emigrantët, të cilët derdhin shuma parash, që kapin shifra shumë herë më të mëdha se turizmi dhe tregtia. Kështu, në bazë të të dhënave të IOM, dërgesat në para të emigrantëve mbajnë vendin e parë të të ardhurave. "Paratë e dërguara nga emigrantët janë gjithnjë e më të rëndësishme, krahasuar me flukse të tjera valutore të lidhura me aktivitetet ekonomike, duke qëndruar në 65 për qind të të ardhurave nga aktiviteti tregtar dhe duke e përllogaritur mesatarisht 132 për qind më të larta se të ardhurat nga turizmi",- bënë të ditur përfaqësuesit e IOM-it, duke shtuar se këto të dhanë janë mbledhur në të gjitha bankat ku dërgojnë emigrantët para.

6.6 miliardë euro vlerësohen të jenë futur në vendin tonë, gjatë 15 viteve të fundit

934 milionë euro përfiton vendi ynë, çdo vit, nga dërgesat e emigrantëve

13% të GDP në vend vlerësohet të jenë shumat e parave që dërgojnë emigrnatët

26% e familjeve shqiptare, kanë pjesëtarë të tyre që punojnë jashtë shtetit

132% janë më të larta se të ardhurat nga turizmi, dërgesat e emigrantëve

65% janë më të larta se të ardhurat nga tregtia, dërgesat e emigrantëve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora